Horoskopi për datën 19 shkurt 2017
Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Horoskopi për datën 19 shkurt 2017<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
Horoskopi për ditën e sotme. Mësoni si parashikohet të jetë dita jua

DASHI
Se bashku me partnerin tuaj do bëni disa çmenduri gjate kësaj dite, vetëm e vetëm qe te përjetoni emocione te mëdha. Do kaloni çaste te paharruara e magjepsëse. Edhe për beqaret pritet te ndodhin gjera emocionuese dhe te këndshme. Disa do fillojnë aventura sharmante. Financat do jene te qëndrueshme, por duhet te vazhdoni te tregoheni te kursyer me shpenzimet.
 
DEMI
Jeta juaj ne çift do jete me e qete se kohet e fundit sot. Do kuptoheni me lehte me partnerin dhe do filloni t’i zgjidhni te gjitha mos marrëveshjet qe keni pasur. Beqaret duhet te tregohen te sinqerte nëse duan te fillojnë një histori dashurie serioze. Ne planin financiar situata do jete me e favorshme. Pas kaq kohesh do e stabilizoni buxhetin dhe do jeni me te qete.
 
BINJAKET
Dite shume e mire dhe plot emocione kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do iu beje te ndiheni si ne ëndërr. Beqaret, fale ndikimit pozitiv te disa planetëve do e gjejnë personin qe kane kërkuar prej kohesh. Do ndiheni te plotësuar me ne fund. Me shpenzimet nuk do i keni punët shume mire. Nëse nuk merrni masa, financat do marrin tatëpjetën.
 
GAFORRJA
Klima yjore nuk do jete shume e mire gjate kësaj dite. Ata qe janë ne një lidhje do kenë debate te forta me personin qe kane ne krah dhe do jene gjithë kohës te mërzitur. Beqaret duhet t’i marrin gjerat si t’ju vijnë. Mos e kaloni cakun për asgjë. Financat nuk do jene aspak te qëndrueshme. Tregohuni te kujdesshëm dhe mos shpenzoni pa u menduar.
 
LUANI
Mos i kërkoni partnerit gjera te pamundura sot, por tregohuni sa me realiste. Nga ana tjetër nuk duhet ta ngrini edhe shume zërin sepse do keni debate te zjarrta. Beqaret do kenë rrahje te shpeshta zemre fale një takimi impresionues qe do bëjnë. Ne planin financiar yjet këshillojnë maturi dhe vetëm maturi. Po shpenzuar pa mase, duhet t’i merrni me mend edhe problemet.
 
VIRGJERESHA
Pas një periudhe te zymte dhe me probleme ne çift, sot do dalin rrezet e para te diellit. Do filloni t’i kuptoni gabimet qe keni bere dhe ta pranoni fajin. Beqaret do kenë takime mjaft interesante nga te cilat duhet te përfitojnë sa me shume qe te mundnin. Ne planin financiar situata nuk do jete e qëndrueshme. Do keni shume dëshirë te shpenzoni pa mase dhe kjo do e pakësoje buxhetin.
 
PESHORJA
Partneri do e këtë te vështire t’ua plotësojë qejfet gjate kësaj dite sepse as ju vete nuk e dini çfarë doni. Qartësohuni njëherë me veten. Beqaret do përzgjedhin shume dhe nuk do ndryshojnë status as sot. Një takim i rëndësishëm pritet pas disa ditësh. Me financat do keni goxha vështirësi. Merrni sa me shpejt masa nëse nuk doni te ngeleni pa asnjë lek ne xhep.
 
AKREPI
Gjate kësaj dite do kaloni shume momente emocionuese pranë partnerit tuaj. Do keni çdo gjë me te qarte për te ardhmen dhe disa mund te marrin vendime te rëndësishme. Beqaret duhet ta lëne veten te liri dhe t’i lëne emocionet t’i udhëheqin. Financat nuk do jene problematike. Shmangni lojërat e fatit sepse do humbni me shume sesa mund ta mendoni.
 
SHIGJETARI
Te dashuruarit do kalojnë një dite harmonike dhe te mbushur me pasion. Nëse partneri iu bën një propozim, mendohuni njëherë para se te jepni një përgjigje. Nëse jeni ende një zemër e vetmuar, Venusi dhe Marsi do iu ndihmojnë te gjeni dike interesant. Financat do jene te mira, por mos premtoni te ndihmoni te tjetër nëse nuk doni te keni tronditje.
 
BRICJAPI
Ka mundësi qe dëshira seksuale e atyre qe janë ne një lidhje te shtohet gjate kësaj dite. Do kaloni momente te paharruara pranë atij qe dashuroni. Beqaret nga ana tjetër duhet te tregohen te duruar dhe te mos marrin vendime te pamenduara. Ne planin financiar duhet te bëni kursime te mëdha nëse doni t’ia dilni. Familjaret do iu gjinden pranë dhe do iu ndihmojnë.
 
UJORI
Dite jo e mire kjo e sotmja për te dashuruarit. Xhelozia e tepruar mund te çojë ne debate te zjarrta. Kujdes me ato qe do thoni sepse as partneri nuk do duroje shume. Beqaret nuk duhet te dëshpërohen ngaqë nuk do gjejnë shpirtin binjak. Kaloni me tepër kohe me miqtë. Ne planin financiar duhet te dëgjoni me tepër këshillat e miqve sepse do iu ndihmojnë.
 
PESHQIT
Dite plot diell dhe e mbushur me emocione kjo e sotmja për çiftet. Do tregoheni me te gatshëm te provoni eksperienca te reja me atë qe dashuroni dhe do ndiheni mire. Beqaret do kenë disa takime, por qe nuk ia vlejnë aq sa për te krijuar një lidhje te qëndrueshme. Financat do jene ne qendre te vëmendjes. Shmangni shpenzimet e pamenduara.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi