Horoskopi për datën 1 Nëntor 2016!
Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 1 Nëntor 2016!<br />Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 31 tetor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj! Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju.

Dashi
 
Do jeni shumë më tolerantë sot ju të dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e jashtëzakonshme. Mes jush nuk ka për të ndodhur asgjë e keqe, përkundrazi. Beqarët do kenë plot takime, por asnjëri prej tyre nuk do përfundojë në lidhje afatgjatë. Me financat duhet të tregoheni sa më vigjilente, pasi në të kundërt situata mund t'iu dalë jashtë kontrollit.

Demi
 
Do kërkoni sa më shumë qetësi në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Yjet do ju gjenden gjithë kohës pranë dhe do ua plotësojnë të gjitha dëshirat. Beqarët do realizojnë disa takime fantastike me persona mjaft inteligjentë. Jeta e tyre do ketë edhe me shume emocione. Dielli do ketë ndikim pozitiv tek financat dhe gjendja do jetë e shkëlqyer. Mund të bëni edhe ndonjë investim.

Binjakët
 
Sot do jetë dita e vendimeve te mëdha për ju që jeni në një lidhje. Nëse keni pasur debate të forta kohët e fundit, mund të mendoni edhe për një ndarje përfundimtare. Ata që kanë një marrëdhënie të qetë do mendojnë për gjëra me serioze. Edhe beqarët do jenë me shume fat në dashuri. Buxhetin do e riorganizoni më së miri kështu që gjendja do mbetet e qëndrueshme.

Gaforrja
 

Dite shume e qëndrueshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni te logjikshëm dhe me maturi do i zgjidhni disa hatërmbetje të së shkuarës. Beqarët do fillojnë një lidhje, por ajo nuk do zgjatet aq sa ata e kanë ëndërruar. Buxheti nuk do jetë në gjëndjen më të mire kështu që mos ndërmerrni hapa për të cilat mund të pendoheni shpejt.

Luani
 
Ditë e bukur dhe e mbushur me momente të këndshme do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Çdo gjë do ju ece për mrekulli dhe nuk do keni për çfarë të ankoheni. Beqarët nuk duhet t'i refuzojnë të gjitha ftesat që do ju bëhen sepse më vonë do pendohen. Financat duhet t'i mbani gjatë gjithë kohës nën kujdes sepse po filluan problemet nuk do i ndalni dot.

Virgjëresha
 
Do merreni vesh më së miri me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhë të gjithë do ju kenë zili. Shumë do ju adhurojnë për mënyrën e komunikimit dhe për tolerancën ndaj njëri-tjetrit. Beqarët as që do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje sepse do jenë të angazhuar me punë. Financat do jenë shumë herë më të mira nëse arrini t'i menaxhoni si duhet shpenzimet e nevojshme.

Peshorja

Dite fantastike do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Gjithçka ka për të ecur për mrekulli mes jush dhe atij që keni në krah kështu që në çdo moment do përjetoni emocione. Edhe për beqaret jeta do marrë një tjetër drejtim. Buxheti do jetë më i mirë se disa dite më parë, por kjo nuk do të thotë që ju të kryeni shpenzime të ekzagjëruara vetëm për t'i bërë qejfin vetes.

Akrepi
 
Perspektivat për jetën tuaj në çift duken të jenë të mira sot. Mes jush dhe partnerit do mbizotërojë harmonia, qetësia dhe mirëkuptimi. Beqarët do jenë mjaft kërkues dhe nuk do arrijnë dot ta gjejnë një person që do ju përshtatet në çdo pike. Në planin financiar, disa miq, do ju ndihmojnë t'i kaloni problemet sa hap e mbyll sytë. Do jeni shumë herë më të qetë.

Shigjetari
 
Dite e zakonshme dhe fatmirësisht pa probleme do jetë kjo e sotmja. Me partnerin do ndiheni gjithmonë mirë dhe nuk do keni aspak probleme. Beqarët duhet të presin ende për të pasur ndryshime të statusit, pasi sot nuk do jetë dita më me fat. Financat do jenë goxha të mira, por kjo nuk do të thotë që ju të shpenzoni shuma marramendëse dhe të mos ruani para për me vonë.

Bricjapi
 
Do ndiheni mjaft mirë me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe tashmë do jeni gati të hidhni edhe hapa më tej me të. Çdo gjë për ju do jetë fantastike. Beqarët do ndihen mirë edhe ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë me ngulm ndryshime rrënjësore. Financat do jenë shumë herë më të mira kështu që mund të kryeni pa frike edhe disa shpenzime me tepër nga zakonisht.

Ujori
 

Dita e sotme nuk do jetë shumë e mirë për ata që janë në një lidhje. Do keni goxha mosmarrëveshje me partnerin tuaj dhe në një moment do mendoni edhe t'i jepni fund gjithçkaje. Beqarët do flirtojnë gjatë gjithë kohës me disa persona dhe do joshin këdo që do ju pëlqejë. Shumë gjëra kanë për të qeneë ndryshe për ta. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, por të qëndrueshme.

Peshqit
 
Sot do hidhni ju hapat për t'u pajtuar me partnerin. Do i kuptoni gabimet që keni bërë dhe do gjeni mënyrat e përshtatshme për të kërkuar falje. Beqarët do kenë një dite tejet pasionante edhe pse jo të gjithë do fillojnë lidhje serioze. E rëndësishme është që do ndihen mire. Buxheti do jetë i mire kështu që përfitoni nga rasti për të shlyer edhe disa borxhe të hershme.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur