Horoskopi për datën 23 shkurt 2017
Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Horoskopi për datën 23 shkurt 2017<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
Horoskopi për ditën e sotme. Mësoni si parashikohet të jetë dita juaj.

DASHI  
Sot do kaloni serish një dite te mire dhe te mbushur me pozitivitet ju te dashuruarit. Venusi do jete planeti qe do kujdeset ne çdo moment dhe do ua beje çdo moment emocionues. Beqaret do flirtojnë dhe do joshin sa here qe te kenë mundësi, por jo te gjithë do mund ta arrijnë atë qe duan. Ne planin financiar do dini gjithmonë si te veproni qe gjendja te mbetet e kënaqshme.
 
DEMI  
Klima ne jetën tuaj ne çift do jete eksplozive sot. Ne disa raste mund ta ngrini zërin me shume sesa duhet, por deri ne fund te ditës do arrini t'i zgjidhni te gjitha problemet. Beqaret do realizojnë disa takime entuziazmuese, por ende nuk duhet te mendojnë për një lidhje serioze. Me financat do tregoheni realiste dhe largpamës prandaj situata ka për te qene e kënaqshme.
 
BINJAKET  
Klima e sotme do jete mjaft sensuale për ata qe janë ne një lidhje. Çdo moment kur te jeni pranë partnerit keni për t'u ndier për mrekulli. Pasdite do ndodhe edhe diçka qe nuk e keni pritur, por qe do ju kënaqë. Beqaret duhet te jene te kujdesshëm me hapat qe do hedhin ne mënyrë qe te mos lëndohen me pas. Buxheti nuk do jete i mire, por ne vend qe te kërkoni hua, duhet te gjeni një mënyrë për t'ia dale me aq sa do keni.
 
GAFORRJA  
Do jeni me joshës dhe ne humor te shkëlqyer sot ju te dashuruarit. Do ja plotësoni te gjitha dëshirat partnerit dhe duke e pare atë te lumtur edhe vete do ndiheni te plotësuar. Beqaret do gjenden përballë disa dilemave te vështira dhe nuk do dine çfarë hapash te hedhin. Me shpenzimet duhet te jeni me te organizuar dhe keni për ta pare qe shume shpejt situata do përmirësohet.
 
LUANI  
Ka rrezik qe sot te konfliktoheni disa here me partnerin tuaj, megjithatë çdo gjë ka për t'u zgjidhur shume shpejt. Mundohuni te mos e gënjeni atë qe keni ne krah sepse situata do behet me e ndërlikuar. Beqaret duhet te qëndrojnë me këmbë ne toke dhe kurrsesi nuk duhet te nxitohen. Ne planin financiar gjendja do jete me e mire fale masave te marra se fundmi.
 
VIRGJERESHA  
Dite e shkëlqyer për ata qe janë ne një lidhje. Nga mëngjesi deri ne darke do përjetoni vetëm kënaqësi dhe emocione pozitive. Te gjithë do ju kenë zili për mënyrën sesi do iu rrjedhin gjerat. Për beqaret do ketë dashuri me shikim te pare ne orët e mesditës. Edhe buxheti do ketë disa përmirësime te vogla fale disa punëve te mbyllura me sukses.
 
PESHORJA  
Mundohuni te mos e lini pas dore partnerin tuaj sot dhe sado pak kohe te lire qe te keni, atë t'ia përkushtoni plotësisht atij. Për beqaret çdo gjë do jete ndryshe. Jeta e tyre do marre drejtimin e duhur dhe tashme edhe ata nuk do ndihen me te vetmuar. Ne planin financiar do ndërmerrni shume rreziqe, por për fat te mire çdo gjë do ece si duhet. Mund te kryeni edhe ndonjë investim.
 
AKREPI  
Jeta juaj ne çift ka për te qene shume here me e mire sot. Do jeni me te komunikueshëm, me te kuptueshëm dhe me tolerante me atë qe keni ne krah. Beqaret do marrin propozime, por do ju duket ende herët për te hedhur hapa. Ne fakt po pritet gjate mund te mos ju ecin gjerat si i mendoni. Ne planin financiar, bujaria e familjes tuaj do beje qe gjendja te stabilizohet.
 
SHIGJETARI  
Për çiftet çdo gjë do ece si duhet sot. Do dini si te silleni ne çdo moment me atë qe keni ne krah dhe për disa gabime do kërkoni edhe falje. Beqareve do ju ndodhin gjera te jashtëzakonshme ne vene shume te veçanta. Ata duhet te përgatiten për ndryshime. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë duhet një menaxhim i mire ne mënyrë qe gjendja te mbetet e njëjtë.
 
BRICJAPI  
Beni diçka ndryshe sot ju te dashuruarit dhe mos lejoni kurrsesi qe rutina t'iu pushtoje. Disa miq do iu ndihmojnë duke iu dhënë sugjerimet e duhura. Beqaret me mire le te qëndrojnë e te argëtohen me miqtë, pasi mundësitë për te ndryshuar statusin thuajse do mungojnë. Me financat duhet te jeni me vigjilente dhe asnjë problem nuk do ndodhe.
 
UJORI  
Për çiftet, kjo dite do jete goxha delikate. Për shume gjera do debatoni dhe nuk do bini aspak dakord. Ne disa momente madje mund te keni edhe debate për disa çështje te lëna pezull. Beqaret duhet t'i analizojnë gjerat me shume kujdes nëse nuk duan te përballen me zhgënjime me vone. Ne planin financiar do ju pëlqejë te ndërmerrni rreziqe vetëm për ta përmirësuar gjendjen. Do ja dilni mbanë.
 
PESHQIT  
Nëse nuk doni qe rutina t'iu pushtoje sot ju te dashuruarve dhe te futeni ne një bote te mërzitshme, duhet patjetër te shtoni dozat e fantazisë. beqaret qe nuk besonin tek dashuritë me shikim te pare kane për te pasur surpriza te jashtëzakonshme. Buxheti mund te përkeqësohet nëse shpenzoni për çdo gjë qe ju shkon ne mendje dhe nuk mendoni për te nesërmen.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv