Horoskopi për datën 12 tetor 2016!
Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 12 tetor 2016!<br />Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 11 tetor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj! Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju.

Dashi
Në teori, nuk duhet të ketë rëndësi çfarë njerëzit e tjerë mendojnë për ju. Por në praktikë ditën e sotme ju duhet te impresiononi dikë. Ju keni nevojë që ata të jenë në anën tuaj në mënyrë që ju të arrini objektivat tuaj. Ky nuk është një kompromis që ju duhet të ndryshoni karakterin që keni. Por sot mundohuni që të veproni më ndryshe se zakonisht, dhe do te çuditeni nga rezultati që do të keni.

Demi
Sot është dita që ju të shikoni sesi njerëz që ju kanë lënduar më parë të marrin atë që meritojnë. Ndërkohë që ata vuajnë ''dramën'' në jetën e tyre, ju do të jeni shumë i qetë sepse tashmë çdo plagë dashurie që ju kishit do të shërohet. Mendoni mundësinë e krijimit të një lidhje të re dhe lini pas më fund lidhjen e dështuar që kishit.

Binjakët
Ju duhet të keni besim në vetvete ditën e sotme dhe kjo do ju krijojë mundësinë që të vendosni disa gjëra në vendin e tyre. Por ajo që është duhet të bëni është të ndaloni së prituri për personin e ëndrrave dhe të përballeni me realitetin. Shikoni mundësitë që keni pranë jush. Ndoshta nuk janë në nivelin e pritshmërive që ju keni ëndërruar, por mund të jenë plotësim i nevojave që keni.

Gaforrja
Nëse sot ju keni disa para në dorë, mos i shpenzoni në mënyrë të pakontrolluar. Java është e gjatë dhe mund t'ju duhen për shumë gjëra. Lini diçka mënjanë sepse gjatë javës mund të gjendeni në vështirësi.

Luani
Gjërat po shkojnë mirë për ju pasi keni punuar fort kohët e fundit. Mos mendoni të dorëzoheni tani në fund për disa projekte që janë drejt finalizimit. Ndoshta të tjerët nuk janë mësuar t'ju shohin kaq të përfshirë në një projekt serioz, por ju gjithsesi mos i lini pas dore projektet tuaja. Ju duhet t'i provoni vetes tuaj dhe të tjerëve që mund t'ja dilni.

Virgjëresha
Nëse dikush ditën e sotme mund t'ju thotë diçka që ju bën konfuz, mos e ndërprisni bisedën dhe të largoheni. Secili ka këndvështrimet e tija për sa i përket çështjeve të caktuara. Kjo nuk ka pse ju mërzit juve. Ju jepni mendimin tuaj rreth çështjes në fjalë, por mos harroni të dëgjoni më vëmendje edhe personin me të cilin bashkëbisedoni.

Peshorja
Marrëdhënia juaj në çift nuk po shkon siç duhet në këto momente, por mos u mërzni pasi gjërat mund të përmirësohen nëse ju përpiqeni më shumë. Kohët e fundit keni qenë të fokusuar tek puna më shumë sesa tek partneri. Tregoni atij ose asaj që prioriteti juaj kryesor vazhdon të mbetet ai dhe gjërat mes jush do të marrin sërish drejtimin e duhur.

Akrepi
Nëse kohët e fundit ndiheni keq sepse diçka nuk shkon mirë ne jetën tuaj, është koha që të mos ankoheni më por të bëni diçka për të ndryshuar situatën. Askujt nuk i shkon çdo gjë mbarë, kështu që nuk jeni të vetmit që nuk po kaloni një periudhë të mirë. Bëhuni më optimiste si natyrë dhe do të shikoni që gjërat do të ndryshojnë për mirë në jetën tuaj.

Shigjetari
Bëhuni bujar ditën e sotme. Nëse nuk mund t''i dhuroni dikujt diçka materiale, të paktën një kompliment ose buzëqeshje mos ja kurseni. Sot njerëzit kanë nevojë për një fjalë të mirë që t'i bëjë ata të ndihen mirë dhe të vlerësuar. Mos u kurseni.

Bricjapi
Mos dëgjoni komentet negative që njerëzit mund të bëjnë për ju dhe punën tuaj. Ata thjesht janë xheloz për sukseset që keni. Vazhdoni me planet tuaja dhe mos u pengoni nga askush. Jeni shumë pranë arritjes së objektivave tuaj kështu që mos u ndalni.

Ujori
Një ndryshim i madh do të ndodhë për ju në fund të ditës. Ju do të surprizoheni shumë pasi nuk e prisni, por ky ndryshim do të sjellë shumë gëzim në jetën tuaj. Përgatituni pasi gjëra të mira ju presin.

Peshqit
Qëndroni me personin e zemrës sot, pasi ai do ju japë energjinë e duhur për të pasur një ditë të bukur. Flisni me të ose shkoni në një vend që ju pëlqeni, mjafton të jeni në shoqërinë e tij. Ndërsa beqarët duhet të fillojnë të ''lëvizin'' dhe të mos ëndërrojnë më. Është koha për të vepruar tashmë.


Redaksia Online
(XH.K/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament