Horoskopi për datën 6 dhjetor
2016! Si do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 6 dhjetor<br />2016! Si do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 6 dhjetor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj! Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju.

Nëse jeni në një lidhje duhet të bëni shumë kujdes me partnerin tuaj. Po i kërkuat gjëra të pamundura do e dekurajoni dhe do e mërzitni tej mase atë. Beqarët do e gjejnë më shpejt nga sa kishin menduar shpirtin e tyre binjak dhe do fillojnë një lidhje fantastike. Në planin financiar do bëni mirë të jenë ende të kujdesshëm sepse situata mund t'iu dalë jashtë kontrollit.
 
Demi
Lidhja juaj me partnerin do përmirësohet tej mase gjatë kësaj dite. Do e keni më të lehtë për të folur lirshëm me atë që keni në krah dhe nuk do ju dalin aspak mosmarrëveshje. Beqarët për fat te keq nuk do jenë me fat, prandaj duhet të presin ende disa kohë për të ndryshuar statusin. Në planin financiar do vazhdojë të mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri. Do jeni të qetë kur të shpenzoni.
 
Binjakët
Klima yjore do jetë tejet e ngrohtë sot dhe ata që janë në një lidhje do kalojnë një ditë të mrekullueshme. Secili do mendojë ta bëjë çdo moment fantastik. Beqarët nuk do ndihen ende gati për të hedhur hapa kështu që më mirë të mos i pranojnë ftesat që do ju bëhen ose t'i shtyjnë takimet për me vonë. Në planin financiar nuk do keni probleme.
 
Gaforrja
Kujdes me ato që do thoni gjatë kësaj dite sepse partneri nuk do jete në humor shumë të mirë dhe mund të lindin debate e mosmarrëveshje të forta. Beqarët duhet të bëjnë atë që do ndiejnë pa menduar për fjalët e të tjerëve. Në fund të fundit është jeta e tyre. Buxheti nuk do jetë shumë i mirë dhe vetëm duke marre hua do mund t'ia dilni mbanë sot.
 
Luani
Duhet t'i shprehni sa më shumë ndjenjat gjatë kësaj dite sepse vetëm në këtë mënyrë do e mbani pas vetes atë që keni në krah. Po e latë pas dore dikush tjetër mund t'ua rrëmbejë nga duart. Beqarët nuk do dinë çfarë të bëjnë për ta tërhequr pas vetes atë që pëlqejnë dhe do mbeten me të njëjtin status. Financat do jenë goxha të mira kështu që duhet të përfitoni për të bërë ndonjë investim.
 
Virgjëresha
Jeta juaj në çift do vazhdojë të mbetet e mirë edhe sot. Do merreni vesh për çdo gjë me atë që keni në krah dhe bashkëpunimin tuaj do e kenë zili të gjithë. Beqarët do vazhdojnë të ëndërrojnë pafund, por pa pasur ndonjë gjë reale. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni asnjë lloj rreziku sepse shumë shpejt do keni nevojë për më shumë para.
 
Peshorja
Sot duhet të bashkëpunoni sa më shume më partnerin tuaj në mënyrë që t'iu gjeni sa më parë zgjidhje problemeve që keni pasur. Po i late pas dore ato mund të zmadhohen edhe më shumë. Beqarët do kenë një ditë normale dhe të qetë. Për ndryshime duhet të presin edhe pak kohe. Buxheti nuk do përmirësohet aq shpejt sa ju mendonit prandaj duhet të bëni durim dhe duhet t'i menaxhoni me kujdes të ardhurat.
 
Akrepi
Nuk duhet ta kundërshtoni për çdo gjë partnerin tuaj gjatë kësaj dite sepse mes jush mund të lindin probleme dhe debate të zjarrta. Beqarët do arrijnë ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë dhe do fillojnë një lidhje fantastike me të. Çdo gjë për ta do jetë ndryshe tashmë. Buxheti do jetë goxha i mirë. Shfrytëzojeni rastin për te lare borxhet ose për te hequr ndonjë para mënjanë.
 
Shigjetari
Pranojini edhe kritikat që do ju bëjë partneri juaj sot sepse ai do ketë plotësisht të drejtë. Mbrëmja mes jush do jetë fantastike. Beqarët nga ana tjetër nuk do ja dalin dot ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë, por miqtë nuk do i lënë te mërziten për asnjë çast. Buxhetin do dini si ta menaxhoni. Gjendja financiare do jetë edhe më e mire nga disa ditëe më parë.
 
Bricjapi
Ditë e mbushur me probleme të njëpasnjëshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do bini dakord për asgjë me atë që keni në krah dhe mosmarrëveshjet do jenë të forta. Beqarët sado që të mundohen nuk do arrijnë dot ta gjejnë personin e ëndrrave. Në planin financiar do mbizotërojë qëndrueshmëria dhe nuk do keni asnjë problem.
 
Ujori
Do jeni më të hapur sot ju të dashuruarit dhe do diskutoni me partnerin për gjithçka. Marrëdhënia me të ka për të qenë tejet delikate. Kujdes! Beqarët nuk do kenë dashuri me shikim të parë, megjithatë nuk do mungojnë disa njohje interesante. Në planin financiar nuk do arrini dot vete ta stabilizoni situatën prandaj duhet të kërkoni ndihmë nga të afërmit ose nga miqtë.
 
Peshqit
Ditë e shkëlqyer do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do keni një komunikim të ngrohtë me partnerin dhe për çdo gjë do merreni vesh për mrekulli. Beqarët duhet t'i bëjnë sytë katër sepse personi i duhur mund të kaloje pranë tyre në momentin që më pak e presin. Për buxhetin duhet të përkujdeseni edhe me tepër në mënyrë që gjendja të përmirësohet.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar