Horoskopi për datën 15 nëntor 2016!
Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 15 nëntor 2016!<br />Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 15 nëntor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj! Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju

DASHI
Sot do përkujdeseni edhe për detajet më të vogla të jetës tuaj në çift ju të dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e jashtëzakonshme. Beqarët nuk do arrijnë të fiksohen pas një personi në veçanti pasi do ju pëlqejnë shumë njëherësh. Financat ka rrezik të jenë shumë herë më delikate se disa ditë më parë. Nuk do arrini dot të kryeni as shpenzimet më të nevojshme.
 
DEMI
Ditë e mbushur me vështirësi të njëpasnjëshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do ndiheni të qetë në krahët e atij që dashuroni. Beqarët do mundohen tej mase që ta gjejnë personin e duhur, por për fat të keq nuk do ja dalin dot mbanë. Mesa duket as këtë herë fati nuk është me ta. Buxhetin do dini si ta menaxhoni kështu që situata do jetë e qëndrueshme.
 
BINJAKET
Do keni nevojë për më shumë qëndrueshmëri në çift ju të dashuruarit dhe do bëni të pamundurën që ta arrini këtë. Partneri do jetë gati t'ua plotësojë dëshirat. Beqarët më në fund do e gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe jeta do ju marrë një tjetër drejtim. Që financat mos kenë probleme duhet të kujdeseni me tepër. Mos kryeni asnjë shpenzim të pamenduar.
 
GAFORJA
Sot do jeni në humor të shkëlqyer ju të dashuruarit dhe do bëni çdo gjë vetëm që ta bëni çdo moment fantastik. Yjet do t'i keni gjithë kohës në krah. Beqarët nuk do ndihen ende gati të hedhin hapa të mëdha dhe të bëjnë ndryshime në jetë. Në planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe, sepse po filluan problemet nuk do mund ta riktheni dot më kohën pas.
 
LUANI
Nëse jeta juaj në çift është e qëndrueshme, mos bëni asnjë lloj ndryshimi sot, ndërsa nëse ajo ka pasur probleme duhet të merrni sa më parë masa. Ata që janë vetëm do jenë sharmante pafund dhe do marrin propozime të shumta. Në planin financiar rrethanat janë mjaft të favorshme që situata juaj të përmirësohet. Do ju duhet thjesht të bëni pak më tepër durim.
 
VIRGJERESHA
Edhe nëse ju dalin probleme në jetën tuaj në çift, nuk duhet kurrsesi të mbylleni në vetvete sot. Ato mund te zgjidhen vetëm duke folur hapur me partnerin. Beqarët nuk do pranojnë të sakrifikojnë asgjë për të ndryshuar statusin dhe do humbasin mundësi të shkëlqyera. Për buxhet më të mirë duhet të shpenzoni me kursim dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të jepni hua.
 
PESHORJA
Qielli i dashurisë nuk do ketë asnjë re gjatë kësaj dite. Dielli do shkëlqejë gjithë kohës dhe do ndiheni për mrekulli. Beqarët do kenë një ditë mjaft të favorshme dhe do e gjejnë më në fund personin për të cilin do ju rrahë zemra shumë fort. Në planin financiar do jeni me shumë fat. Do arrini t'i kryeni një e nga një të gjitha shpenzimet e nevojshme dhe do ju mbeten edhe disa para mënjanë.
 
AKREPI
Ditë perfekte do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Në çdo çast do përjetoni emocione dhe kënaqësi të paimagjinueshme. Beqarët do ndihen më në fund të plotësuar pasi do e gjejnë shpirtin e tyre binjak. Ja që mundimi dhe lodhja do japin frytet e veta. Buxheti do mbetet i qëndrueshëm. As ne këtë sektor nuk do keni për çfarë të ankoheni.
 
SHIGJETARI
Ditë mjaft romantike do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Ju dhe partneri do jeni të pandashëm në çdo moment dhe të gjithë do ju adhurojnë për marrëdhënien që keni. Beqarët më mirë të presin edhe pak kohë para se të hedhin hapa. Në planin financiar fati do jetë gjithë kohës në anën tuaj, kështu që nuk do keni për çfarë të dëshpëroheni.
 
BRICJAPI
Do përkujdeseni deri në detajet më të vogla sot ju të dashuruarit dhe jeta në çift ka për të qenë fantastike. Te gjithë do ju kenë zili, por askush nuk do mundë dot t'iu prishë harmoninë. Beqarët jo vetëm që do kenë takime, por mund të fillojnë edhe lidhje pasionante. Në planin financiar duhet të tregoheni sa më të matur që të mundeni, sepse në të kundërt situata mund t'iu dalë jashtë kontrollit.
 
UJORI
Sot do ketë përmirësime të mëdha në jetën tuaj në çift. Pranë partnerit keni për t'u ndierë si nëper ëndrra dhe nuk do doni të ndaheni për asnjë çast. Beqarët më në fund mund të takojnë personin për të cilin do iu rrahë zemra fort. Jupiteri do jetë planeti më harmonik për financat. Ai do ua qartësojë mendimet dhe ju nuk do bëni asnjë lloj gabimi.
 
PESHQIT
Do keni mosmarrëveshje të mëdha me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe nuk do merreni vesh për asgjë me njëri-tjetrin. Ka rrezik të mendoni edhe për ndonjë ndarje të përkohshme. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë dhe gjendja do stabilizohet tej mase. Buxheti do mbetet i mirë edhe pse do i kryeni të gjitha shpenzimet që keni planifikuar.

(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois