Horoskopi për datën 14 shkurt 2017
Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Horoskopi për datën 14 shkurt 2017<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
Horoskopi për ditën e sotme. Mësoni si parashikohet të jetë dita juaj.
 
DASHI
Edhe pse te afërmit do ju paralajmërojnë, ju serish do e ngrini ne piedestal partnerin tuaj. Kjo ka për t'iu sjelle zhgënjime dhe mërzitje te mëdha. Për beqaret do ketë plot takime, por do duhet kohe për njohje sa me te mire para se te hidhen hapa te rëndësishme. Sektori i financave do jete goxha i privilegjuar kështu qe edhe po shpenzuat pak me tepër nga zakonisht nuk do ketë tronditje.
 
DEMI
Sot do mundoheni te bëni te pamundurën qe ta përmirësoni sa me shume jetën tuaj ne çift dhe me pak sakrifica do ja dilni mbanë. Për beqaret nuk do ndodhe asgjë e rëndësishme kështu qe do ju duhet te presin edhe pak. Saturni do jete planeti qe do sjelle vështirësi ne planin financiar. Gjendja nuk do jete aspak e qëndrueshme dhe disa me zot do kryejnë edhe shpenzimet me te nevojshme.
 
BINJAKET
Klima ne jetën tuaj një çift do jete shume e ngrohte sot. Do ndiheni me te dashuruar se kurrë ndonjëherë me pare dhe te lumtur qe keni dike si partneri ne krah. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë me shume sesa kaq. Financat duhet menaxhuar me përpikmëri dhe kujdes te madh sepse ne te kundërt situata mund te përkeqësohet.
 
GAFORRJA
Qetësia, harmonia dhe çastet e lumtura do mbizotërojnë gjate gjithë kohës ne jetën tuaj ne çift. Beni vetëm kujdes nga zilia e atyre qe ju rrethojnë. Beqaret nuk duhet kurrsesi te joshen nga dikush qe ka pasur një lidhje dhe e ka tradhtuar personin ne krah. Me financat duhet te tregoheni shume here me te kujdesshëm dhe çdo shpenzim duhet ta kryeni me maturi te madhe.
 
LUANI
Jeta juaj ne çift do ece me se miri sot. Do i rregulloni qe ne mëngjes problemet e vogla qe keni pasur dhe do jeni me optimiste edhe për te ardhmen. Beqaret do jene gjithë kohës ne ajër dhe nuk do mendojnë për lidhje serioze. Do refuzojnë edhe disa mundësi te shkëlqyera. Beqaret nuk duhet te kërkojnë gjera te pamundura ne planin financiar sepse kane për t'i humbur edhe ato para qe kane.
 
VIRGJERESHA
Marrëdhënia juaj me partnerin nuk ka për te qene e shkëlqyer gjate kësaj dite. Here pas here mes jush do ketë edhe mosmarrëveshje te forta lidhur me mos mbajtjen e disa premtimeve. Beqaret nuk do duan te krijojnë një lidhje edhe pse mundësitë qe do iu jepen do jene te shkëlqyera. Për financat do përkujdeseni me tepër se zakonisht, por serish gjendja nuk do jete aq e mire sa do dëshironit.
 
PESHORJA
Venusi do ua mbroje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do ju afroje edhe me tepër me atë qe keni ne krah. Pas mesditës dielli do ndriçoje edhe me tepër për ju. Beqaret do jene mjaft sharmante dhe tërheqës kështu qe do marrin ftesa pafund. Ne planin financiar duhet te vazhdoni përpjekjet për ta përmirësuar buxhetin edhe me shume. Me dëshirë te mire gjithçka mund te arrihet.
 
AKREPI
Po u treguat posesive sot do keni probleme shume te mëdha. Mos kërkoni nga partneri gjera te pamundura dhe mos e teproni as me fjalët. Beqaret do vazhdojnë te mbeten me statusin qe kane, por nuk do kalojnë një dite te keqe. Miqtë nuk do i lënë vetëm për asnjë çast. Financat do jene tej mase te favorizuara. Disa mund te marrin edhe disa shpërblime te majme qe do i surprizojne pafund.
 
SHIGJETARI
Dite negative do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për t'iu ecur ashtu si ju keni dashur dhe ne disa momente mundet te bini edhe ne pesimizëm. Beqaret duhet te bëjnë atë qe do ju duket me e arsyeshmja për momentin dhe nuk duhet te bëjnë plane afatgjata. Financat nuk do jene te mira dhe do ju duhet te merrni borxhe për te kryer shpenzimet e domosdoshme.
 
BRICJAPI
Ju te dashuruarit do gjendeni përballë një dileme shume te vështirë sot. Ne disa momente madje mundet edhe te vuani ne shpirt. Për fat te mire partneri do ju mbështesë dhe do ju beje ta kaloni gjendjen e vështirë emocionale. Beqaret do e pranojnë propozimin qe do ju behet dhe do fillojnë një lidhje serioze. Ne planin financiar duhet patjetër ta shtrëngoni rripin sepse ne te kundërt do keni probleme.
 
UJORI
Edhe pse nuk do ketë ndryshime shume te mëdha ne jetën tuaj ne çift sot, gjithësie atmosfera do vazhdoje te jete e qete. Shfrytëzojeni këtë rast për te folur qetësisht me partnerin. Beqareve nuk do ju mungojnë takimet, por prej tyre nuk do filloje kurrsesi një lidhje serioze. Buxheti do jete goxha i mire, prandaj mund te kryeni pa frike investime me te mëdha.
 
PESHQIT
Dite e qete dhe pa probleme do jete kjo për ata qe janë ne një lidhje. Do dini ta bëni tjetrin te ndihet mire dhe nga ana tjetër do ndiheni te plotësuar edhe ju. Për pasion te madh duhet te prisni edhe pak kohe. Beqaret nuk do jene me fat ne dashuri. Financat nuk do jene te mira për te gjithë, por nuk duhet te keni turp ta pranoni ndihmën e familjareve

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi