Horoskopi për datën 16 mars 2017
Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Horoskopi për datën 16 mars 2017<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
Horoskopi për ditën e sotme. Mësoni si parashikohet të jetë dita juaj.
 
DASHI  
Juve qe jeni ne një lidhje do i konkretizoni te gjitha planet qe keni bere me herët dhe do ndiheni shume here me mire. Komunikimi dhe dashuria qe keni për njeri-tjetrin kane bere te mundure qe me ne fund te ndiheni plotësisht te lumtur. Beqaret nuk duhet kurrsesi te hezitojnë te pranojnë ftesa sepse mund te njohin personat e duhur. Financat do jene te qëndrueshme.
 
DEMI  
Jeta juaj ne çift nuk do ece ashtu si e kishit ëndërruar kohet e fundit. Mund te ketë edhe debate e zënka te forta, kështu qe me mire qëndroni pak kohe larg njeri-tjetrit. Beqaret do bëjnë çdo lloj sakrifice vetëm qe te fillojnë një lidhje me një person qe pëlqejnë. Ne planin financiar, fale ndikimit te madh te Neptunit, do jeni me te organizuar dhe do dini si t'i menaxhoni me kujdes paratë qe keni.
 
BINJAKET  
Jo vetëm qe asnjë planet nuk do e turbulloje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite, por do keni edhe mbështetjen e forte te Hënës. Edhe nëse keni pasur kontradikta me partnerin, sot klima ka për te qene tejet e qete. Për beqaret do ketë dashuri me shikim te pare. Buxheti nuk do jete i keq, por pas disa shpenzimeve te domosdoshme qe do kryeni dhe pas shlyerjes se disa borxheve, gjendja mund te behet shpejt delikate.
 
GAFORRJA  
Venusi do pozicionohet keq sot ne qiellin e dashurisë se çifteve dhe here pas here mund te lindin probleme e mosmarrëveshje. Mundohuni te jeni me realiste dhe here pas here te hapni edhe rruge. Beqaret nuk do duan te bëjnë ndryshime ne jetën e tyre dhe do vazhdojnë te mbeten vetëm. Financat do jene te kënaqshme, prandaj mund te përfitoni për te blere disa gjera te domosdoshme.
 
LUANI  
Ka mundësi qe klima ne jetën tuaj ne çift te përmirësohet sot. Do jeni te dy palët me te logjikshëm dhe do merreni vesh për çdo gjë me njeri-tjetrin. Beqaret do jene te pakënaqur me takimet qe do realizojnë dhe do preferojnë ende te presin derisa te shfaqet personi i ëndrrave. Buxheti nuk ka për te qene ne gjendjen me te mire te mundshme kështu qe kujdes me çdo shpenzim.
 
VIRGJERESHA  
Dite shume e qete dhe pa ndonjë aktivitet te veçante ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Ne disa momente atmosfera mund t'iu duket edhe mbytëse. Beqaret do kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare dhe pa ndonjë te ardhme. Buxheti ka për te qene goxha i mire, kështu qe mund ta kryeni pa frike edhe ndonjë shpenzim me tepër nga zakonisht.
 
PESHORJA  
Do jeni shume kapricoze sot ju te dashuruarit dhe partneri do e ketë te vështirë t'ua beje qejfin. Shpesh ai mund te ndihet edhe keq qe nuk do ju kënaqë sa duhet. Beqaret nuk do jene ne momentin e duhur për te hedhur hapa e për te bere ndryshime te statusit. Ne planin financiar me ne fund do gjeni zgjidhje për te gjitha problemet qe keni pasur dhe do ndiheni shume te qete.
 
AKREPI  
Nuk do e duroni dot xhelozinë e partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe për këtë arsye mund te keni here pas here edhe debate me te. Me e mira është te flisni qetësisht dhe t'i tregoni atij se kurrë nuk mund te shihni dike tjetër ndërkohë qe e dashuroni pafund. Beqaret nuk do kenë fat ne dashuri. Financat do jene shume me te qëndrueshme nga me pare dhe do jeni me te qete ne këtë sektor.
 
SHIGJETARI  
Ka mundësi te mos ia shprehni partnerit tuaj te gjitha ndjenjat sot dhe marrëdhënia mes jush ende nuk do jete ne periudhën me te begate. Beqaret do preferojnë aventurat kalimtare dhe jo lidhjet serioze kështu qe kane për te kaluar një dite te mbushur me emocion. Financat do jene te favorizuara gjate gjithë kohës. Përfitoni nga kjo gjë për te hequr edhe disa para mënjanë.
 
BRICJAPI  
Dite e këndshme dhe me diell do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Çdo gjë do e bëni bashkërisht me partnerin tuaj dhe kjo do e përforcojë edhe me shume marrëdhënien mes jush. Beqaret do i keni idetë edhe me te qarta dhe do hedhin hapat e duhura. Perspektivat ne planin financiar do jene te shkëlqyera. Mund te kryeni pa frike çdo lloj shpenzimi.
 
UJORI  
Duke pare pozicionimin e yjeve ne qiellin tuaj te dashurisë, marrëdhënia me partnerin nuk ka për te qene plotësisht e qete. Here pas here mund te keni edhe disa mosmarrëveshje me te. Beqaret do kenë një dite plot ngjyra dhe emocione edhe pse jo te gjithë do fillojnë një lidhje. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë mire është qe ne çdo moment te përkujdeseni për shpenzimet.
 
PESHQIT  
Dite shume e paqëndrueshme ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Here do dashuroheni si te çmendur me atë qe keni ne krah e here do debatoni e do ziheni ashpër. Beqaret dihet te presin ende disa kohe për te pasur ndryshimet e ëndërruara. Buxhetin mbajeni nen kujdes gjithë kohës sepse gabimi me i vogël mund te sjelle probleme vërtet serioze.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë