Horoskopi për datën 10 korrik  ​
Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Horoskopi për datën 10 korrik  ​<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
Mësoni si parashikohet të jetë dita juaj për sot.

Dashi
Dita do të jetë kryesisht e qetë, ku më në fund do arrini të pushoni pas një jave shumë të ngjeshur. Këshillohet që të kaloni më shumë kohë me familjen, pasi së fundmi e keni lënë pas dore për shkak të angazhimeve që keni patur. Raporti në çift do të jetë më së miri.
 
Demi
Si ditë e hënë, ju presin angazhime të shumta. Në mëngjes duhet të bëni disa blerje me rëndësi. Ndërkohë gjatë pasdites mund të keni debate me partnerin për shkak të disa punëve të shtëpisë. Ruani qetësinë pasi dita do të mbyllet shumë shpejt.
 
Binjakët
Do të keni mundësinë të relaksoheni bashkë me familjen, për shkak se nuk ju pret ndonjë punë. Këshillohet që të organizoni një ekskursion ose një ditë të kaluar në det. Në mbrëmje do të ftoheni në një festë, por nëse e ndjeni veten të lodhur refuzoni, pasi keni nevojë për pushim. Situata financiare po shkon gradualisht drejt përmirësimit.
 
Gaforrja
Ju pret një ditë me ulje- ngritje. Momenti më i keq do jetë pasditja, ku do t’iu duhet të merreni me një çështje familjare, e cila do ju marrë orë të tëra. Gjatë pasdites do të kaloni disa momente harmonie me njeriun tuaj të zemrës. Situata financiare nuk është më e mira, por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
 
Luani
Kjo ditë mund të cilësohet pa frikë perfekte. Do të zgjoheni me humor të mirë dhe kjo gjë do ju lejojë që t’i shikoni gjërat me një sy tjetër. Gjatë pasdites, një i afërmi juaj do ju takojë, duke ju dhënë një lajm që do ju lumturojë. Në fushën e ndjenjave raporti me personin që doni, do jetë shumë i mirë, por mundohuni të surprizoni herë pas here me dhurata të vogla, për t’i lënë të kuptojë se e mendoni vazhdimisht.
 
Virgjëresha
Intuita juaj nuk do të gabojë gjatë këtë të hënë. Këshillohet që të mos i besoni plotësisht asaj, pasi mund edhe të gaboni. Bëni mirë të kërkoni ndihmën e të afërmve, nëse keni dyshime mbi vendimet që duhet të merrni. Kjo nuk është dita ideale për të bërë investime financiare. Shëndeti nuk do ju krijojë shqetësime.
 
Peshorja
Disa zënka me personat që ju rrethojnë do të shkatërrojnë mëngjesin tuaj, ndaj mundohuni të mos tregoheni shumë impulsiv, për të mos përkeqësuar situatën. Një ngjarje me fat do ju përmirësojë humorin gjatë pasdites, duke ju rikthyer buzëqeshjen. Në mbrëmje mund të harroni diçka me rëndësi, duke inatosur partnerin.
 
Akrepi
Disa situata të favorshme, do e bëjnë ditën tuaj edhe më pozitive. Për disa prej jush do të ketë suksese në fushën e punës, ndërsa për të tjerët në atë të ndjenjave. Humori juaj do jetë shumë i mirë dhe do përcillet edhe tek partneri. Në mbrëmje do të relaksoheni në shoqërinë e njerëzve që doni, duke bërë plane për të ardhmen dhe për pushimet.
 
Shigjetari
Në mëngjes do të jeni të angazhuar në zgjidhjen e çështjeve burokratike që do ju mërzisin jo pak. Bëni kujdes ndaj detajeve të vogla, pasi rrezikoni që të bëni çdo gjë nga e para. Një pazar i shfrenuar mund t’iu krijojë probleme me partnerin, ndaj shpenzoni vetëm aq sa ju lejon xhepi.
 
Bricjapi
Ndonëse prisnit që këtë të hënë të pushonit, për fat të keq nuk do jetë kështu, pasi partneri do ju ngarkojë me një sërë detyrash që duhen përfunduar. Vetëm gjatë pasdites mund të relaksoheni paksa. Në mbrëmje do të ftoheni në një darkë familjare, por bëni kujdes të mos e teproni me ushqimin.
 
Ujori
Do të zgjoheni me humor të mirë, por shumë shpejtë kjo gjendje mund të ndryshojë, kur do t’iu duhet të merreni me disa punë në shtëpi. Megjithatë koha do jetë ideale për të shijuar rrezet e diellit. Bëni kujdes me alkoolin dhe duhanin.
 
Peshqit
Një zgjedhje e bërë disa ditë më parë, mund të rezultojë e gabuar, pasi intuita juaj nuk ju ka udhëzuar siç duhet. Një mundësi e mirë mund të paraqitet gjatë pasdites, ndaj mos u mendoni shumë, pasi mund t’iu ikë nga duart. Partneri juaj do organizojë një darkë të këndshme dhe në përfundim të saj momentet do jenë edhe më të bukura.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, nesër kryeministri Rama takim me shefat e shërbimeve të QSUT

Skandali te Onkologjiku, nesër kryeministri Rama takim me shefat e shërbimeve të QSUT