Horoskopi për datën 13 nëntor 2016!
Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 13 nëntor 2016!<br />Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 13 nëntor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj! Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju.
 
DASHI
Pozicionimi i planetëve do jetë shumë i mirë në qiellin tuaj të dashurisë. Mes jush dhe partnerit çdo gjë ka për të ecur për mrekulli, kështu që nuk do keni për çfarë të qaheni. As beqarët nuk do harrohen nga yjet, përkundrazi ata do realizojnë disa takime të jashtëzakonshme. Buxheti do konsolidohet tej mase. Mund t'i lejoni vetes edhe disa investime më tepër.
 
DEMI
Sot do t'i rregulloni të gjitha problemet që keni pasur në jetën tuaj në çift dhe do ndiheni shumë më të qetë se zakonisht. Po të ishit treguar pak më tolerantë që më parë, gjendja nuk do ishte përkeqësuar sa kohët e fundit. Beqarëve do ju rrahe zemra shumë fort. Në planin financiar nuk do hasni asnjë lloj problemi apo vështirësie. Përfitoni për të hequr edhe disa para mënjanë.
 
BINJAKET
Nëse jeni në një lidhje dhe partneri juaj është autoritar, ka rrezik që sot të keni disa mosmarrëveshje. Në rast të kundërt dita do jete përgjithësisht e qetë. Beqarët do kenë një ditë pasionante dhe të mbushur me aventura fantastike. Në planin financiar nuk duhet t'i lini gjërat pas dore, por duhet të merrni sa më shpejt masa që gjendja të stabilizohet.
 
GAFORJA
Do jeni herë pas here me nerva sot ju të dashuruarit dhe marrëdhënia në çift do lerë shumë për të dëshiruar. Nuk do kaloni momente shumë të qeta, ashtu si kishit ëndërruar. Beqarët duhet të reflektojnë disa herë para se te bëjnë një zgjedhje, sepse do bëhet fjalë për të ardhmen e tyre. Financat do jenë goxha të qëndrueshme, kështu që mund të përfitoni për të bërë ndonjë investim.
 
LUANI
Ditë shumë e veçantë do jetë kjo e sotmja për ata që janë ne një lidhje. Do i shprehni të dy palët ndjenjat dhe emocionet do arrijnë kulmin në orët e pasdites. Beqarët do joshin gjatë gjithë kohës dhe do bëjnë për vete shumë persona. As nuk e kishin menduar ndonjëherë se mund te gjendeshin përballë disa zgjedhjeve. Buxheti do vazhdoje të jetë i mirë.
 
VIRGJERESHA
Nuk do kënaqeni sa duhet pranë atij që keni në krah sot dhe ka rrezik ta kërkoni diku tjetër ngrohtësinë. Ky do jetë një gabim goxha i madh. Beqarët nuk do e dinë as vetë çfarë të bëjnë, kështu që më mirë të presin pak kohë, të reflektojnë e më pas të tentojnë. Në planin financiar do keni fat me shumicë, kështu që gjërat kanë për t'iu ecur për mrekulli.
 
PESHORJA
Sot do ja njihni edhe më shumë vlerat njëri-tjetrit ju të dashuruarit dhe kjo do krijojë një harmoni të jashtëzakonshme. Çdo gjë mes jush do ecë më së miri. Beqarët duhet të jenë më të duruar dhe nuk duhet të vrapojnë pas personave që nuk i njohin mirë. Në planin financiar do merrni vendime të rëndësishme të cilat do ta përmirësojnë tej mase situatën. Bravo për guximin.
 
AKREPI

Ditë e mbushur me probleme do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do jeni gjithë kohës të shqetësuar dhe nuk do dashuroheni me qetësi. Beqarët duhet të presin edhe pak ditë, për të pasur ndryshime të rëndësishme. Sot nuk është ende dita më me fat. Venusi do ndikojë pozitivisht tek financat dhe gjendja e tyre do vijë dalëngadalë duke u përmirësuar.
 
SHIGJETARI
Sot do ta shijoni në qetësi lumturinë e të qenit çift. Pranë partnerit do ndiheni jashtëzakonisht mirë dhe të plotësuar. Beqarët vështirë se do mund ta bëjnë për vete atë që pëlqejnë, sidomos nëse nuk tregohen të sinqertë. Gjendja financiare do jetë goxha e mirë, kështu që mund t'i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me tepër nga zakonisht. Ata që kanë marrë shumë borxhe duhet t'i shlyejnë ato sa më shpejt.
 
BRICJAPI
Dita e sotme do fillojë me debate për ata që janë në një lidhje, por shumë shpejt situata do ndryshojë për mirë. Ata do t'i kuptojnë gabimet e bëra dhe do mundohen të kërkojnë falje. Beqarët do ndihmohen nga disa të afërt dhe do arrijnë ta gjejnë princin e kaltër. Buxheti do jetë tej mase delikat, kështu që mundohuni të tregoheni sa më të kursyer me shpenzimet që do kryeni.
 
UJORI
Jeta juaj në çift do jetë paksa e vështirë gjatë kësaj dite, megjithatë me pak durim dhe tolerance mund t'i kaloni pa problem të gjitha sfidat. Beqarët do realizojnë disa takime vërtet interesante dhe me disa persona do preferojnë ta çojnë njohjen më tej. Me shpenzimet mos u tregoni impulsivë, sepse atëherë kur nuk do e prisni situata do ju dalë jashtë kontrollit tërësisht.
 
PESHQIT
Do jeni shumë realiste sot ju të dashuruarit dhe keni për të pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me partnerin. Mirëkuptimi dhe harmonia do mbizotërojë gjithë kohës. Beqarët nuk do jenë të vendosur për ta ndryshuar statusin dhe ka rrezik të mos përfitojnë dot as nga disa mundësi të shkëlqyera që do t'iu jepen. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë, kështu që vetëm duke marrë borxhe mund t'ia dilni mbanë.

(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois