Horoskopi për datën 14 tetor 2016!
Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 14 tetor 2016!<br />Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 14 tetor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj. Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju.

Dashi
Mund të mos jeni në koherencë me tendencat e fundit të modës dhe kulturës, por nuk përbën problem është më mirë të dini mbi jetën tuaj dhe të miqve sesa për atë të të famshmëve. Festoni për karakterin e  fortë që keni. Le të udhëhiqeni sot prej kësaj. Në vend të blerjeve sot do të tërhiqeni nga aktivitet të thjeshta, por që ofrojnë kënaqësi të madhe.
 
Demi
Nëse keni planifikuar një udhëtim të gjatë, sot është dita që duhet të vendosni gjërat në lëvizje. Nëse prisni shumë për të ecur përpara më planet tuaja mund të humbisni një mundësi të mirë.
 
Binjaket
Ju po ecni përpara me një fillimi të ri, por asgjë nuk është diçka e sigurt. Pavarësisht asaj që ndodh, mundohuni të lëvizni më rrymën dhe mos u zemëroni gjatë rrugës.
 
Gaforrja
Një diskutim i vogël mund t’iu përfshijë në biseda filozofike sot, por vetëm nëse ju e lejoni. Vetëm sepse ju jeni duke qeshur ose po kaloni një kohë të mirë duke biseduar më dikë nuk do të thotë se ju jeni të aftë për të kaluar një lidhje më të thellë. Filloni të rrisni pritshmëritë që ju keni për njerëzit e tjerë. Ju jeni në prag të nisjes së një marrëdhënieje të re që me shumë gjasa do t’iu ndryshojë jetën.
 
Luani 
Çdo gjë është në rrugën e duhur sot për ju. Gjithçka brenda jush ju thërret të kapni mundësitë që ju ofrohen, por nga ana tjetër keni edhe dilema që ju stepojnë. Çfarë duhet të bëni? Jini të kujdesshëm sot. Gjërat do të shkojnë mirë nëse jeni të durueshëm.

Virgjëresha
Jeta nuk vetëm bardh e zi. Kështu që sot ka më tepër mundësi për ju në zonën gri. Sot është dita të eksperimentoni. Shqyrtoni mundësitë dhe merrni një vendim, është dita e duhur.
 
Peshorja 
Sot duhet të jeni një spektator, shmangni përfshirjen në debate thjeshtë vështroni së jashtmi. Mos ndani me njerëzit gjithccka. Çdo romancë që mund të keni në horizont është në rrugën e duhur, pavarësisht luhatjeve.
 
Akrepi
Fillo të merresh më diçka me re dhe mos shiko pas, për aq kohë sa ju jeni të vetmit që i mbani gjërat në lëvizje do jeni shumë mirë. Është një ditë e mirë për të surprizuar miqtë më iniciativën tuaj.
 
Shigjetari 
Bëjini gjerat në mënyrën tuaj sot. Ju s’mund të qëndroni në pritje dhe të tjerët të vendosin për jetën tuaj. Sot mund të jetë një ditë e mirë për të fituar pak para, qoftë edhe duke u marrë me punë të vogla.
 
Bricjapi 
Përpiqu tu tregosh njerëzve se ata kanë mundësi të ecin përpara, sot është dita perfekte të jesh frymëzim për të tjerët dhe të marrësh kënaqësi nga kjo. Energjia juaj sot është inspiruese ndaj shfrytëzojeni.
 
Ujori 
Sot parashikohen disa problem të vogla, nëse jeni me fat mund t’i tejkaloni, por ajo që duhet të bëni është të keni durim dhe qetësi. Shmangni debatet me familjarët pasi mund të jenë ata me të cilët do të konfliktoheni.
  
Peshqit
Çdo gjë duket shumë e lehtë sot për ju. Marrëdhëniet me miqtë i keni në ditët më të mira, por edhe lidhjet sentimentale janë të favorizuara. Yjet parashikojnë se është një nga ditët me të mira për të nisur një lidhje të re sentimentale.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur