Horoskopi për datën 7 dhjetor
2016! Si do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 7 dhjetor<br />2016! Si do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 7 dhjetor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj! Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju.

Dashi

E kaluara po ju pengon për avancimet. Keni mundësi të zgjeroni horizontet, por keni frikë të përfitoni prej kësaj. Kujtimet për një zhgënjim të vjetër mund t’ju frikësojnë se do të dështoni përsëri. Mos i imagjinoni skenarët më të këqij dhe provojeni fatin. Keni fituar eksperiencë të vlefshme qysh prej asaj kohe. Tani që e dini se çfarë të prisni, do të jetë lehtë të lini mënjanë pengesat dhe të zgjidhni telashe minore.

Demi 
Një mik do t’ju zhgënjejë shumë. Është koha t’i jepni fund këtij raporti. Kur e keni takuar për herë të parë këtë person, keni ndier keqardhje për të. Dhe keni vazhduar të tregoheni zemërgjerë dhe t’i ndihmoni shumë. Për fat të keq, keni pasur shumë pak të mira nga kjo. Mos e vazhdoni këtë gjendje. Lini mënjanë gjërat dhe ecni tutje. Ju e meritoni një rreth shoqëror përkrahës dhe që kujdeset për ju.

Binjakët
Është e rëndësishme të tregoheni të sinqertë, veçanërisht në jetën profesionale. Tregoni vullnet të kumtoni lajme zhgënjyese, edhe nëse kjo nënkupton se mund të humbni një konsumator. Nëse i tregoni dikujt se mund të arrini një afat kohor që në të vërtetë është joreal, vetëm sado ta zhgënjeni edhe më shumë. Nëse po kërkoni promovim, mos e ekzagjeroni eksperiencën. Mund të jetë e nevojshme të kaloni më shumë vite në këtë pozitë pune para se të ngriheni tutje në sukses.

Gaforrja
Do të mund të pendoheni nëse përfshiheni në një moment religjioz apo kulturor. Është më mirë ta mbani veten të mbyllur për çështje që lidhen me moralin. Megjithëse një lider juaji është shumë i kompletuar, motivet e tij nuk janë të sinqerta. Rezistoni idesë që t’i jepni vlerësim për kontributin e tij derisa të mos e hulumtoni prapavijën e tij. Shpejt do ta zbuloni se reputacioni i tij është i keq. Është gjë e mirë që po keni dëshirë të rriteni dhe të zhvilloheni.

Luani
Do të keni telashe për shkak të një llogarie të përbashkët bankare me dikë. Është më së miri t’i mbani paratë larg të tjerëve edhe nëse kjo nënkupton se duhet të mbani një llogari të fshehtë. Nuk keni dëshirë të implikoheni në disa telashe financiare. Nëse keni biznes, duhet të siguroheni që ju jeni të vetmit që e keni mundësinë të nënshkruani dokumente. Kjo është mënyra më e mirë ta mbroni veten nga mashtrimet.

Virgjëresha
Nuk jeni të sigurt se për çfarë ka nevojë miku juaj i ngushtë apo partneri për të qenë të lumtur. Ata janë gjithmonë të qetë, derisa në mënyrë sekrete dëshirojnë diçka tjetër. Në vend se të mundoheni t’i akomodoni, është më mirë të shkoni në pushim. Nëse mbani distancë nga kjo lidhje do të qartësoni perspektivën tuaj. Keni krijuar situatë të keqe që duhet të ndryshojë. Mos u ndieni se duhet ta shpëtoni personin tuaj të dashur nga impulset e veta.

Peshorja
Më nuk jeni të sigurt nëse dëshironi ta ruani një vend pune apo jo. Një person i paarsyeshëm që është shef apo klient juaji po ju shkakton telashe edhe shëndetësore. Në vend se të prisni ndonjë mrekulli, më mirë merreni kontrollin e situatës. Kërkoni një tjetër vend pune, mbase në art. Mos ua vini veshin njerëzve që insistojnë se s’mund të jetoni duke u marrë me fushën që ju pëlqen. Mund të tregoheni të suksesshëm në një profesion kreativ.

Akrepi
Një person i ri në moshë po vepron keq. Mund të mos e kuptoni mirë se çfarë po e mundon. Është mirë të shkoni te dikush i specializuar. Nuk ka asgjë të keqe nëse merrni ndihmë kur ju nevojitet. Shikoni nëse ka mënyra që t’i ndihmoni njerëzit që ndodhen në të njëjtën situatë sikurse ju. Sa më shpejt që të mund të flisni me një person të mirë për këtë problem, aq më mirë do të ndiheni.

Shigjetari 
Familja juaj është duke u përzier shumë në mendimet tuaja. Nëse doni të merrni vendimet më të mira për jetën private, duhet të tërhiqeni pak. Është tepër e rëndësishme të keni mundësi të reflektoni situatën pa ndikime. Një i afërm që ka qëllime të mira mund të ju ketë frikësuar për ndryshimet. Ky person dëshiron të ruajë status quo-në. Për fat të keq, nuk është në interesin tuaj të rrini kësisoj.

Bricjapi
Mos e nënshkruani një kontratë apo marrëveshje derisa të mos e shikojë një profesionist juridik. Ka shumë gjëra të fshehta që mund të ndikojnë kundër interesit tuaj. Insistoni siç është më së miri të shkruani marrëveshjen. Nëse nuk keni mundësi të merrni atë që dëshironi, atëherë shkoni tutje. Është shenjë që keni të bëni me një oportunist që nuk ju ka trajtuar si duhet. Keni kurajë për veten.

Ujori
Tregohuni më realistë për perspektivën financiare. Nëse keni jetuar përtej mundësive, është koha të shikoni një punë më të mirë. Mund të jetë e nevojshme të specializoheni për një fushë të re. Jeni tipa që mësoni shpejt dhe do të mund të avancoheni e të kërkoni më të mirën. Në vend se të merreni me marrëveshje që ju vijnë, më mirë tregohuni më përzgjedhës.

Peshqit
Jeni duke u zhytur në karrierë. Është koha të caktoni disa qëllime të qarta. Sa më shpejt që e merrni punën e dëshiruar, aq më shpejt do të ngriheni në sukses. Punët që kanë të bëjnë me botimet, udhëtimet ose edukimin ju këshillohet t’i ndiqni. Do të ndiheni mirë të punoni në një kompani që ju jep edhe mundësinë të udhëtoni.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar