Horoskopi për datën 14 mars 2017
Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Horoskopi për datën 14 mars 2017<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
Horoskopi për ditën e sotme. Mësoni si parashikohet të jetë dita juaj.

DASHI 
Dite neutrale do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ata nuk do përjetojnë as emocione pozitive as negative. Beqaret do jene gati te njihen me sa me shume persona dhe kjo do ndikoje tek e ardhmja e jetës se tyre. Dikush do behet shpejt pjese e çdo çasti. Ne planin financiar do jeni shume here me te kujdesshëm dhe me te organizuar.
 
DEMI 
Alegri, humor i mire, buzëqeshje. Dita e sotme do jete e mrekullueshme për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Me shume sesa sot nuk kane përjetuar kurrë emocione. Beqaret do kenë vetëm ndonjë mundësi për dashuriçka kalimtare dhe asgjë me tepër sesa aq. Buxheti do jete i shkëlqyer kështu qe do i kryeni te gjitha shpenzimet dhe do hiqni edhe para mënjanë.
 
BINJAKET 
Sot do flisni me seriozisht me atë qe keni ne krah dhe dalëngadalë do i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur. Nga ana tjetër ne mbrëmje mund te vendosni edhe te hidhni disa hapa me tej. Beqaret do ndihen gjithë kohës mire, por kulmi do arrije ne orët e pasdites, atëherë kur do shfaqet edhe princi i kaltër. Me shpenzimet tregohuni sa me strikte.
 
GAFORRJA 
Dite e privilegjuar ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Marrëdhënia me partnerin do jete aq delikate dhe aq e bukur saqë ne çdo moment do ju duhet sikur jeni neper ëndrra. Beqaret nuk duhet kurrsesi te pranojnë te dalin me dike qe është ndare nga një person tjetër për shkak te tradhtisë. Ne planin financiar do merrni frytet e gjithë sakrificave te bëra.
 
LUANI 
Dialogu, bashkëpunimi dhe mirësia do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne lidhjen qe keni. Asgjë e keqe nuk do ndodhe me jush dhe partnerit kështu qe shfrytëzojeni ne maksimum çdo çast. Beqaret do jene me te shoqërueshëm dhe do kenë mundësi te njohin persona vërtet interesante. Çështjeve financiare duhet t'u kushtoni pak me shume vëmendje ne mënyrë qe te mos keni te papritura te pakëndshme.
 
VIRGJERESHA 
Dite e shkëlqyer ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do merrni një surprize gjigande nga partneri dhe kënaqësitë do jene te forta si asnjëherë me pare. Beqaret do kenë një dite te zakonshme. Edhe pse nuk do e gjejnë dashurinë, ata nuk do mërziten aspak. Financat do mbrohen ne çdo moment nga yjet. Do jeni me te kursyer me shpenzimet dhe do ndiheni me te qete.
 
PESHORJA 
Di jeni shume te hapur ndaj partnerit tuaj sot dhe me ne fund do mund te zgjidhni edhe disa hatermbetje te vogla te se shkuarës. Beqaret do i mendojnë gjerat me seriozisht dhe do pranojnë te dalin me disa persona serioze dhe qe kërkojnë një lidhje me ta. Financat do dini si t'i menaxhoni kështu qe gjendja nuk do jete aspak problematike.
 
AKREPI 
Dite e gëzueshme ka për te qene kjo për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni vetëm emocione pozitive sot. Edhe beqaret do jene te privilegjuar ne dashuri dhe me shume gjase jeta do ju ndryshoje përgjithmonë. Ata duhet te bëhen gati edhe për ndonjë ngjarje te befasishme, por interesante. Nëse shpenzimet i kryeni me kujdes dhe maturi gjendja financiare nuk do jete e keqe.
 
SHIGJETARI 
Dite harmonike dhe e begate do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Marrëdhënia juaj do thellohet edhe me shume dhe do intensifikohet. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te princit te tyre te kaltër dhe mund te bëjnë edhe sakrifica për këtë gjë. Sot jo te gjithë do lumturohen. Ne planin financiar keni për te pasur tronditje për shkak te pamaturisë se treguar se fundmi.
 
BRICJAPI 
Dite jo e mire kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ketë skena te njëpasnjëshme xhelozie dhe konflikte te cilat do ju mërzitin pafund. Beqaret duhet te bëjnë me tepër durim nëse duan te gjejnë personin vërtet ideal dhe qe do ju përshtatet ne çdo pike. Për fat te mire ne planin financiar do ju mbështesin fort disa te afërm dhe mund te kryeni edhe disa investime te nevojshme.
 
UJORI 
Munde te keni here pas here disa mosmarrëveshje te vogla me partnerin tuaj gjate kësaj dite, megjithatë gjithçka do kalohet shpejt. Beqaret do kenë vetëm disa mundësi për aventura kalimtare, kështu qe do jete ne dorën e tyre nëse do duan te përfitojnë prej tyre apo jo. Ne planin financiar do jeni me më shume fat se kurrë ndonjëherë me pare dhe do ndiheni mjaft te qete për këtë gjë.
 
PESHQIT 
Sot do jeni largpamës ju te dashuruarit dhe mjaft realiste. Do i zgjidhni një e nga një te gjitha problemet qe keni pasur dhe do dini edhe si te kërkoni falje për gabimet e bëra. Beqaret nuk duhet t'iu besojnë verbërisht te gjitha personave qe do i joshin sepse disa mund te kërkojnë thjesht te tallen apo te kalojnë vetëm disa çaste intime. Buxheti ka për te qene goxha i mire.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Personi që sulmoi bashkëshortin e Nancy Pelosit dënohet me 30 vjet burg

Personi që sulmoi bashkëshortin e Nancy Pelosit dënohet me 30 vjet burg