Horoskopi për datën 4 Qershor 2017
Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Horoskopi për datën 4 Qershor 2017<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
DASHI 21 mars - 20 prill
Do të keni kohë dhe mundësi për t’u shprehur gjatë kësaj dite dhe pikërisht për këtë arsye do të jeni në maksimumin e mundësive tuaja. Një situatë e tillë ju pëlqen shumë, pasi tensioni është një ndjenjë që ju transmeton forcë dhe eksitim në të njëjtin moment. Jepni më të mirën për objektivin tuaj dhe do e arrini.

DEMI 21 prill - 21 maj
Suksesi herët ose vonë do të vijë, ndonëse mund të keni humbur shpresën, e rëndësishme është që të angazhoheni në atë që doni. Ndoshta keni lejuar që dikush të ndikojë pak si shumë negativisht tek ju duke ju turbulluar qartësinë.

BINJAKET 22 maj - 21 qershor
Nëse për këtë ditë nuk keni programuar asgjë, atëherë është mirë që të mos humbni kohë. Do ju pëlqejë të bëni diçka ndryshe. Sigurisht është mirë që të distancoheni disi nga gjithçka që ju bën të ndiheni të stresuar, sidomos nga ato gjëra që ju pengojnë të relaksoheni siç doni.

GAFORRJA 22 qershor - 22 korrik
Ylli juaj udhëheqës do ju nervozojë, ndaj bëni kujdes që të mos bini në kurth dhe të reagoni. Ndikimi i Marsit do të bëjë që të keni sukses në punë dhe sa i takon ndjenjave situata do të vijë drejt përmirësimit.LUANI23. korrik - 22. gushtLëreni zemrën tuaj që të flasë, pasi bujaria juaj do ju nxjerr veç për mirë. Do të keni një sërë planetesh në favorin tuaj dhe kjo gjë do ju lejojë që të keni një pamje më të qartë për gjërat.

VIRGJERESHA 23  gusht - 23 shtator
Nuk do të jetë një ditë gjatë të cilës do të pushoni dhe relaksoheni, por do të jeni të zënë deri në fyt. Do të merreni me organizimin deri në detaje të planeve që keni për javën që do të nisë.

PESHORJA 24 shtator - 23 tetor
Gjithçka ju duket e qartë dhe e mundur. Do të rigjeni besimin, kujdesin dhe vëmendjen që ju mungonte. Gjatë së dielës do të arrini të realizoni objektivat kryesorë tuaj.

Akrepi 24 tetor - 22 nëntor
Kohëve të fundit në punë keni pasur disa momente të sikletshme, por tashmë po e kaloni këtë fazë. Transformimet dhe ndryshimet e vështira në sajë të ndikimit të Mërkurit, tashmë do jenë më të lehta.

SHIGJETARI 23 nëntor - 21 dhjetor
Nuk duhet me patjetër të rindërtoni raportet e komplikuara. Në sajë të ndikimit të fuqishëm të Hënës, ato lidhje aq të forta do të kapërcehen duke ju lënë të ecni me vendosmëri përpara.

BRICJAPI 22 dhjetor - 20 janar
Partneri/ja dëshiron që të jetë më shumë se një shpatull e sigurtë ku ju të qani, por edhe bashkëpunëtor në planet tuaja. Në sajë të mbështetjes së planetëve në shenjën tuaj do të keni një vitalitet në rritje.

UJORI 21 janar - 19  shkurt
Mundësitë që prisnit prej kohësh po afrohen. Duhet vetëm të keni durim dhe të mendoni pozitivisht. Keni pasur shumë probleme sa që nuk i keni parë sinjalet që u janë drejtuar, por tani gjërat do të ndryshojnë.

PESHQIT 20  shkurt - 20  mars
E diela do ju gjejë të ezauruar, por të shpërblyer prej rezultateve që keni marrë nga puna juaj. Për këtë arsye do mund të pushoni plotësisht dhe të relaksoheni nën shoqërinë e njeriut tuaj të zemrës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Sulmohet me armë zjarri ish-futbollisti i Turqisë, plagoset në këmbë! Doli nga një emision sportiv

VIDEO/ Sulmohet me armë zjarri ish-futbollisti i Turqisë, plagoset në këmbë! Doli nga një emision sportiv