Horoskopi për datën 20 shkurt 2017
Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Horoskopi për datën 20 shkurt 2017<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
Horoskopi për ditën e sotme. Mësoni si parashikohet të jetë dita jua

DASHI
Jeta juaj ne çift nuk do jete shume e ekuilibruar gjate kësaj dite. Ne disa momente do ju dalin edhe vështirësi te cilat do kalohen vetëm me optimizëm dhe qetësi. Beqaret do jene ne humor te shkëlqyer dhe do ja arrijnë ta tërheqin pas vetes personin qe do pëlqejnë. Financat do jene disi te ndërlikuara, kështu qe mire do bënit te shpenzonit me maturi e largpamësi.
 
DEMI
Venusi do ketë ndikim te madh tek jeta juaj ne çift gjate kësaj dite dhe do sjelle ngjyrat, ndriçimin dhe ngrohtësinë mes jush. Shfrytëzojeni sa te mundeni çdo sekonde. Për beqaret do ketë plot mundësi për dashuriçka kalimtare, por vetëm kaq. Financat do përmirësohen menjëherë ne një mënyrë krejt te papritur. Gjithsesi kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni pafund, por duhet te hiqni disa para mënjanë.
 
BINJAKET
Dite e mbushur me vështirësi te mëdha dhe probleme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do keni debate pafund me njeri-tjetrin. Beqaret nuk do e mbajnë gjithë kohës mendjen tek krijimi i një lidhjeje, por një surprize shume e këndshme i pret ne mesdite. Shpenzimet duhet t'i kryeni me maturi dhe përkujdes kështu qe gjendja do vazhdoje te mbetet e mire.
 
GAFORRJA
Merkuri do jete planeti me harmonik i kësaj dite i cili do ua beje ditën me te veçante sot. Ai do krijoje klimën e duhur qe ju te dashuroheni me sa me tepër pasion. Beqaret do hezitojnë te hedhin hapa pasi nuk do ndihen ende gati. Ne planin financiar duhet te veproni gjithmonë me maturi dhe zgjuarsi ne mënyrë qe gjendja te mos ketë aspak probleme.
 
LUANI
Dite normale do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Për fat te mire nuk do ndodhe asnjë gjë e papritur qe te mund t'iu prishe harmoninë. Beqaret ka mundësi qe te fillojnë te mendojnë mjaft për një person qe e kane ne pune dhe qe deri me sot e kishin pare thjesht si koleg. Rrethanat do jene goxha te mira për sektorin e financave dhe asnjë problem nuk do ndodhe.
 
VIRGJERESHA
Asnjë planet nuk do ketë ndikim te madhe tek jeta juaj ne çift dhe ne përgjithësi gjerat mes jush dhe partnerit do ecin për mrekulli. Beqaret do e gjejnë qe ne mëngjes personin e duhur dhe zemra do ju rrahe fort ne çdo moment. Ata nuk do e kenë mendjen tek asgjë tjetër. Buxhetin po nuk e patet kujdes ka rrezik te pësojë tronditje me pasoja goxha te renda.
 
PESHORJA
Dialogu do mbizotërojë gjate gjithë kohës sot mes jush dhe atij qe keni ne krah. Do afroheni aq shume me njeri-tjetrin saqë do i zgjidhni menjëherë edhe disa probleme te vogla qe keni pasur. Beqaret duhet t'i marrin gjerat me sa me shume qetësi, pasi te ne kundërt mund te gabojnë rende. Buxheti do përmirësohen ne mënyrë te menjëhershme dhe do mbeteni te habitur.
 
AKREPI
Nëse doni qe lidhja juaj te ece sa me mire sot, duhet patjetër te bëni me tepër lëshime. Po u treguat kokëfortë dhe po kërkuat gjithmonë te dale e juaja keni për te pasur probleme serioze. Beqaret do preferojnë te mos bëjnë asgjë për ta ndryshuar statusin e tyre, pasi nuk e ndiejnë ende nevojën për dike pranë. Financat do jene te qëndrueshme dhe pa probleme.
 
SHIGJETARI
Dite e mbushur me vështirësi ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Si ju ashtu edhe partneri do jeni kokëfortë dhe nuk do hapni rruge për asnjë çast. Beqaret do kenë një takim mjaft interesant ne orët e mesditës. Vazhdimësia do varet tërësisht prej tyre. Gjendja e financave do vazhdoje te jete gjithë kohës e mbrojtur. Mund t'i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me tepër.
 
BRICJAPI
Dite shume e bukur dhe pa asnjë lloj problemi do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. partneri mund t'iu beje edhe një propozim interesant qe do iu lere me goje hapur. Beqaret nuk duhet te hezitojnë për asnjë moment se joshuri edhe sikur mos ja arrijnë qëllimit përfundimtar. Buxhetin do e mbani nen kontroll dhe kjo do ju lejoje te kryeni edhe disa shpenzime me tepër.
 
UJORI
Sot ka rrezik te mos silleni mire me partnerin tuaj ju te dashuruarit dhe kjo do ju largoje akoma me tepër nga njeri-tjetri. Beqareve nuk do ju mungojnë aspak mundësitë për te joshur e për te pasur njohje, por ata nuk do ndihen gati aspak për te hedhur hapa. Financat do dobësohen ndjeshëm për shkak te shpenzimeve te pamenduara qe do kryeni.
 
PESHQIT
Jeta juaj ne çift ka për te qene shume me e qete sot. Do i kuptoni edhe gabimet e bëra me pare dhe do dini si te kërkoni falje ne çdo moment. Beqaret do dine gjithmonë si te joshin dhe sot kane për te filluar një lidhje te qëndrueshme dhe afatgjate. Ne planin financiar nuk do keni aspak vështirësi, përkundrazi përveç shpenzimeve do hiqni edhe disa pare mënjanë për te ardhmen.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi