Horoskopi kinez, 2016-ta
është viti i majmunit

Horoskopi kinez, 2016-ta<br />është viti i majmunit
Kina i ka uruar mirëseardhjen Vitit të Ri më 8 shkurt, me festime spektakolare shoqëruar sigurisht me traditat e tyre të lashta, që jo të gjithë i njohin. Në horoskopin kinez, shenjat ndahen në bazë të vitit të lindjes. Dhe ky vit, është viti i Majmunit!

Në zodiakun kinez, ky vit renditet i 9-ti në një cikël 12-vjeçar, ku çdo vit përfaqësohet nga një kafshë. Një nga pesë elementët- ari (metali), uji, druri, zjarri ose toka i bashkangjitet çdo viti. Viti 2016-të  përfaqësohet nga ‘majmuni i zjarrtë’.

Njerëzit e lindur në këto vitë shfaqin karakteristika si: ambicia dhe aventura, por janë gjithashtu shumë të irrituar. Personat që i përkasin shenjës së Majmunit kanë lindur në vitet: 1920, 1932, 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016. Çdo shenjë horoskopi ka disa cilësi që supozohet të sjellin fat gjatë vitit.

Ngjyra e bardhë, blu dhe e artë thuhet të jenë ngjyrat me fat gjatë vitit të majmunit, ndërsa numra me fat janë ‘4 dhe 9’. Sigurohuni të keni rreth vetes lule krizanteme gjatë këtij viti, pasi përmbajnë energji fatjsellëse për të gjithë majmunët. Viti i ri kinez përfundon më 17 janar 2017-të.

Miu: 2008, 1996, 1984, 1972, 1960
Demi: 2009, 1997, 1985, 1973, 1961
Tigri: 2010, 1998, 1986, 1974, 1962
Lepuri: 2011, 1999, 1987, 1975, 1963
Dragoi: 2012, 2000, 1988, 1976, 1964
Gjarpri: 2013, 2001, 1989, 1977, 1965
Kali: 2014, 2002, 1990, 1978, 1966
Delja: 2015, 2003, 1991, 1979, 1967
Majmuni: 2016, 2004, 1992, 1980, 1968
Gjeli: 2017, 2005, 1993, 1981, 1969
Qeni: 2018, 2006, 1994, 1982, 1970
Derri: 2019, 2007, 1995, 1983, 1971

majmuni
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës