Horoskopi për datën 19 mars 2017
Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Horoskopi për datën 19 mars 2017<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
Horoskopi për ditën e sotme. Mësoni si parashikohet të jetë dita juaj.

Dashi
Do të keni këndvështrim më të qartë për jetën nëse bëheni person me autoritet në fushën tuaj të preferuar. Jeni lodhur duke punuar me njerëz që dinë më pak sesa ju. Kur të merrni një diplomë ose certifikatë do të mund të aplikoni për vende më të mira pune. Mësimdhënia në një kurs të avancuar do të jenë më argëtuese sesa e prisnit. Do të shijoni shumë punën me njerëz që ndajnë interesat e njëjta me ju. Studentët do të jenë më të pranueshëm ndaj stilit tuaj të të mësuarit.
 
Demi
Merrni kontrollin mbi çështjet financiare sepse do të liroheni nga stresi. S’ka rëndësi a keni kredi apo duhet të investoni para. E rëndësishme është ta dini se ku qëndroni. Nëse keni fatura për të paguar, mendojeni sesi t’i konsolidoni ato në një kredi me interes të ulët. Futeni veten në një program strikt të pagesave dhe në një datë të caktuar. Keni telashe me para të gatshme? Eksploroni sesi mund të përfitoni nga disa plane sigurimi.
 
Binjakët
Jeni në dijeni të plotë për qëndrimet e ndryshme rreth jush dhe jeni lodhur nga procesi që po shoqërohet me argumentime. Duke qenë në një grup të ndjeshëm do të fitoni besimin në një segment të komunitetit tuaj. Do të jetë ndihmë e madhe ta kuptoni arsyen që qëndron prapa metodave tuaja tradicionale që po i bëjnë konfuz personat e rinj. Shprehni gatishmëri të merreni edhe me rregullat e dala mode, përderisa i aplikoni edhe ato të reja.
 
Gaforrja
Një performancë precize do të shtrojë rrugën për një pozitë të re. Kontrollojeni disa herë punën tuaj. Nëse keni telashe me prononcime apo përgatitjen e prezantimeve me “powerpoint”, bisedoni me dikë që i njeh këto fusha. Kritikat e tyre do të jenë shumë të vlefshme. Në vend se të prisni diçka për asgjë, tregoni gatishmëri të paguani një ekspert për kontributet e tyre. Nuk ka rëndësi a duhet të paguani me para apo të shkëmbeni shërbime.
 
Luani
Jeta juaj romantike është duke u përmirësuar. Dikush që është shumë i tërhequr ndaj sharmit e karizmit tuaj do t’ju kërkojë të dilni në takim. Nëse ndiheni të lumtur që jeni beqar kjo mund të ndryshojë pasi të dilni disa herë me të. Do të ndjeni një lidhje të madhe me partnerin dhe do të keni dëshirë ta takoni prapë. Jeni në lidhje serioze? Është koha të riktheheni në ditët e hershme të lidhjes suaj.
 
Virgjëresha
Do të rrisni produktivitetin duke punuar nga shtëpia. Do të mirëprisni një mundësi për të vepruar në ambiente të rehatshme. Nëse ikni nga politikat bezdisëse të zyrës do të ndiheni edhe më mirë. Nëse jeni të papunë, mendoni të lansoni një biznes tuajin. Një person i orientuar si ju mund të shijojë shumë punën si konsulent. Ka edhe mundësi tjera që përfshijnë kujdesin për kafshët shtëpiake.
 
Peshorja 
E keni rastin të përmirësoni të ardhurat. Shkurtoni shpenzimet e panevojshme sepse do të vlerësoni shumë më mirë gjërat që keni. Duke kaluar më shumë kohë në shtëpi do të kurseni para dhe do të mund të lidheni me miqtë e familjen. Nëse gatuani ushqime për familjarët apo të dashurit tuaj do të ndiheni mirë. Do të kuptoni sesa pak gjëra duhen për të ruajtur raportet e mira. Kur keni raporte të mira me njerëz, sfidat financiare duken të parëndësishme.
 
Akrepi
Nëse keni krijuar simpati ndaj dikujt, është mirë të mësoni më tepër për temat e tyre të preferuara. Kur keni mundësi të bëni biseda më të thella me këtë person, do të ngrini veten para tij. Nëse tashmë jeni në një lidhje, merreni në konsideratë të shkoni diku me partnerin. Nëse mësoni gjëra bashkë do të forconi lidhjet tuaja dhe do të mund të flisni për shumë gjëra, përveçse për detyrat e sfidat financiare. Keni mendje shumë të mirë.
 
Shigjetari
Projektojeni një imazh serioz dhe të disiplinuar që të fitoni respektin e audiencës suaj. Në përgjithësi nuk i merrni gjërat shumë seriozisht. Tani keni në dorë një përgjegjësi të rëndësishme. Nëse i trajtoni të gjithë me respektin e duhur, do të mund të përballoni një katastrofë. Bota po ndryshon. Ka shumë trendë të shëndetshëm kur dilni jashtë. Në vend se të ngacmoni ata që nuk kanë pushtet, është mirë të përqendroheni tek të gjithë.
 
Bricjapi
Është koha e duhur të relaksoheni, të pushoni dhe të shijoni shoqërinë e njerëzve që i doni. Një rast është duke ju bashkuar me disa persona dhe mund të shkaktojë deklarata të fuqishme. Nëse jeni beqar, mos u brengosni. Shfrytëzojeni rastin të derdhni energjinë në një projekt që ju sjell përfitime materiale dhe ju mbush me entuziazëm. Derisa punoni shumë dhe nuk u kushtoni vëmendje gjërave përreth, ka gjasa që aksidentalisht të bini në sy të dikujt që ju pëlqen shumë.
 
Ujori
Është koha e duhur të socializoheni. Të tjerët do të pranojnë shumë mirë energjinë tuaj pozitive. Mos u befasoni nëse ndonjë mik i vjetër ju jep sinjale për romancë. Nëse keni qenë në kërkim të romancës kthejeni këtë lidhje në pasion. Keni të dashur? Duhet të zhvilloni një strategji për realizimin e qëllimeve të përbashkëta. Mund të zhvendoseni në një shtet të huaj, apo të nisni ndonjë biznes.
 
Peshqit
Puna prapa skenave ju jep mundësi për të akumuluar eksperiencën profesionale. Qëndroni afër një figure me autoritet që kërkon respekt. Kushtoni vëmendje mënyrës sesi ky person merret me situata të ndjeshme. Shikoni sesi përballet me konfliktin. Studioni sesi i pranon lëvdatat apo kritikat. Duke krahasuar sjelljen tuaj dhe të tyren do të shmangni keqkuptimet. Kurdo që shefi juaj e kupton potencialin tuaj prej drejtuesi, do t’ju vendosë në një divizion të rëndësishëm.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!