Horoskopi për datën 5 mars 2017
Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Horoskopi për datën 5 mars 2017<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
Mësoni si parashikohet të jetë për ju dita e sotme.

Dashi
Prezenca e Venusit tek jeta juaj ne çift do i favorizoje projektet e përbashkëta sot. Ne përgjithësi gjerat mes jush dhe atij qe keni ne krah do ecin për mrekulli. Beqaret me ne fund do kënaqen me takimet qe do realizojnë dhe do mendojnë qe shume shpejt te hedhin edhe ndonjë hap me tej. Shpenzimet duhet t'i kryeni te mirëmenduara sepse ne te kundërt gjendja mund te përkeqësohet./p>
 
Demi
Do keni kundërshti te shumta me partnerin tuaj gjate gjithë kësaj dite dhe nuk do arrini dot te merreni vesh për asgjë se bashku. Ka rrezik qe marrëdhënia juaj te marre tatëpjetën. Beqaret do kenë një dite te veçante. Nuk do takojnë persona te rinj, por do afrohen mjaft me disa persona qe i njohin qe ne fëmijëri. Financat do jene te mira kështu qe mund te bëni edhe ndonjë investim.
 
Binjakët
Do keni shume keqkuptime me njeri-tjetrin ju te dashuruarit dhe për asgjë nuk do merreni vesh me te. Ne fakt disa persona te jashtëm do ju nxitin edhe me tepër për te pasur debate. Beqaret do parapëlqejnë ta kalojnë kohen me miqtë e ngushte dhe nuk do hedhin asnjë lloj hapi ne planin sentimental. Financat duhet ti mbani nen kontroll sepse do ju duhen para edhe për me vone.
 
Gaforrja
Mos bëni asgjë me nxitim sot ju te dashuruarit sepse keni për te pasur probleme shume te mëdha me vone. Nëse keni debate për disa tema te rëndësishme, mundohuni te qetësoheni dhe te reflektoni disi. Me inat dhe zë te larte nuk zgjidhet asgjë. Beqaret do fiksohen pas personave te bukur, por qe nuk kane vlera njerëzore. Ne planin financiar nuk duhet te nxitoheni për asgjë.
 
Luani
Sot do gjendeni ne situata te tilla ju te dashuruarit kur do arrini ta njihni edhe me mire atë qe keni ne krah. Do e kuptoni edhe njëherë tjetër se keni qene me fat qe e keni gjetur. Beqaret do lodhen me kot duke kërkuar dashurinë sepse nuk do e gjejnë atë. Për financat duhet te përkujdeseni pak me tepër dhe keni për ta pare qe gjendja do përmirësohet ndjeshëm.
 
Virgjëresha
Dite me intensive ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Tani e tutje gjerat mes jush dhe partnerit kane për te ecur edhe me mire. Beqaret do takojnë papritur një person me te cilin do fillojnë një histori shume te bukur dashurie. Ne planin financiar do jete Saturni ai qe do ju beje te paduruar për te zgjidhur problemet duke bere kështu edhe disa gabime.
 
Peshorja
Harmoni, ekuilibër, fantazi dhe emocione. Dita e sotme do përshkruhet plotësisht nga këto fjale. Shfrytëzojeni çdo çast sa me shume qe te mundeni. Për beqaret nuk priten dashuri te mëdha, por aventurat nuk do mungojnë asnjë moment. Ne planin financiar nuk keni për te pasur aspak probleme sepse kohet e fundit e keni hedhur çdo lloj hapi te mirëmenduar.
 
Akrepi
Nëse nuk i jepni rëndësinë e duhur partnerit tuaj ka rrezik qe ta humbni atë pak e nga pak. Mundohuni qe përveçse t'ia shprehni ndjenjat me tepër, te përgatisni edhe ndonjë surprize për te. Beqaret nuk do iu besojnë aspak personave qe do i joshin dhe do preferojnë qe edhe sot te qëndrojnë ashtu si janë. Ne planin financiar për fat te mire do mbizotërojë ekuilibri.
 
Shigjetari
Zemra juaj do ndihet shume here me mire nga me pare sot dhe kënaqësitë do jene te forta. Partneri do përkujdeset jashtëzakonisht. Beqaret do kenë vetëm disa flirtime dhe mundësi për aventura, asgjë me shume sesa aq. Për dashuritë e mëdha duhet ende te presin edhe pak. Buxheti do jete shume i mire, prandaj duhet te përfitoni sa me pare për te bere investimet e nevojshme.
 
Bricjapi
Ne jetën tuaj ne çift do rikthehet gëzimi, sensauliteti dhe romantizmi. Do ju duket vetja sikur jeni mbi re dhe nuk do e besoni dot se gjithçka po ju ndodh realisht. Beqaret do takojnë disa persona te cilët do i bëjnë t'i harrojnë te gjitha problemet qe kane dhe do i mahnitin pa mase. Financat do dini si t'i menaxhoni kështu qe gjendja nuk do ketë probleme.
 
Ujori
Do jeni te kujdesshëm me fjalët sot ju te dashuruarit dhe nuk do bëni asnjë gabim përkundrejt partnerit. Marrëdhënia ne çift do jete e shkëlqyer. Beqaret duhet te presin edhe pak kohe para se te mendojnë te kërkojnë dashurinë sepse priten dite me pozitive. Ne planin financiar fati do jete me ju. Do shpenzoni goxha dhe serish do ju mbeten para për te hequr mënjanë.
 
Peshqit
Sot duhet t'iu jepni fund tekave ju te dashuruarit sepse ne te kundërt mund te keni probleme me partnerin. Mundohuni te jeni sa me realiste. Beqaret do jene ende ne dyshim se cilin person te joshin, prandaj do presin edhe pak dite për t'u hedhur ne sulm. Buxheti nuk do jete problematik kështu qe mund te kryeni pa frike edhe ndonjë shpenzim me tepër./Horoskopi shqip


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)