Horoskopi për datën 20 janar 2017
Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Horoskopi për datën 20 janar 2017<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
Horoskopi për ditën e sotme. Mësoni se si parashikohet të jetë dita juaj.

Dashi
Ka mundësi që disa prej jush të kalojnë një ditë të mërzitshme sot. Shpesh do ju duket sikur partneri nuk i kupton ose sikur kërkon shumë prej tyre, por në fakt është tërësisht e kundërta. Beqarëve do ju ndryshojë gjithë rrjedha e gjërave pas një njohjeje interesante që do kenë gjatë një darke miqësore apo gjatë një ceremonie ku do marrin pjesë. Buxheti do jetë tej mase i mirë dhe nuk do keni asnjë tronditje.
 
Demi
Venusi dhe Plutoni do bëhen bashkë gjatë kësaj dite për t'iu ofruar momente fantastike. Në çdo moment do përjetoni emocione të veçanta. Nëse jeni beqarë, do jenë sërish planetët ata që do krijojnë kushtet e duhura për të realizuar njohje interesante. Në planin financiar do jeni me shume fat prandaj gjendja do filloje të përmirësohet në mënyrë të habitshme.
 
Binjakët
Do jeni mjaft romantike sot ju të dashuruarit dhe do e bëni partnerin të ndihet vërtet si nëpër ëndrra. Në çdo çast do ndiheni të plotësuar dhe do doni që e gjithë jeta të ishte e tillë. Beqarët do takojnë persona të përshtatshëm për të krijuar një lidhje, por nuk duhet të nxitohen për të hedhur hapa. Në planin financiar keni për të qenë të arsyeshëm dhe nuk do keni tronditje.
 
Gaforrja
Dite e ngrohtë dhe pa probleme do jetë kjo e sotmja për ata që janë ne një lidhje. Nuk do keni asnjë lloj debati apo mosmarrëveshjeje me partnerin. Beqarët nuk do duan të bëjnë asnjë lloj ndryshimi në jetën e tyre sentimentale sepse do kenë frikë mos lëndohen. Buxheti do mbetet i qëndrueshëm për aq kohë sa ju tregoheni të kujdesshëm me çdo lloj hapi.
 
Luani
Përkushtojuni më tepër partnerit tuaj gjatë kësaj dite sepse nëse nuk e bëni keni për ta humbur atë pak e nga pak. Dikush tjetër ka kohë që ju vrojton dhe po pret momentin që ju të gaboni. Beqarët do kenë një ditë tërësisht normale dhe pa ndonjë gjë të veçante. Në planin financiar do keni humbje të mëdha nëse mbyllni sytë kur të kryeni shpenzime.
 
Virgjëresha
Sot do e shfrytëzoni çdo moment kur të jeni pranë partnerit tuaj ju teë dashuruarit dhe do i shprehni pafund ndjenjat tuaja. Beqarët do flirtojnë gjatë gjithë kohës dhe deri në fund te ditës do arrijnë të bëjnë për vete dikë të veçantë. Ne planin financiar do jetë Saturni ai që do ndikoje negativisht dhe mund të sjelle tronditje goxha të mëdha. Bëni shume kujdes.
 
Peshorja
Keni kohë që keni probleme e debate me partnerin tuaj? Nuk ndani më të njëjtat mendime si dikur për shumë çështje? Edhe sot do jetë një ditë e turbullt dhe me mosmarrëveshje të njëpasnjëshme. Beqarët do jenë shumë të sinqerte me personat që do takojnë dhe ky do jetë një plus i madh. Ende nuk ka ardhur koha që ata të hedhin hapa. Financat do jenë të mira.
 
Akrepi
Sot gjërat do fillojnë të përmirësohen ndjeshëm në jetën tuaj në çift dhe do mund të merrni frymë lirisht. Nuk do keni aspak probleme apo mosmarrëveshje me partnerin. Beqarët do kenë një ditë fantastike edhe pse nuk do fillojnë një lidhje. Familjarët do ju përgatisin surpriza të paimagjinueshme. Në planin financiar duhet të merrni masa sa pa qenë shumë vonë.
 
Shigjetari
Do jeni të duruar, të matur dhe pozitive sot ju të dashuruarit prandaj marrëdhënia në çift do ecë më së miri. Partneri do ua njohë të gjitha meritat dhe në mbrëmje do kaloni çaste romantike. Beqarët do kenë disa probleme në punë dhe nuk do e kenë aspak mendjen tek jeta sentimentale. Buxheti nuk do jetë katastrofik, por gjithsesi jo ashtu si e prisnit.
 
Bricjapi
Marrëdhënia juaj me partnerin ka rrezik të jetë mediokre sot. Asgjë nuk ka për të ecur mirë dhe intrigat do mbizotërojnë tek të dy palët. Beqarët do kenë plot njohje, por nuk do arrijnë dot ta gjejnë personin që do ju përshtatet në çdo pikë. Në planin financiar do jeni më të logjikshëm kësaj here dhe do e mbani situatën nën kontroll gjithë kohës.
 
Ujori
Jeta juaj në çift do jetë e kënaqshme sot dhe për asnjë çast nuk do keni për çfarë të qaheni. Në mbrëmje do jeni edhe më të qetë dhe do e shfrytëzoni në maksimum praninë e partnerit. Beqarët do fillojnë romanca shumë të bukura dhe emocionuese. Në planin financiar do jetë Neptuni ai që do ndikoje pozitivisht dhe do ju nxitë ta përmirësoni situatën.
 
Peshqit
Do ndiheni jashtëzakonisht mirë sot pranë partnerit tuaj dhe do bëni te pamundurën që të qëndroni çdo moment pranë tij. Sot mund të bëhen edhe deklarata të forta e mund të merren vendime. Beqarët nuk do kenë aspak dëshirë të fillojnë një lidhje pasi ende nuk do ndiheni shpirtërisht gati. Me shpenzimet do jeni më të arsyeshëm prandaj gjendja do mbetet e kënaqshme.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr