Horoskopi për datën 16 nëntor 2016!
Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 16 nëntor 2016!<br />Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 16 nëntor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj! Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju
 
DASHI
Ditë shumë e mirë për të marrë vendime të rëndësishme në jetën tuaj në çift. Do ndiheni për mrekulli pranë partnerit dhe mund të hidhni pa frike edhe disa hapa më tej. Beqarët me shumë gjase do fillojnë një lidhje të qëndrueshme e cila do ua mbushë ditët me gëzim. Në planin financiar do keni fat me shumicë. Gjendja do përmirësohet dhe kjo do ju lejojë të kryeni shpenzimet e dëshiruara.
 
DEMI
Nuk duhet të ndërmerrni shumë rreziqe sot ju të dashuruarit, sepse atëherë kur nuk do e prisni situata mund t'iu dalë jashtë kontrollit. Beqarët nuk do i pëlqejnë sa duhet personat që do takojnë, prandaj dhe nuk do jenë dakord për tu takuar më tej. Financat më në fund do fillojnë të stabilizohen. Pas kaq kohësh do ndiheni më të qetë kur të shpenzoni.
 
BINJAKET

Do jeni sharmantë sot ju të dashuruarit dhe partneri do ju dashurojë akoma më shumë. Kënaqësitë dhe emocionet do jenë të forta. Beqarët më në fund do realizojnë një takim mbresëlënës, nga i cili kanë për të përfituar tej mase. Buxheti do jetë disi më i mirë se kohët e fundit, megjithatë mirë është të vazhdoni të tregoheni të matur me shpenzimet.
 
GAFORJA
Ditë shumë e kënaqshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Partneri do ju dashurojë pa dorashka dhe nuk do ngurrojë as të përgatisë surpriza. Beqarët duhet t'i bëjnë sytë katër në çdo moment, pasi personi i ëndrrave mund të mbërrijë atëherë kur ata më pak do e presin. Në planin financiar nuk do ju mungojë fati, prandaj nuk duhet të shqetësoheni.
 
LUANI
Ditë e bukur, me diell dhe ngjyra do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Pranë partnerit keni për te përjetuar emocione shumë të forta. Beqaret sado që të mundohen nuk do arrijnë dot ta gjejnë personin që kanë ëndërruar. Kjo e sotmja nuk do jetë dita e tyre më me fat. Në planin financiar situata ka për t'u përmirësuar tej mase. Mund të merrni shpërblime në punë dhe do ju shlyhen edhe borxhet që iu janë marrë.
 
VIRGJERESHA
Ka rrezik që kjo e sotmja të jetë një ditë e ndërlikuar për ata që janë në një lidhje. Do keni herë pas here debate me partnerin edhe për gjera elementare. Beqarët do kenë disa takime, po asnjeri me perspektive për të ardhmen. Buxheti nuk do jetë i mirë, megjithatë kjo nuk duhet t'iu dekurajojë aspak. Merrni masa sa më parë dhe keni për ta parë që gjendja do ndryshojë shpejt.
 
PESHORJA
Ditë e bukur dhe e mbushur me emocione do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do jeni të ty të përkujdesur ndaj njëri-tjetrit dhe do bëni të pamundurën që të ndiheni sa më të lumtur. Beqarët do lodhen pak duke kërkuar dashurinë, por më pas jeta e tyre do ketë ndryshime rrënjësore. Ekuilibri financiar do mbizotërojë në çdo moment, mos u shqetësoni.
 
AKREPI
Ndërmjet jush dhe partnerit çdo gjë do ecë mirë sot. Nuk do debatoni as për gjenë më të vogël me të, përkundrazi toleranca dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjithë kohës. Beqarët nuk duhet të kërkojnë me ngulm fillimin e një lidhjeje, sepse do bëjnë gabime. Buxheti do vazhdojë të mbetet i kënaqshëm, sepse kohët e fundit keni ditur t'i menaxhoni me përkujdes të ardhurat.
 
SHIGJETARI
Ditë e stuhishme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Të dy palët do kërkoni që të dalë e juaja dhe kjo mund të ndezë debate të forta. Beqarët ka rrezik të bëjnë edhe çmenduri vetëm që ta ndryshojnë marrëdhënien e tyre. Buxheti do vazhdojë të mbetet i mirë, sepse do dini mirë t'i bëni llogaritë para se të shpenzoni. Vazhdoni në këtë rrugë.
 
BRICJAPI
Shtojini pak më shumë dozat e imagjinatës gjatë kësaj dite dhe keni për ta parë që marrëdhënia me partnerin do bëhet më e qëndrueshme dhe më e bukur. Beqarëve do fillojë t'iu rrahë zemra shumë fort për një person të cilin sapo e kanë njohur. Financat ka rrezik të jenë të paqëndrueshme dhe nuk do arrini dot të kryeni as shpenzimet më të nevojshme.
 
UJORI
Marsi ka rrezik të ketë ndikim negativ tek sektori i dashurisë dhe mund të keni mosmarrëveshje të mëdha me njeri-tjetrin. Nëse situata ndërlikohet së tepërmi, më mirë qëndroni pak larg njëri-tjetrit dhe reflektoni. Beqarët do ecin me plane dhe nuk do pranojnë çdo lloj ftese që do iu bëhet. Saturni do jetë planeti pozitiv që do ju ndihmojë ta menaxhoni me përkujdes buxhetin.
 
PESHQIT
Për ata që janë në një lidhje, kjo e sotmja ka për të qenë një ditë e jashtëzakonshme. Do dashuroheni pa dorashka me partnerin tuaj. Beqarët do kenë një ditë më të veçantë. Disa mund të njihen edhe me persona të ardhur nga jashtë dhe do bëjnë të pamundurën të kalojnë sikur edhe disa kohë me ta. Perspektivat financiare duken goxha të mira.

(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois