Horoskopi për datën 3 qershor 2017
Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Horoskopi për datën 3 qershor 2017<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
Mësoni si parashikohet të jetë dita juaj për sot.
 
Dashi
Do të jeni dinamik dhe në humor, edhe pse gjatë së shtunës mund të stresoheni pasi dëshira për të vepruar është e madhe. Ka një dritë në fund të tunelit, e cila do të lejojë që të kaloni me sukses të gjitha sfidat. Në aspektin afektiv nuk do ju duhet të bëni asnjë sforcim sot për të pasur vëmendjen e partnerit.
 
Demi
Yjet do ju buzëqeshin, ndërsa Venusi do ju japë një shtysë tjetër në dashuri. Mund të keni një lodhje fizike, për shkak të angazhimeve që keni pasur, por emocionet që do përjetoni në dashuri do ju mbushin dhe do t’iu bëjnë të ndiheni shumë mirë. Në ambientin e punës nga një sforcim i vogël do të merrni rezultate të mëdha.
 
Binjakët
Hëna ju shtyn të veproni edhe nëse jeni në ankth. Gjatë së shtunës tensioni në dashuri do të arrijë kulmin, por vendosmëria juaj do të jetë kyçe për të përballuar çdo gjë. Në ambientin e punës nuk do të keni aspak dëshirë të sforcoheni sot. Në planin financiar tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet.
 
Gaforrja
Jeni një prej shenjave më të favorizuara të zodiakut dhe do të viheni në provë. Do të ketë mundësi unike për t’u kapur fluturimthi, duke shfrytëzuar edhe ndikimin e Hënës e cila do ju bëjë edhe më shumë luftëtarë. Shëndeti do jetë paksa delikat sot, prandaj bëni mirë të kujdeseni pak më tepër për veten.
 
Luani
Do të kapni fluturimthi disa mundësi të papara. Në këtë mënyrë do të dini të koordinoni tensionin e shkaktuar nga ndikimi i Marsit. Ndërkohë Saturni do ju mbushë me energji për të përballuar detyra të ndryshme që do ju ngarkohen. Veçanërisht në punë gjithçka do të jetë në favorin tuaj.
 
Virgjëresha
Hëna do t’iu buzëqeshë dhe kështu që do arrini të gjeni harmoninë tuaj. Ekuilibri juaj ju vendos në kushtet ku do t’i jepni prioritet jo vetëm sferës profesionale por edhe lidhjes së dashurisë. Ata që janë vetëm këshillohet t’i marrin më seriozisht ftesat për takime, nëse duan ndryshime. Kujdes me financat.
 
Peshorja
Hëna me ndikimin e saj negativ nuk do e lejojë që e shtuna të ecë siç e dëshironi. Disa zhvillime dinamike janë transformuar dhe do dini si t’i shfrytëzoni për të zgjidhur disa projekte të mbetura pezull, apo për të nisur të reja. Në planin afektiv bëni mirë të reagoni pasi heshtja nuk i shërben raportit tuaj.
 
Akrepi
Me planetët që ju mbështesin do të ndiheni fitues dhe gati për t’u ekspozuar ndaj projekteve të reja entuziaste. Është një moment lavdie dhe harmonie, por pa rrezikuar. Keni disa plane që doni t’i vini në jetë, ky është momenti i duhur, prandaj mos i shtyni më shumë. Financat do jenë të mira.
 
Shigjetari
Do të keni planetët kundër dhe do ju krijojnë situata të vështira. Mundohuni të kërkoni një mbrojtje më të mirë, në mënyrë që t’ia dilni. Ana profesionale nuk mund t’iu garantojë ende atë që dëshironi. Energjia juaj sot nuk do ju ndihmojë të ecni përpara. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime.
 
Bricjapi
Ankthi dhe tensioni do të dominojnë në jetën tuaj sentimentale. Gjatë kësaj të shtune për shkak të ndikimit negativ të Hënës do ndiheni në provë. Planetët ju këshillojnë që të mos ekspozoheni tepër, pasi nuk është rasti. Shëndeti do jetë i mirë në përgjithësi. Kujdes me financat, bëni një menaxhim më të mirë të të ardhurave.
 
Ujori
Prania e Marsit në shenjën tuaj, do ju lodhë, ndaj do jeni gjithë kohës në kërkim të sigurisë dhe përforcimeve. Do të vlerësoni shoqërinë e miqve, e koha nuk do ju mjaftojë për të bërë gjithçka dëshironi. Këshillohet që të zgjeroni njohuritë tuaja dhe të nisni projekte të reja për të pasur një ditë të shkëlqyer.
 
Peshqit
Nuk është momenti për të nxituar dhe për ta tepruar edhe pse mund të ketë gjëra që ju shqetësojnë. Në profesion do keni momente tensioni, do të testoheni dhe do të bëni vlerësime të reja të situatave. Ju duhet durim. Në dashuri paraqitet një ditë e qetë dhe cdo ndryshim do varet nga ju.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar