Horoskopi për datën 20 mars 2017
Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Horoskopi për datën 20 mars 2017<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
Horoskopi për ditën e sotme. Mësoni si parashikohet të jetë dita juaj
 
DASHI  
Saturni do ndikoje negativisht tek jeta juaj ne çift gjate kësaj dite. Here pas here do keni kontradikta te forta me partnerin dhe nuk do merreni vesh për asgjë. Beqaret do i kenë idetë shume te qarta dhe nuk do hedhin asnjë hap te pamenduar. Sot çdo gjë do ece ashtu si ata do e dëshirojnë. Financat do jene te qëndrueshme edhe pse me shpenzimet nuk do jeni strikte.
 
DEMI  
Sot duhet te bëni çdo përpjekje te mundshme ju te dashuruarit ne mënyrë qe te rivendosni komunikimin dhe dialogun ne jetën ne çift. Vetëm ne këtë mënyrë do qetësoheni. Beqaret gjithashtu do kenë një dite interesante dhe emocionuese. Me ne fund ata do ja shprehin ndjenjat dikujt qe pëlqejnë. Ne planin financiar pranoni ndihmën e te afërmve pasi me paratë qe do keni nuk do ja dilni dot.
 
BINJAKET  
Sot do ju duket sikur do kaloni një muaj mjalti te dyte ju te dashuruarit pasi do ndiheni për mrekulli ne çdo moment. Buzëqeshja nuk do ju largohet asnjë çast nga fytyra. Beqaret do marrin disa ftesa njëherësh kështu qe duhet t'i analizojnë gjerat me kujdes para se te bëjnë një zgjedhje. Buxheti do jete i mire kështu qe und ta kryeni pa frike edhe ndonjë shpenzim me tepër.
 
GAFORRJA  
Ju te dashuruarit do tundoheni tej mase nga disa persona te trete sot dhe me zor do arrini t'i qëndroni besnike atij qe keni ne krah. Beqaret gjithashtu do kenë një dite te mbushur me ndryshime dhe mund te realizojnë njohje interesante. Ne planin financiar do ju mbështesin gjate gjithë kohës familjaret dhe nuk do gjendeni ne situata te vështira.
 
LUANI  
Ka rrezik qe çiftet te kalojnë një dite te vështirë sot dhe ne shume momente do e vene edhe ne pikëpyetje vazhdimësinë e lidhjes. Mire është qe para çdo vendimi te flisni hapur me atë qe keni ne krah. Beqaret do jene te paqëndrueshëm ne mendime dhe nuk do dine çfarë te bëjnë. Buxheti do jete i mire dhe do arrini te bëni edhe investimet e nevojshme për shtëpinë.
 
VIRGJERESHA  
Nëse doni qe gjerat te ecin mire mes jush dhe atij qe keni ne krah duhet t'i përkushtoheni me tepër njeri-tjetrit dhe te lini pas dore jetën familjare. Çastet intime duhet t'i shtoni. Beqaret di kenë veçse flirtime dhe pëlqime, asgjë me tepër. Financat nuk do jene ne gjendjen qe ju keni dëshiruar, megjithatë me një menaxhim te kujdesshëm do ja dilni mbanë.
 
PESHORJA  
Jeta juaj ne çift nuk do ketë ndryshime te mëdha sot, pasi asnjë planet nuk do ketë ndikim ne qiellin tuaj. Beqaret mund te njihen me persona tejet interesante, por duhet te dine te sillen me ta ne mënyrë qe te fillojnë shpejt një lidhje. Çdo gjë do jete ne dorën e tyre. Nëse financat i menaxhoni me kujdes gjendja jo vetëm qe nuk do ketë probleme, por mund te vijnë edhe përmirësimet.
 
AKREPI  
Dite e bukur do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Ne çdo moment do ndiheni mire me partnerin dhe nuk do ju dale asnjë e papritur. Beqaret do bëjnë edhe gjera ekstravagante për ta arritur atë qe duan dhe do ja dalin mbanë. Ne planin financiar do keni mbështetjen e disa miqve dhe do arrini t'i kryeni te gjitha shpenzimet.
 
SHIGJETARI  
Beni ato qe do ndieni sot ju te dashuruarit dhe mos mendoni për asgjë tjetër. Zemra juaj do ndihet vërtet mire dhe e përmbushur. Beqaret do kenë një dite te ekuilibruar dhe te mbushur me çaste harmonike. Miqtë do ju gjenden pranë ne çdo moment. Sektori i financave ka për te qene gjithë kohës i mire sepse kohet e fundit keni ditur t'i kryeni me maturi te gjitha shpenzimet e nevojshme.
 
BRICJAPI  
As vete nuk e kishit menduar ndonjëherë se gjerat mund t'iu ecnin kaq mire sot ju te dashuruarve. partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës dhe do ju falënderojë për gjithçka qe i keni dhënë. Beqaret nuk duhet t'i refuzojnë për asnjë moment ftesat qe do ju bëhen sepse prej tyre mund te ndodhin ndryshime ne jete. Me financat nuk do keni probleme apo vështirësi sepse ne çdo moment do mbizotërojë pozitivizmi, largpamësia dhe kujdesi.
 
UJORI  
Dite e begate ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Jo vetëm qe nuk do keni mosmarrëveshje apo debate me partnerin, por marrëdhënia mes jush do përmirësohet edhe me tepër. Beqaret do ndihen me te çliruar për te bere atë qe dëshirojnë. Financat do mbeten te mira për aq kohe sa ju te vazhdoni t'i menaxhoni me kujdes ato.
 
PESHQIT  
Do jeni tej mase te zënë me pune sot ju te dashuruarit dhe ka mundësi ta lini pas dore partnerin. Kjo mund ta përkeqësoje marrëdhënien mes jush. Mundohuni t'ia sqaroni situatën sa me shpejt. Beqaret do takojnë disa persona interesante me te cilët mund te fillojnë edhe lidhje emocionuese. Ne planin financiar do i keni idetë shume te qarta për hapat qe duhet te hidhni dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, hidhet shorti, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora

Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, hidhet shorti, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora