Horoskopi për datën 11 nëntor 2016!
Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 11 nëntor 2016!<br />Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!
 Horoskopi për datën 11 nëntor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj! Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju.

Dashi
Më në fund do ju duket sikur do i zgjidhni të gjitha problemet në jetën tuaj në çift vetëm se nuk e dini se në mbrëmje do ndodhe diçka e papritur. Beqarët do kenë një dite të jashtëzakonshme dhe të mbushur me takime interesante. Duhet ta shfrytëzoni çdo çast deri në maksimum. Me shpenzimet duhet të jeni sa me të matur që gjendja të mos ketë asnjë përkeqësim.

Demi
Sot do ndodhin gjera të jashtëzakonshme në jetën tuaj ne çift. Marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e jashtëzakonshme. Edhe beqarët do jenë me fat në dashuri dhe do fillojnë një lidhje goxha të qëndrueshme. Për ta shume gjëra do ndryshojnë pa e kuptuar. Buxheti do jetë i qëndrueshëm ne çdo moment, prandaj nuk do ju dalin aspak probleme ne këtë sektor.

Binjakët
Ditë disi me e ngrohtë do jetë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do e keni me të lehtë për të folur me partnerin dhe nuk do ju dalin probleme. Beqarët do jenë më me fat se kurrë më parë gjërat do ju ndryshojnë fiks ashtu si e kishin ëndërruar. Venusi do ju ndihmojë në planin financiar dhe gjendja do stabilizohet tej mase. Mund të hiqni edhe disa para mënjanë.

Gaforrja
Nëse kohët e fundit keni qenë ne dyshim për jetën tuaj ne çift dhe nuk keni ditur çfarë hapash të hidhni, sot situata do ndryshojë. Do e kuptoni se partneri ju dashuron po aq sa ju dhe do jeni gati të hidhni hapa më tej. Beqarët do përballen me një surprize te këndshme që në ditët e para. Buxheti do ketë përmirësime të mëdha në momentet që ata me pak do e presin.

Luani
Sot do keni shumë probleme me partnerin tuaj dhe nuk do merreni vesh për asgjë. Debatet dhe mosmarrëveshjet kanë për të qenë të njëpasnjëshme. Beqarët do jenë sharmante pafund dhe do arrijnë ta bëjnë për vete atë që pëlqejnë. Financat do kenë disa probleme të vogla, por gjithçka do zgjidhet shpejt. Do vlerësoheni mjaft për maturinë dhe përkujdesin.

Virgjëresha
Ditë e mrekullueshme do jetë kjo e sotmja për ata qe janë në një lidhje. Çdo gjë do ecë më së miri mes jush dhe atij që keni ne krah, ndërkohë qe do ju vini kapak njëherë e mirë problemeve të së shkuarës. Beqarët duhet të tregohen më të matur se kurrë, pasi do joshen edhe nga persona intrigues. Buxheti nuk do jetë i qëndrueshëm sa duhet kështu që duhet të bëni kujdes.

Peshorja
Do kritikoheni në çdo moment nga partneri juaj sot dhe do mërziteni tej mase. Ne fakt çdo gjë që ai do iu thotë do e ketë te drejte. Beqarët do duan ta shfrytëzojnë në maksimum lirinë e tyre dhe as qe do mendojnë të fillojnë një lidhje duke refuzuar çdo ftese. Ne planin financiar mundohuni të mos ndërmerrni shumë rreziqe pasi situata mund t'iu dalë jashtë kontrollit në momentin më të papritur.

Akrepi
Do jeni tej mase xheloze për personin qe keni ne krah sot dhe kjo mund të sjelle debate të forta. Po nuk ndryshuat sjellje mundet të arrini atje ku nuk keni dashur. Beqarët do bëjnë mire te mos nxitohen sepse mund te bëjnë gabime me pasoja të renda. Për financat nuk duhet te shqetësoheni aspak pasi gjendja ka për të qenë më e mire se më parë.

Shigjetari
Do bënit mire të largoheshit nga qyteti juaj sot dhe të vizitonit vende të veçanta. Kjo do ju largoje nga rutina ku jeni futur dhe do ju bejë të ndiheni shumë më mirë. Beqarët edhe dikur të mundohen, nuk do mundin dot ta bëjnë për vete një person. Në planin financiar fati do jetë gjithë kohës në anën tuaj. Gjendja do jetë me e mirë se asnjëherë më parë.

Bricjapi
Ditë e ngrohtë, plot diell dhe emocione të forta. Do kënaqeni pafund pranë atij që dashuroni dhe nuk do doni të ndaheni për asnjë çast. Beqarët duhet të tregohen më të duruar sepse në fund të ditës do ju ndodhë diçka që as nuk e kishin pritur. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë sepse nëse fillojnë problemet nuk do jetë e thjeshtë që ato të zgjidhen menjëherë.

Ujori
Nuk do merreni dot vesh me partnerin tuaj sot dhe mes jush mund të lindin probleme serioze. Flisni me miqtë me të ngushte sepse ata mund t'iu japin mbështetjen e duhur. Beqarët nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë prandaj do mërziten. Financat do dini si t'i menaxhoni dhe gjendja nuk ka për të qenë aspak e keqe. Vazhdoni ne këtë mënyrë.

Peshqit
Ditë e mbushur me sukses do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do përjetoni vetëm emocione pozitive dhe nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni. Beqarët duhet të tregohen më të duruar sepse pas pak ditësh do ju shfaqet personi të cilin e kanë ëndërruar aq shumë. Ne planin financiar duhet të përqendroheni më shumë tek menaxhimi i te ardhurave.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois