Horoskopi për datën 15 mars 2017
Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Horoskopi për datën 15 mars 2017<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
Horoskopi për ditën e sotme. Mësoni si parashikohet të jetë dita juaj.
 
DASHI  
Do jeni shume agresive me partnerin tuaj gjate gjithë kësaj dite dhe atmosfera ne çift nuk do jete aspak e ngrohte. Nëse nuk ndryshoni sjellje shume shpejt do arrini ne ndarje. Beqaret duhet te tregohen te sinqerte me personat qe do takojnë sepse me gënjeshtra nuk mund te shkohet askund. Financat kane për te qene me te mira nga sa kishit menduar.
 
DEMI  
Sot partneri do beje çdo gjë qe ju dëshironi dhe marrëdhënia me te ka për te qene e shkëlqyer. Ne çdo moment do përjetoni emocione te forta. Beqaret do realizojnë papritur një takim, por qe mund t'ua ndryshoje jetën me pare nga sa ata mendonin. Ne planin financiar nuk duhet te bëni asnjë çmenduri sepse mund te mbeteni keq dhe nuk do arrini te përmbyllni as nevojat jetike.
 
BINJAKET  
Dita do filloje me mosmarrëveshje te vogla ne çift dhe do mbaroje po ne këtë mënyrë. Do keni kokëfortë ne çdo moment dhe nuk do hapni rruge për asnjë çast. Beqaret do ndihen me se miri pranë miqve dhe nuk do kenë asnjë lloj nevoje për dike ne krah. Ne planin financiar do jeni te logjikshëm dhe do e mbani gjithë kohës situatën te stabilizuar. Mund te bëni edhe ndonjë shpenzime me tepër.
 
GAFORRJA  
Sot do jeni me te disponueshem ndaj partnerit tuaj dhe do mundoheni qe t'ia plotësoni atij dëshirat e mëdha. Momentet me te këndshme do i kaloni pas mesdite. Për beqaret nuk do kete asgjë te rëndësishme. Do ju duhet ende te presin për ndryshime. Financat do jene tej mase te trazuara prandaj do bëni mire te shmangni çdo lloj shpenzimi te tejskajshëm pa qene teper vone.
 
LUANI  
Ka rrezik qe sot jete juaj ne çift te jete e mbushur me konflikte te njëpasnjëshme. Nuk do merreni vesh për asgjë me atë qe keni ne krah dhe kokëfortësia e madhe do ju çoje ne rruge te gabuar. Beqaret nuk do duan te bëjnë aspak ndryshime ne statusin e tyre. Buxhetin duhet t'ua besoni sa me pare specialisteve te fushës, pasi ne te kundërt situata mund t'iu dale edhe jashtë kontrollit.
 
VIRGJERESHA  
Dite mjaft pasionante do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Marrëdhënia me partnerin do jete e mire dhe nuk do qëndroni asnjë çast pa përgatitur surpriza. Beqaret do kenë njohje te reja, por kurrë nuk e kishin menduar se jeta do ju ndryshonte ne mënyrë kaq te shpejte. Buxheti do jete i trazuar. Do keni probleme te njëpasnjëshme ne çdo moment.
 
PESHORJA  
Sot duhet te mendoni diçka ndryshe nga zakonisht ju te dashuruarit ne mënyrë qe te mos e lini rutinën ta pushtoje jetën ne çift. Beqaret do kenë takime serioze qe ne orët e para te mëngjesit dhe jeta do ju marre një tjetër drejtim. Gjendja e financave do ketë goxha përmirësime për shkak te një lotarie qe do fitoni, por edhe për shkak te ndihmës se familjareve.
 
AKREPI  
Dite monotone do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne disa momente madje do ndiheni keq dhe do kërkoni çdo mënyrë për te bere ndonjë ndryshim. Beqaret duhet te jene mjaft te kujdesshëm pasi jo te gjithë ata qe do i joshin do jene te sinqerte. Ne planin financiar gjendja ka për te mbetur e qëndrueshme. Mund te bëni edhe ndonjë investim.
 
SHIGJETARI  
Çështjet se zemrës kane për te ecur mire sot. Ata qe janë ne një lidhje do përjetojnë emocione dhe kënaqësi ne çdo moment, ndërkohë qe beqaret do takojnë persona fantastike me te cilat shume shpejt do fillojnë lidhje te qëndrueshme. Gjithçka do ndryshoje për ta brenda pak kohesh. Gjendja financiare do jete e mire, por gjithsesi mire është te mos shpenzoni kuturu.
 
BRICJAPI  
Dite e jashtëzakonshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Partneri do kujdeset t'ua plotësojë një e nga një te gjitha dëshirat dhe do përjetoni vërtet ndjesi fantastike. Beqaret nuk duhet te presin lidhje serioze. Sot do jete dita e aventurave te shkurtra, por emocionuese. Ne planin financiar gjendja do jete e mire, kështu qe përfitoni për te bere edhe ndonjë investim.
 
UJORI  
Do jeni ne humor shume te mire sot ju te dashuruarit dhe do bëni gjithçka qe marrëdhënia me partnerin te përmirësohet sa me shume. Beqaret do jene joshës pafund dhe do tërheqin pas vetes cilindo qe do pëlqejnë. Shume gjera kane për te ndryshuar ne jetën e tyre. Buxhetin nuk do e menaxhoni me maturi dhe ka rrezik qe shume shpejt te fillojnë problemet.
 
PESHQIT  
Te dashuruarit do kenë një dite te veçante dhe te mbushur me emocione. Yjet do kujdesen për çdo gjë ne çdo moment. Për beqaret do ketë dashuri me shikim te pare ne momentin qe me pak do e presin. As vete nuk e kishin imagjinuar se jeta mund t'iu ndryshonte aq shpejt. Buxheti do vazhdoje te mbetet delikat, prandaj mire do jete qe çdo shpenzim ta kryeni te mirëmenduar.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Inter, presidenti Zhang letër tifozëve: Klubi është në rrezik, sjellja e Oaktree zhgënjyese

Inter, presidenti Zhang letër tifozëve: Klubi është në rrezik, sjellja e Oaktree zhgënjyese