Horoskopi për datën 11 korrik  ​
Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Horoskopi për datën 11 korrik  ​<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
Mësoni si parashikohet të jetë dita juaj për sot.
 
Dashi
Do përkujdeseni tej mase për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do dini si te dilni edhe nga situatat e vështira. Pas mesditës priten edhe momente emocionuese. Beqaret duhet te sigurohen mire për personat qe do kenë pranë para se te marrin vendime. Neptuni do ju ndihmoje te zgjidhni shpejt problemet me financat dhe do jeni me te qete kur te shpenzoni.
 
Demi
Do keni goxha probleme me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe përgjithësisht atmosfera do jete e trazuar. Kërkoni edhe ndihme nga miqtë për te zgjidhur ndonjë çështje. Beqaret nuk do jene gati te hedhin hapa dhe do i refuzojnë te gjitha ftesat qe do ju bëhen. Ne planin financiar do i rregulloni problemet dhe ekuilibri do rivendoset serish. Prisni edhe disa dite para se te shlyeni borxhet.
 
Binjakët
Dite e mbushur me plot momente te lumtura do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ja kaloni me se miri dhe nuk do keni asgjë për çfarë te shqetësoheni. Beqaret do kenë një dite intensive dhe te mbushur me takime, vetëm se nuk do ndihen gati për te hedhur hapa te mëdha. Plutoni do ketë influence negative tek financat dhe situata ka rrezik te marre tatëpjetën po nuk u treguat te matur.
 
Gaforrja
Do jeni energjike dhe gati për te bere çdo gjë qe lidhja te ece për mrekulli. Emocionet do shumëfishohen sidomos pasi partneri t’iu beje një propozim. Beqaret do kenë një dite harmonike edhe pse nuk do e ndryshojnë statusin e tyre. Ne planin financiar nuk do ketë aspak probleme, por kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni me sy mbyllur. Mendoni paksa edhe për te ardhmen.
 
Luani
Nuk do keni asnjë lloj mosmarrëveshjeje sot ju te dashuruarit dhe gjerat kane për t’iu ecur me se miri. Shprehjani sa te mundeni emocionet njeri-tjetrit. Beqaret do jene te palogjikshëm dhe ka rrezik te joshin çdo person qe do ju dale para. Ky ne fakt do jete një gabim i madh. Ne planin financiar do jeni te përkujdesur dhe do arrini ta riorganizoni sa me mire gjendjen.
 
Virgjëresha
Jeta juaj ne çift nuk do jete aspak ashtu si ju e kishit menduar. Do jene persona te trete ata qe do ndërhyjnë mjaft tek ajo dhe do e prishin harmoninë. Kujdes! Beqaret nuk duhet te shqetësohen për asgjë sepse gjithçka do ndodhe ne kohen e vet. Dita e sotme do jete e bukur. Në planin financiar do gjeni zgjidhje për te gjitha problemet dhe do kryeni disa shpenzime me tepër.
 
Peshorja
Do keni disa debate me partnerin tuaj gjate kësaj dite, por gjithçka do zgjidhet shpejt. Mbrëmja ka për te qene e mbushur me romanticitet dhe emocione. Beqaret ka mundësi te fillojnë një aventure e cila nuk dihet sa mund te zgjate. Buxhetin do e mbani gjithë kohës nen kontroll prandaj ne këtë plan nuk do ju dale asnjë e papritur e pakëndshme.
 
Akrepi
Ironia nuk do jete asnjë çast pjese e ditës se sotme. Ju dhe partneri do jeni tejet te hapur ndaj njeri-tjetrit dhe nuk do bëni asgjë qe nuk e ndieni. Beqaret duhet te jene sa me realiste pasi ne te kundërt mund te zhgënjehen mjaft e mund te vuajnë. Për financat do jete një dite e begate kështu qe duhet shfrytëzuar ne maksimum. Mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë investim.
 
Shigjetari
Jeta juaj ne çift do konsolidohet edhe me tepër gjate këtij muaji. Do ja kaloni për mrekulli me atë qe keni ne krah dhe nuk do doni te shkëputeni për asnjë çast prej tij. Beqaret do jene te lire te bëjnë çfarë te duan. Mundësitë qe do iu jepen sot do jene te mrekullueshme. Me shpenzimet tregohuni sa me te matur qe te mundeni sepse ne te kundërt situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.
 
Bricjapi
Buzëqeshja do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe do kaloni një dite te paqte. Partneri do dije si t’iu mbaje përherë ne pëllëmbe te dorës. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te bere ndryshime te statusit dhe do kalojnë një dite te zakonshme. Ne planin financiar do jeni shume te kujdesshëm dhe te logjikshëm prandaj gjendja do mbetet e kënaqshme.
 
Ujori
Nëse kohet e fundit keni pasur probleme ne çift, sot duhet te bëni durim dhe te prisni momentin e duhur për t’i rregulluar ato. Beqaret do influencohen pozitivisht nga Venusi dhe ka shume gjase qe te gjejnë princit e tyre te ëndrrave. Gjithë rrjedha e jetës do ju ndryshoje brenda pak sekondash. Ne planin financiar nuk duhet bere asnjë çmenduri sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.
 
Peshqit
Jeta juaj ne çift do favorizohet mjaft nga yjet. Do i shprehni pafund ndjenjat dhe do kujdeseni edhe për detajet me te vogla. Beqaret do kenë një dite te ekuilibruar, por takimet impresionuese do mungojnë. Sidoqoftë miqtë nuk do i lënë asnjë moment te mërziten. Ne planin financiar do keni fat me shumice dhe gjendja do përmirësohet sa hap e mbyll sytë.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Atyre të PD u ka rënë sakica në mjaltë’, Rama i jep certifikatën e pronësisë Kishës në Theth: Ata ngroheshin në diell, punën e tyre e bëjmë ne  

‘Atyre të PD u ka rënë sakica në mjaltë’, Rama i jep certifikatën e pronësisë Kishës në Theth: Ata ngroheshin në diell, punën e tyre e bëjmë ne