Horoskopi për datën 11 mars 2017
Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Horoskopi për datën 11 mars 2017<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
Horoskopi për ditën e sotme. Mësoni si parashikohet të jetë dita juaj
 
DASHI  
Ka rrezik qe sot te mos merreni vesh mire me partnerin tuaj ju te dashuruarit dhe here pas here do lindin edhe mosmarrëveshje me te. Për beqaret gjerat do jene disi me pozitive. Merkuri do nxite takimet e njëpasnjëshme. Për sa iu përket financave, dita ka për te qene goxha e vështirë. Me zor do i kryeni edhe shpenzimet me te domosdoshme dhe ne disa momente do ndiheni vërtet keq.
 
DEMI  
Dita e sotme do filloje me trazira për juve qe jeni ne një lidhje, por Jupiteri do jete planeti qe do përkujdeset qe gjerat te ndryshojnë sa me pare. Beqaret duhet te qëndrojnë larg te sapo divorcuarve dhe atyre qe nuk kane pasur asnjëherë me pare ndonjë lidhje. Ne planin financiar do përballeni me probleme goxha te mëdha dhe ne disa momente nuk do dini çfarë te bëni për te kryer shpenzimet me te domosdoshme.
 
BINJAKET  
Fale ndikimit me te madh te Venusit, klima ne jetën tuaj ne çift do ketë goxha përmirësime sot. Do jeni me te logjikshëm dhe do i kuptoni edhe disa gabime qe keni bere me pare. Beqaret do kenë një dite te qete dhe duke ja kaluar me se miri me miqtë nuk do e ndiejnë aspak nevojën te kërkojnë një person ne krah. Te ardhurat do rriten pas një shpërblimi te mire qe do merrni nga një pune.
 
GAFORRJA  
Marrëdhënia juaj me partnerin ka për te qene dinamike dhe e mbushur gjithë kohës me risi. Me shume se zakonisht ju do jeni te ndërgjegjshëm se monotonia dhe ruitina mund te shkatërrojnë gjithçka. Nuk do mungojnë surprizat nga te dy palët. Beqareve ka mundësi qe dikush t'ua rrëmbejë zemrën. Ne planin financiar ka rrezik te keni disa probleme te vogla, por pa pasoja te renda.
 
LUANI  
Nëse tregoheni pak me tolerante dhe te kuptueshëm me partnerin tuaj sot, marrëdhënia me partnerin ka partnerin ka për te qene shume here me e mire. Me kokëfortësi dhe mendjemadhësi nuk mund te arrini asgjë. Beqaret duhet te kujdesen me tepër për pamjen e tyre sepse vetëm ashtu do tërheqin ata qe pëlqejnë. Ne planin financiar do keni fat me shumice.
 
VIRGJERESHA  
Dite e mbushur me vështirësi ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do jeni shpesh te palogjikshëm me ato qe do i kërkoni partnerin dhe kjo mund ta përkeqësoje marrëdhënien mes jush. Beqaret me ne fund do realizojnë takimin e tyre te ëndrrave. Buxhetin do dini si ta menaxhoni gjate gjithë kohës kështu qe mund te programoni edhe ndonjë investim te vogël.
 
PESHORJA  
Do keni një marrëdhënie te adhurueshme me partnerin tuaj gjate kësaj dite. Do i ofroni mbështetjen dhe ngrohtësinë e duhur njeri-tjetrit. Beqaret do afrohen mjaft me disa persona interesante dhe shume shpejt mes tyre mund te linde diçka e bukur. Ne planin financiar do keni disa vështirësi te vogla, por me pak durim dhe këmbëngulje do mund t'ia dilni mbanë.
 
AKREPI  
Sot do jeni shume me te logjikshëm ju te dashuruarit dhe do bëni gjithmonë me te mirën për lidhjen qe keni krijuar. Beqaret do jene me te logjikshëm dhe do e dine mire se çfarë hapash te hedhin. E rëndësishme është qe ata sot do ndihen mire edhe pse nuk mund te gjejnë princin e kaltër. Ne planin financiar do ju duhet jashtëzakonisht shume maturi. Ulni ne maksimum te gjitha shpenzimet.
 
SHIGJETARI  
Dite plot diell do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Zemra e tyre do përjetojë vetëm emocione pozitive. Beqaret di jene tejet te ngarkuar ne pune dhe do lodhen mjaft psikologjikisht. Ata nuk do kenë as kohe te mendojnë për princin e kaltër, jo me ta kërkojnë atë. Ne planin financiar mungesa e maturisë dhe kujdesit do ju sjelle probleme serioze.
 
BRICJAPI  
Harmonia, gëzimi dhe lumturia do mbizotërojë gjate gjithë kohës ne jetën tuaj ne çift. Sot do ndiheni gjithë kohës si neper ëndrra. Beqaret me mire te presin edhe pak dite sepse sot nuk është momenti i duhur për te joshur e për te hedhur hapa. Me shpenzimet do jeni te kujdesshëm dhe do i bëni gjithmonë llogarite. Situata do ketë vetëm përmirësime.
 
UJORI  
Nëse keni për t'i bere ndonjë kritike partnerit tuaj, gjeni mënyrën e duhur për ta bere sot pasi ne te kundërt mund te keni probleme me te. Beqaret do e kenë shume te lehte ta gjejnë princin e tyre te kaltër dhe e gjithë jeta do ju ndryshoje përgjithmonë. Ne planin financiar do keni fat, por kjo nuk do te thotë qe te shpenzoni kuturu gjithë kohës. Mendoni edhe për me vone.
 
PESHQIT  
Venusi do garantoje një dite te jashtëzakonshme sot për juve qe jeni ne një lidhje. Marrëdhënia me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme. Beqaret mund te kenë vetëm mundësi për flirte ose aventura shume te shkurtra, asgjë me shume sesa aq. Ne planin financiar ka ardhur koha qe te merreni me seriozisht me menaxhimin e parave, pasi ne te kundërt situata mund te marre tatëpjetën.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar