Horoskopi për datën 6 nëntor 2016!
Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 6 nëntor 2016!<br />Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 6 nëntor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj! Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju.

DASHI
Flisni sa më hapur me partnerin tuaj gjatë kësaj dite sepse vetëm në këtë mënyrë do mund t'i zgjidhni debatet që keni pasur. Po i zvarritët më tepër do keni probleme më serioze. Beqarët do bien pre e mashtrimeve të disa personave dhe do lëndohen pa mase. Në planin financiar do jeni me fat dhe do arrini të hiqni edhe disa para mënjanë për të ardhmen.

DEMI
Ditë mjaft sensuale do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ndiheni gjatë gjithë kohës mirë me partnerin tuaj dhe do jeni gati për të hedhur çdo lloj hapi tjetër. Beqarët do kapin çdo moment, por jo të gjithë do gjejnë personat e përshtatshëm. Financat do arrini t'i mbani gjithmonë nën kontroll. Nuk do jetë e vështirë për ju të kryeni edhe disa investime më tepër.

BINJAKET
Ditë e kënaqshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do keni asnjë lloj problemi me partnerin tuaj, përkundrazi marrëdhënia do vijë duke u përmirësuar. Beqarët nuk do arrijnë të tërheqin persona pas vetes dhe do mbeten ende vetëm. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë të mundshme megjithatë nuk duhet të alarmoheni menjëherë.

GAFORRJA
Kjo ditë do jetë shumë e veçantë për të dashuruarit. Marrëdhënia me partnerin do jetë fantastike dhe nuk do keni as kohë të mërziteni. Beqarët do arrijnë ta bëjnë për vete personin që kanë pëlqyer aq shumë dhe do fillojnë një jetë ndryshe me të. Ne planin financiar do keni një ditë me shumë fat. Përfitoni nga kjo për të kryer investime të rëndësishme që do sigurojnë edhe të ardhmen.

LUANI
Jetës tuaj ne çift nuk do i mungojë pasioni sot. Përkundrazi në disa momente mund të kaloni në ekstaze pranë partnerit. Beqarët duhet ta shfrytëzojnë ditën në maksimum pasi rrallë herë në jetë vijnë mundësi si ato që do iu jepen sot. Buxhetin do dini si ta kontrolloni më së miri, kështu që gjendja do mbetet e mirë. Në mbrëmje mund t'iu vijnë me postë edhe disa para nga një person i afërt.

VIRGJERESHA
Ditë normale ka për të qenë kjo e sotmja për të dashuruarit. Në çdo moment do ndiheni mirë me partnerin dhe nuk do keni për çfarë të ankoheni. Beqarët nuk do jenë me shumë fat në dashuri kështu që ka rrezik që të mbeten sërish të vetmuar. Në planin financiar duhet të jeni sa më strikte që të mundeni pasi vetëm në këtë mënyrë do mund të mblidhni para.

PESHORJA
Sot duhet ta ndryshoni me çdo kusht rutinën e jetës tuaj në çift pasi në të kundërt situata do ndërlikohet edhe më tepër dhe do mërziteni tej mase. Beqarët do i shohin gjërat me një sy tjetër dhe çdo gjë për ta do jetë ndryshe. E rëndësishme është qe do ndiheni mirë. Buxhetin duhet ta keni më tepër nën kontroll pasi po i latë gjërat pas dore mund të lindin probleme.

AKREPI
Do dini si ta mbani gjatë gjithë kohës pas vetes partnerin tuaj sot dhe marrëdhënia me të do jetë e shkëlqyer. Do e joshni në mënyrë të veçantë dhe nuk do e lini vetëm asnjë moment. Beqarët do kenë prioritet punën dhe do e lënë disi pas dore jetën sentimentale. Për menaxhimin e të ardhurave që keni duhet t'i kërkoni sa më parë ndihmë ndonjë miku specialist të fushës.

SHIGJETARI
Sot, më të privilegjuarit në planin sentimental do jenë beqarët. Ata do e gjejnë personin me të cilin do jenë menjëherë gati të fillojnë një lidhje. Ata që janë në një lidhje do kenë një ditë tejet normale dhe pa ndonjë emocion të jashtëzakonshëm. Për financat ka për të qenë një ditë goxha e vështirë. Po nuk kursyet dhe po nuk morët masa keni për të mbetur shpesh pa para.

BRICJAPI
Mos luani shumë me ndjenjat e partnerit tuaj gjatë kësaj dite sepse do pendoheni rëndë. Marrëdhënia me të ka për të qenë e jashtëzakonshme nëse i qëndroni pranë dhe e dashuroni pa dorashka. Beqarët do kenë një ditë të ndërlikuar në punë dhe nuk do kenë kohë të mendojnë për dashurinë. Në planin financiar gjendja do jetë ende e paqëndrueshme.

UJORI
Ditë e qetë do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do merreni vesh për gjithçka me atë qe keni në krah dhe nuk do doni të ndaheni asnjë çast. Beqarët do jenë gati te bëjnë çdo gjë vetëm që të mos qëndrojnë më vetëm. Mundësitë në fakt do jenë të mira. Në planin financiar duhet të jeni gjithmonë të kujdesshëm edhe pse në fakt gjendja nuk do jetë problematike.

PESHQIT
Ditë e zakonshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Beni atë që do mendoni më të arsyeshme dhe lërini për më vone çmenduritë në çift. Ata që janë vetëm nuk do arrijnë dot të gjejnë personin e ëndrrave dhe do vazhdojnë ta vuajnë këtë gjë. Në planin financiar do ju dalin probleme goxha serioze. Nëse nuk ja dilni dot vetë, kërkoni sa më parë ndihmë nga të afërmit tuaj.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois