Horoskopi për datën 22 shkurt 2017
Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Horoskopi për datën 22 shkurt 2017<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
Horoskopi për ditën e sotme. Mësoni si parashikohet të jetë dita juaj.
 
DASHI    
Jeta juaj ne çift do ece si duhet sot dhe nuk do keni me debate apo acarim. Do jeni shume me te logjikshëm dhe madje do kërkoni falje për gabimet e bëra. Beqaret ka mundësi te fillojnë te ndiejnë për disa persona qe i kane njohur pak kohe me pare dhe qe i kane miq. Financat do jene goxha me te mira fale ndikimit te Merkurit. Do ju duhet thjesht te mos merrni vendime te nxituara.
 
DEMI  
Do keni besim te verbër tek partneri juaj sot dhe për fat te mire ai nuk do ju zhgënjejë. Çdo moment kur te jeni pranë njeri-tjetrit do jete si një përrallë. Beqaret do ndihmohen nga disa miq te rinj dhe do e gjejnë personin me te përshtatshëm. Nëse me shpenzimet tregoheni te matur, gjendja e financave ka për te mbetur e mire. Ne te kundërt përgatituni për tronditje.
 
BINJAKET  
Sot do reflektoni me kujdes ju te dashuruarit dhe do e kuptoni qe duhet te bëni me tepër për te mbajtur zgjuar zjarrin e pasionit. Vetëm ne këtë mënyrë marrëdhënia ne çift do përmirësohet aq sa keni ëndërruar. Beqaret gjithashtu do i kenë te gjitha mundësitë për te realizuar takimet e ëndërruara. Me financat nuk do keni asnjë lloj problemi kështu qe mund te bëni edhe investime.
 
GAFORRJA  
Sot do kaloni plot momente te lumtura ju te dashuruarit sepse si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah do mendoni për surpriza dhe do ja shprehni ndjenjat njeri-tjetrit. Beqaret duhet ta lënë veten te lire dhe kane për te gjetur personin e tyre te ëndrrave. Ne planin financiar duhet te tregoheni disi me te kujdesshëm se me pare pasi gjendja nuk do jete aq e mira sa do donit.
 
LUANI  
Yjet nuk do e favorizojnë aspak jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite kështu qe duhet te jeni te kujdesshëm me çdo hap qe do hidhni ne mënyrë qe te mos keni probleme. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare ne momentin qe me pak do e presin. Financat nuk do jene ne një gjendje te mira. Shpenzoni me kursim e maturi nëse nuk doni te mbeteni me duart bosh.
 
VIRGJERESHA  
Dite mjaft premtuese do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do kaloni pafund momente te këndshme me partnerin dhe ne fytyrën tuaj nuk do venitet asnjë çast buzëqeshja. Beqaret nuk duhet te tentojnë te shkatërrojnë një lidhje tjetër vetëm për te pasur pranë dike qe pëlqejnë. Ne planin financiar Plutoni do ju nxite te jeni me te organizuar dhe me kursimtare.
 
PESHORJA  
Pasioni do shtohet ne mënyrë te habitshme ne jetën tuaj ne çift sot dhe ndonjëherë do ju duhet vërtet sikur jeni neper ëndrra. Beqaret duhet te mendohen mire para se te hedhin çdo lloj hapi sepse ne te kundërt situata mund t'iu dale edhe jashtë kontrollit. Buxheti nuk do jete shume i qëndrueshëm. Qe gjendja te stabilizohet duhet te flisni sa me pare me specialistet e fushës.
 
AKREPI  
Jeta juaj ne çift do jete shume e qete sot. Do ndiheni gjate gjithë kohës mire dhe nuk do keni as problemin me te vogël me njeri-tjetrin. Beqaret do shpresojnë me kot për te ndryshuar statusin. Edhe sot ka për te qene një dite e zakonshme. Ne planin financiar mund te ketë disa ndryshime pozitive, por jo aq sa ju te kryeni shpenzime te konsiderueshme. Mendoni edhe për ditët ne vijim.
 
SHIGJETARI  
Sot do ndodhin incidente te shumta ne jetën tuaj ne çift dhe ne disa momente do mendoni edhe t'i jepni fund gjithçkaje. Sido qe te vijnë punët, mire është te mos merrni vendime te nxituara. Beqaret do jene sensuale dhe do joshin gjate gjithë kohës. Ka mundësi qe ta ndryshojnë edhe statusin. Buxheti do jete goxha problematik. Nuk do jeni aspak te logjikshëm dhe do rrënoheni.
 
BRICJAPI  
Nëse keni pasur mosmarrëveshje me partnerin kohet e fundit, edhe sot situata do vazhdoje te jete delikate. Po nuk hapet rruge dhe po nuk i pranuat gabimet e bëra nuk keni për t'u ndier te qete. Beqaret do i japin prioritet jetën profesionale dhe nuk do mendojnë për jetën intime. Buxheti do jete goxha me i mire kështu qe mund te kryeni edhe disa investime.
 
UJORI  
Duhet te bëni gjera te veçanta sot ju te dashuruarit ne mënyrë qe jeta ne çift te jete me emocionuese. Yjet do i keni ne krah ne çdo rast. Beqaret do tërhiqen mjaft nga persona shume me te rinj ne moshe dhe ka mundësi qe rrethanat te jene te favorshme. Ne planin financiar nuk keni për te pasur probleme serioze, përkundrazi situata mund te konsolidohet.
 
PESHQIT
Ju te dashuruarit do keni guximin te flisni hapur me partnerin tuaj sot te zgjidhni njëherë e mire disa dyshime apo probleme. Mbrëmja ka për te qene me e qete. Beqaret nuk do besojnë as pak tek dashuria me shikim te pare, por diçka e veçante do ju ndodhe papritur. Ne planin financiar mos bëni asnjë çmenduri dhe mendohuni disa here para se te hidhni hapa.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi