Horoskopi për datën 19 nëntor 2016!
Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 19 nëntor 2016!<br />Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 19 nëntor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj! Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju

DASHI
Ditë mjaft dinamike do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Çdo moment do jetë interesant dhe nuk do doni të shkëputeni për asnjë moment nga ai që keni në krah. Beqarët do jenë me shumë fat në dashuri dhe jeta do ju ndryshojë më parë nga sa e kishin menduar. Me shpenzimet duhet të tregoheni ende të matur sepse situata mund t'iu ndryshoje sa hap e mbyll sytë.

DEMI
Nuk do jeni aspak tolerantë me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe kjo mund të krijoje herë pas here probleme. Po nuk ndryshuat sjellje ka rrezik të shkoni në ndarje. Beqarët nuk do ndihen ende gati për të filluar një lidhje, por për asnjë moment nuk do mbeten vetëm dhe nuk do mërziten. Miqtë do i kenë pranë. Financat do mbeten ende te njëjta. Kujdes me shpenzimet.

BINJAKËT
Do jeni sharmantë dhe sensualë sot ju të dashuruarit. Marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e jashtëzakonshme dhe emocionet nuk do shterojnë për asnjë çast. Beqaret gjithashtu do jenë me shumë fat në dashuri dhe shumë gjëra kanë për t'iu ndryshuar. Buxheti nuk do jetë i keq, por nëse tregoheni më të kursyer me shpenzimet gjendja ka për t'u përmirësuar akoma më tepër.

GAFORRJA
Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin tuaj dhe më e keqja do jetë se do kërkoni gjithmonë të dalë e juaja. Ky do jetë një gabim i madh që do sjellë pasoja. Beqarët do bien në dashuri me një mik të vjetër, por do kenë druajtje t'ia thonë. Buxheti nuk do jetë i keq. Do dini si ta menaxhoni në çdo moment situatën dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

LUANI
Do jeni më të hapur ndaj risive ju të dashuruarit dhe së bashku me partnerin mund të bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël. Emocionet dhe kënaqësitë do jenë të jashtëzakonshme. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë dhe shumë gjera kanë për të ndryshuar rrënjësisht. Financat do fillojnë dalëngadalë të stabilizohen kështu që nuk duhet të shqetësoheni për asgjë.

VIRGJËRESHA
Për pjesën më të madhe të çifteve, jeta juaj në çift ka për të qenë e mirë sot. Do jeni të dy palët të qetë dhe të kuptueshëm në çdo moment. Beqarët nuk duhet t'iu besojnë të gjithë personave që do i joshin sepse disa mund t'i lëndojnë pamasë. Buxhetin do dini si ta menaxhoni në çdo moment dhe situata do mbetet e njëjtë. Nuk do keni as problemin më të vogël në këtë sektor.

PESHORJA
Dielli dhe Marsi do bëhen bashke gjatë kësaj dite duke krijuar një klimë shumë të ngrohtë për jetën tuaj në çift. Pranë partnerit do përjetoni kënaqësi si kurrë ndonjëherë më parë. Beqarët duhet të reflektojnë me shumë kujdes para se të hedhin hapa edhe pse në fakt mundësitë sot duket të jenë të mira. Financat do vazhdojnë të mbeten të njëjta edhe sot.

AKREPI
Bashkëpunimi i Marsit me Venusin do bëjnë që klima në jetën tuaj në çift të përmirësohet tej mase sot. Nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni, përkundrazi emocionet do jenë më të forta. Beqarët më në fund do fillojnë një lidhje të qëndrueshme. Në planin financiar gjendja do jetë e mirë, kështu që mund të kryeni edhe transaksione apo investime me vlerë.

SHIGJETARI
Nëse jeni ne një lidhje sot keni për të kaluar një ditë mjaft të qetë. Nuk do keni aspak probleme me partnerin tuaj, përkundrazi mund t'iu vini kapak edhe atyre të mëparshmeve. Beqarët duhet të presin edhe pak kohë para se të marrin vendime. Në planin financiar do keni pak vështirësi, por me përkujdes dhe maturi çdo gjë do e kaloni shpejt.

BRICJAPI
Nëse nuk doni që rutina ta shkatërrojë lidhjen tuaj me partnerin duhet patjetër t'i shtoni dozat e imagjinatës gjatë kësaj dite. Dilni, argëtohuni dhe surprizojeni sa të mundeni njëri-tjetrin. Beqarët do dinë si ta joshin personin që pëlqejnë dhe shumë shpejt do e ndryshojnë statusin. Në planin financiar nuk do keni asnjë lloj problemi kështu që mund të kryeni edhe disa shpenzime më shumë.

UJORI
Do ia shprehni më tepër ndjenjat njëri-tjetrit sot dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë fantastike. Asgjë e keqe nuk do ndodhë mes jush. Beqarët duhet të reflektojnë disa herë para se të hedhin hapa në mënyrë që të mos lëndohen. Buxheti do jete i qëndrueshëm pasi ju do kujdeseni për çdo gjë në çdo moment. Vazhdoni kështu dhe do e shihni që gjithçka do ndryshojë.

PESHQIT
Priten mosmarrëveshje të njëpasnjëshme sot mes jush dhe atij që keni në krah. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin dhe në çdo moment do doni te dale e juaja. Beqarët do jenë me fat në dashuri dhe do e gjejnë personin më të përshtatshëm. Perspektivat financiare duken të jashtëzakonshme. Përfitoni për të hequr para mënjanë që të siguroni fort edhe të ardhmen.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv