Horoskopi për datën 3 Dhjetor
2016! Çfarë parashikojnë yjet?

Horoskopi për datën 3 Dhjetor<br />2016! Çfarë parashikojnë yjet?
Lexoni horoskopin ditor për ditën e shtunë 3 Dhjetor 2016. Çfarë parashikojnë për ju yjet?

DASHI
Komunikimi me partnerin nuk do jetë aspak i mirë gjatë kësaj dite. Mund të keni herë pas here mosmarrëveshje dhe probleme të forta me partnerin dhe ndonjëherë mund të mendoni edhe t'i jepni fund gjithçkaje. Beqarët do fillojnë aventura të këndshme të cilat do i mbushin me gëzim. Buxhetin duhet ta menaxhoni në një tjetër mënyrë nëse nuk doni të keni probleme.

DEMI
Ditë mjaft harmonike do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Pasioni gjithashtu do shtohet dhe kënaqësitë do jenë të njëpasnjëshme. Beqarët më në fund do arrijnë ta bëjnë për vete personin që kanë pëlqyer prej kohësh dhe do fillojnë menjëherë një lidhje. Në planin financiar duhet vetëm te jeni pak më të kujdesshëm me shpenzimet dhe gjendja nuk do ketë probleme.

BINJAKET
Venusi do ju bejë me sharmante sot ju të dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë tejet e veçantë. Në orët e pasdites dhe mbrëmjes mund të përgatisni edhe surpriza për njeri-tjetrin. Beqarët do vazhdojnë ende të jenë në kërkim të princit të kaltër, por pa rezultat. Në planin financiar nuk duhet t'i besoni vetëm instinktit tuaj sepse mund të bëni gabime.

GAFORRJA
Sot do afroheni akoma më shumë me partnerin tuaj ju të dashuruarit dhe marrëdhënia në çift do jetë e shkëlqyer. Të gjithë do ju kenë zili. Beqarët duhet t'ia lënë çdo gjë në dorë kohës dhe nuk duhet të kërkojnë diçka me ngulm. Sot më mire t'i marrin gjërat shtruar. Financat nuk do kenë aspak probleme kështu që mund t'i kryeni pa frikë shpenzimet e menduara.

LUANI
Ditë e veçantë do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do mërziteni për asnjë moment pasi partneri do ju mbajë gjithë kohës në pëllëmbë të dorës. Beqarët më mirë të mos nxitohen sot sepse pas disa ditësh do iu jepet një mundësi edhe më e mirë. Yjet do ndikojnë pozitivisht tek jeta juaj në çift prandaj gjendja do fillojë të ketë disa përmirësime të vogla.

VIRGJERESHA
Mos flisni e kërcënoni partnerin me ndarje sot nëse nuk ua plotëson dëshirat sepse do e përkeqësoni edhe më shumë situatën në të cilën ndodheni. Më mirë reflektoni në qetësi para se të flisni. Beqarët do kenë një ditë mjaft të ngrohte dhe pa asnjë problem. Në mbrëmje mund të takojnë edhe persona interesantë. Financat do vazhdojnë të jenë të qëndrueshme dhe aspak problematike.

PESHORJA
Ditë mjaft e favorshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Komunikimi dhe bashkëpunimi mes jush do jetë për t'u pasur zili. Beqarët nuk do duan ende të bëjnë ndryshime të statusit të tyre dhe do vazhdojnë të mbeten vetëm. Në planin financiar do keni më shumë vështirësi se më parë kështu që duhet të tregoheni sa më të matur dhe sa më të kujdesshëm.

AKREPI
Ditë jo shumë e qëndrueshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Herë pas here mund të keni edhe debate të forta me njëri-tjetrin dhe do e ngrini zërin. Për beqarët ndikimi i yjeve do jetë mjaft pozitiv. Kjo do jetë një ditë e jashtëzakonshme dhe e mbushur me takime fantastike. Në planin financiar nuk do bëni aspak gabime dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

SHIGJETARI
Ditë tejet pozitive do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do merreni vesh për mrekulli me partnerin tuaj, do argëtoheni dhe do qeshni pafund. Beqarët do e lënë pas turpin dhe do e joshin gjithë kohës personin që pëlqejnë. Për ta mund te fillojë një periudhë fantastike. Në planin financiar do ju ndihmojnë gjithë kohës familjaret dhe nuk do keni probleme.

BRICJAPI
Ditë e qëndrueshme dhe pa asnjë problem do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni, thjesht do shfrytëzoni momentet e këndshme. Beqarët do kenë disa takime të papritura të cilat mund t'ua ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë. Në planin financiar do jeni me shumë fat. Gjendja do jetë e shkëlqyer dhe pa asnjë lloj problemi.

UJORI
Ditë e mbushur me probleme do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do jeni të dy palët kokëfortë dhe nuk do i pranoni gabimet që keni bërë. Beqarët duhet të jenë më të hapur ndaj takimeve sepse mundësitë që do iu jepen sot do jenë vërtet interesante. Buxhetin do e mbani gjithë kohës nën kujdes dhe gjendja nuk do ketë aspak probleme. Mund të bëni edhe ndonjë investim.

PESHQIT
Pasioni do shtohet fuqishëm sot në jetën tuaj në çift dhe kënaqësitë do jenë të njëpasnjëshme. As vetë nuk do e besoni dot se jeni në realitet dhe jo në ëndërr. Beqarët do jenë gati edhe për aventura kalimtare vetëm që të mos mbeten më vetëm. Financat do jenë të njëjta. Mundohuni të paktën të shpenzoni me sa më shumë maturi që gjendja të mos tronditet.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar