Horoskopi për datën 29 Nëntor
2016! Çfarë parashikojnë për ju yjet?

Horoskopi për datën 29 Nëntor<br />2016! Çfarë parashikojnë për ju yjet?
Lexoni horoskopin ditor për ditën e martë 29 Nëntor 2016. Çfarë parashikojnë për ju yjet?

DASHI
Edhe pse në një lidhje, sot do ndiheni më të vetmuar se kurrë. Partneri do jetë i angazhuar me disa çështje te rëndësishme dhe do ju lërë shumë pas dore. Beqarët nuk do arrijnë dot të fiksohen pas një personi pasi do marrin shumë ftesa njëherësh. Në planin financiar ka rrezik të keni goxha vështirësi dhe do ju duhet ndihmë nga të afërmit për t'ia dalë mbanë.

DEMI
Ditë e qetë, pa probleme, por edhe pa pasion të madh. Bëni ato që do ndjeni dhe mos mendoni aspak për të ardhmen e largët. Beqarët nuk do ndihen mirë me takimet që do realizojnë dhe do preferojnë të qëndrojnë vetëm edhe për disa kohë. Në planin financiar do kaloni një dite goxha të vështirë. Kërkoni ndihmë nga familjarët ose miqtë e ngushtë sepse përndryshe nuk do ja dilni dot.

BINJAKËT
Rutina do mbizotërojë gjatë gjithë kohës sot në jetën tuaj në çift dhe në disa momente edhe mund të mërziteni. Flisni me partnerin dhe mundohuni të bëni ndonjë ndryshim. Beqarët do jenë më të favorizuar dhe mund të kenë ndryshime drastike të statusit. Për financat nuk do keni për çfarë të qaheni pasi gjendja ka për të qenë e shkëlqyer në çdo moment.

GAFORRJA
Çfarë do që të ndodhe sot ju do e ruani qetësinë dhe nuk do i largoheni partnerit. Ju e dini mirë sa shumë ai ju dashuron dhe ndonjë fjalë të gabuar të tij në momente inati nuk do e merrni parasysh. Beqarët do bëjnë mirë të mos nxitohen e të hedhin hapa sepse mund të lëndohen pamasë. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni shumë rreziqe sepse situata mund të përkeqësohet.

LUANI
Dita e sotme do ketë vështirësi të vogla sot, por asgjë për t'u alarmuar. Çdo gjë duhet marrë sa më shtruar që të jetë e mundur. Beqarët do kenë njohje të reja që në mëngjes, por takimi i shumëpritur do ndodhë në orët e pasdites. Shumë gjera kanë për të ndryshuar shpejt për ta. Ne planin financiar fati do jetë në anën tuaj, por ju duhet të dini si t'i menaxhoni paratë.

VIRGJËRESHA
Ditë e jashtëzakonshme ka për të qene kjo e sotmja për të dashuruarit. Do përjetoni emocione të forta dhe do ju duket sikur jeni në një ëndërr. Beqarët duhet t'i bëjnë sytë katër nëse duan të gjejnë personin e duhur. Nëse presin që ai të vijë vetë t'i kërkojë, do jenë të humbur. Financat duhet t'i keni nën kujdes. Po shpenzuat edhe për gjera të panevojshme keni për të mbetur pa para.

PESHORJA
Nuk duhet në asnjë mënyrë të mundoheni ta bëni xheloz partnerin tuaj sot sepse pasojat mund të jenë të mëdha. Mundohuni vetëm te dashuroheni si ta ndjeni dhe largoni dyshimet. Beqaret duhet të bëjnë ende durim për të gjetur personin më të përshtatshëm. Financat do dini si t'i organizoni dhe gjendja do mbetet e kënaqshme në çdo moment. Vazhdoni me këtë sjellje.

AKREPI
Marrëdhënia juaj në çift do jetë goxha e mirë sot. Do jeni të dy palët në humor dhe do bashkëpunoni për gjithçka. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje mund të ndihen keq. Beqarët nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë dhe do mbeten me të njëjtin status. Financat do arrini t'i menaxhoni me kujdes dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

SHIGJETARI
Ditë e zakonshme ka për të qenë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Për fat të mire nuk do ketë mosmarrëveshje, por në përgjithësi do mbizotërojë qetësia. Beqarët që duan lidhje serioze duhet të presin edhe pak kohe, ndërsa ata që preferojnë aventurat kalimtare do jenë me shumë fat. Me shpenzimet tregohuni objektivë dhe mendoni paksa edhe për të ardhmen.

BRICJAPI
Ditë me shumë fat do jete kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do ndiheni më së miri pranë atij që dashuroni dhe mund të pranoni të hidhni edhe hapa më tej. Beqarët do afrohen akoma më shumë me disa persona të njohur rishtazi. Lidhja e tyre mund të thellohet edhe më tepër. Në planin financiar gjendja do vijë gjithnjë e duke u përmirësuar.

UJORI
Ditë e paqëndrueshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Herë pas here do keni aq shumë debate me partnerin saqë mund të mendoni edhe të ndaheni. Beqarët ka mundësi të takojnë persona interesantë në mjedisin e punës. Financat do vazhdojnë të mbeten të paqëndrueshme edhe për një kohë të gjatë. Kujdes me çdo lloj shpenzimi.

PESHQIT
Do jeni shumë nervozë sot ju të dashuruarit dhe mund t'i thoni partnerit gjëra të gabuara. Po nuk folët me të dhe t'ia shpjegoni situatën mund të keni probleme akoma më të renda. Beqarët do bëjnë mirë të mos nxitohen për asgjë sepse gjithçka ka kohën e vet. Me shpenzimet do jeni impulsive dhe mund të bëni gabime të mëdha me pasoja të rënda për të ardhmen.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Koha për të rregulluar problemet e së shkuarës...çfarë thonë yjet për ju sot

Koha për të rregulluar problemet e së shkuarës...çfarë thonë yjet për ju sot