Horoskopi për datën 25 nëntor 2016!
Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 25 nëntor 2016!<br />Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 25 nëntor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj! Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju.

Dashi
Nëse jeni ne një lidhje Merkuri ka për t'ua bërë ditën të mrekullueshme sot. Beqarët do kenë një jetë aktive dhe mund të njihen me disa persona me te cilët do fillojnë menjëherë një lidhje. Ne planin financiar duhet të tregoheni me realistë që të mos gaboni.

Demi
Ditë shumë e bukur do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Beqarët nuk do e kenë të lehtë ta gjejnë princin e tyre të kaltër, por kjo nuk do te thotë që duhet të ndalen së kërkuari deri ne fund. Financat duhet t'i mbani sa më shumë nën kujdes sepse nëse gjendja pëson tronditje nuk do e rimerrni veten lehtësisht.

Binjakët
Ditë fantastike do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Për beqarët do ketë disa takime, por pjesa më e madhe do çojnë vetëm ne aventura kalimtare, asgjë serioze. Buxheti nuk do jetë ne gjendjen më të mirë. Do kryeni shpenzime të pamenduara dhe kjo do e dobësojë gjendjen.
 
Gaforrja
Klima yjore do jetë shumë e ngrohtë për ata qe janë në një lidhje. Beqarët do duan të bëjnë ndryshime të mëdha, por fati nuk do jetë aspak në anën e tyre. Në planin financiar situata do jetë shumë herë më e mirë nga sa e kishit menduar kështu që kryejini pa frikë edhe disa shpenzime me tepër.

Luani
Gjërat nuk do ecin mirë sot ndërmjet jush dhe atij që keni ne krah. Beqarët do afrohen edhe me tepër me një person që e kane njohur se fundmi dhe mund te hedhin edhe ndonjë hap me tej. Për financat nuk do jetë dite e favorshme kështu që mirë është te mateni mirë para se të kryeni shpenzime.

Virgjëresha
Sot do kujdeseni edhe për detajet më të vogla ju të dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë më e veçante se kurrë me parë. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë në momentet që më pak i presin. Në planin financiar mund të keni edhe disa vështirësi, por më e rëndësishmja është që në fund do ja dilni mbanë.
 
Peshorja
Venusi do e ndriçojë jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Për beqarët do ketë gjithashtu ndryshime. Buxheti nuk do jetë as i keq dhe as i mirë. 

Akrepi
Sido që të vijnë punët gjatë kësaj dite ju do i qëndroni gjithë kohës besnike atij që keni ne krah. Dita do mbyllet me qetësi. Beqarët do jenë shumë realiste dhe do dine si ta organizojnë ditën. Financat do jene goxha të mira, por kjo nuk do te thotë qe ju të shpenzoni pafund apo te jepni hua pa reflektuar.

Shigjetari
Dite e qetë do jete kjo e sotmja për të dashuruarit. Beqarët sado që të mundohen nuk do arrijnë dot ta gjejnë personin e përshtatshëm kështu që do mbeten ende të vetmuar. Ne planin financiar do ju ndihmojnë mjaft familjarët dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme.

Bricjapi
Pas gjithë përpjekjeve qe keni berë, me në fund keni krijuar një klime të ngrohte në jetën tuaj në çift. Financat do dini si t'i organizoni kështu që gjendja do mbetet ende e qëndrueshme. 

Ujori
Ditë goxha e ndërlikuar do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Beqarët më mirë të presin edhe pak kohë para se te hedhin hapa sepse në të kundërt mund të zhgënjehen e mund të lëndohen. Në planin financiar do keni probleme serioze nëse tregoheni impulsive.

Peshqit
Sot do jeni shumë xheloze dhe posesive ju të dashuruarit. Beqaret do kenë disa takime, por asnjëri nuk do jetë aq interesant sa për të filluar një lidhje. Buxheti do jetë i qëndrueshëm.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?