Horoskopi për datën 17 mars 2017
Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Horoskopi për datën 17 mars 2017<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
Horoskopi për ditën e sotme. Mësoni si parashikohet të jetë dita juaj.
 
DASHI  
Me shume gjase marrëdhënia juaj ne çift do përmirësohet tej mase sot. Do jeni me liberale, me tolerante dhe do i pranoni gabimet tuaja. Beqaret do vazhdojnë ende te ëndërrojnë për princin e tyre te kaltër, por për fat te keq sot nuk do jete dita e tyre. Financat do vazhdojnë te jene te mbrojtura ne çdo moment dhe nuk do e keni te vështirë te kryeni as disa investime me te mëdha.
 
DEMI  
Dite pozitive do jete kjo për te dashuruarit. Do i jepni me tepër prioritet atij qe keni ne krah dhe do lini ne plan te dyte jetën profesionale apo atë shoqërore. Beqaret nuk do kenë një dite me shume fat kështu qe do ju duhet ende te presin edhe pak kohe për ndryshime. Ne planin financiar do ju duhet te merrni disa vendime te rëndësishme te cilat shume shpejt do ua ndryshojnë për mire edhe gjendjen.
 
BINJAKET  
Sot do jeni konkurrente me partnerin tuaj ne një projekt dhe do bëni te pamundurën qe ta sfidoni e te jeni ju fitimtare. Kjo eksperience e re do ju beje ta njihni njeri-tjetrin ne një tjetër plan dhe do e vlerësoni me tepër. Beqaret do i japin rëndësinë e duhur jetës sentimentale dhe do pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Financat do jene gjate gjithë kohës te ekuilibruara dhe pa probleme.
 
GAFORRJA  
Juve qe jeni ne një lidhje do keni një dite tejet pasionante sot. Ne çdo çast do ndiheni mire dhe do i falënderoni gjate gjithë kohës yjet. Beqaret nga ana tjetër nuk do e kenë te vështirë ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë dhe do fillojnë një lidhje afatgjate. Buxhetin duhet ta mbroni pak me tepër. Mundohuni qe çdo lloj shpenzimi ta kryeni me kujdes dhe maturi.
 
LUANI  
Mos luani me ndjenjat dhe me zemrën e partnerit tuaj gjate kësaj dite sepse jo vetëm qe mund ta lëndoni atë, por mund ta prishni klimën e ngrohte qe mbizotëronte. Beqaret nuk do dine as vete se çfarë duan te bëjnë dhe kjo do i pengoje te hedhin hapa. Për sa iu përket financave, gjendja nuk do jete aq e mire sa ju e keni menduar kështu qe ne një moment mund t'iu duhet edhe te kërkoni ndihme.
 
VIRGJERESHA  
Jeta juaj ne çift ka për te qene plotësisht e qete sot. Nuk do keni as mosmarrëveshje apo debate me partnerin. Nëse doni qe atmosfera te behet me interesante, mundohuni qe te bëni ndonjë surprize te papritur. Beqaret do kenë një takim fantastik ne fund te ditës. Ne planin financiar duhet te ndiqni një disipline strikte ne mënyrë qe situata te mos ketë përkeqësime.
 
PESHORJA  
Ne vend qe t'i hidhni sytë diku tjetër ju te dashuruarit, mundohuni te ndryshoni rutinën e përditshme dhe te bëni diçka ndryshe. Do ndiheni mire edhe ju edhe ai qe keni ne krah. Beqaret do kenë mundësi pafund për aventura interesante. Le te përfitojnë prej tyre sepse ne fund te fundit një jete është dhe duhet shfrytëzuar ne maksimum. Buxheti do jete goxha i qëndrueshëm.
 
AKREPI  
Jeta juaj ne çift nuk do jete aspak e qete gjate kësaj dite. Do keni zënka te forta dhe ne disa momente do doni edhe te ndaheni. Dëgjojini këshillat e te afërmve. Beqaret duhet te dëgjojnë gjate gjithë kohës zemrën e tyre dhe jo fjalët e njerëzve rreth e rrotull. Buxhetin do e ekuilibroni shume shpejt dhe sot do arrini te bëni edhe disa investime afatgjata.
 
SHIGJETARI  
Sot partneri do ju beje te ndiheni me te lumturit ne bote. Me mundësitë qe ka ai do iu surprizoje duke iu plotësuar disa dëshira qe keni pasur gjithë këto kohe. Beqaret doja kalojnë me se miri me miqtë e tyre dhe nuk do e ndiejnë te nevojshme te kenë një person tjetër ne krah. Buxheti ne tërësi do jete i qëndrueshëm dhe aspak problematik. Do jeni te qete edhe ne këtë sektor.
 
BRICJAPI  
Edhe pse jeta juaj ne çift mund te ketë pasur tronditje kohet e fundit, sot situata ka për te qene me e mire. Çdo çast do ndiheni për mrekulli e te plotësuar shpirtërisht. Beqaret ka mundësi te zhgënjehen pasi kohet e fundit kane ëndërruar me tepër nga sa duhej. Te ardhurat shume shpejt do përmirësohen, por deri atëherë duhet te shpenzoni me kujdes dhe largpamësi.
 
UJORI  
Dite shume e bukur ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. As nuk ju kishte shkuar ndonjëherë neper mend se një dite partneri mund t'iu bënte surpriza gjigande. Beqaret duhet te jene me serioze me personat qe do takojnë sepse ne këtë mënyrë do mund ta ndryshojnë edhe lidhjen. Financat nuk do jene te qëndrueshme dhe për këtë arsye duhet te ulni ne maksimum shpenzimet.
 
PESHQIT  
Dite e paqëndrueshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Fillimisht do keni disa zënka dhe probleme me partnerin, por pas mesditës situata do qetësohet dhe do dashuroheni si me pare me njeri-tjetrin. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te hedhur hapa e për te bere ndryshime ne jetën sentimentale. Me shpenzimet duhet te bëni kujdes sepse çdo gabim mund t'iu rrënojë.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë