Horoskopi për datën 8 dhjetor
2016! Si do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 8 dhjetor<br />2016! Si do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 8 dhjetor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj! Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju.


Dashi
Është koha e duhur për bashkëpunime. Të gjithë janë shumë bashkëpunues dhe të këndshëm. Çfarëdo vështirësie që keni pasur në të kaluarën do të zhduket në ajër. Është po ashtu koha e duhur të hyni në një bashkëpunim me dikë që njihet për aftësi diplomatike. Bashkë mund të bëni gjëra impresive profesionale. Ju admironi njohuritë e tyre të zgjeruara, derisa partneri respekton kurajën që keni.

Demi
Do të merrni së paku dy oferta pune, gjë që do t’ju ngrejë vetëbesimin. Është ndjenjë e mirë të jeni të kërkuar. Pranojeni atë mundësi që ju duket më përmbushëse në aspektin e kreativitetit. Ndryshe prej gjërave tradicionale, ju mund të bëni shumë para në një fushë artistike. Kjo sepse keni punuar shumë për të zhvilluar aftësitë që keni. Kujtojeni këtë sa herë që nuk ndiheni shumë të inkurajuar për punë.

Binjakët
Ju tërhiqni adhurues sikur lulet që tërheqin bletët. Është kënaqësi e veçantë të flirtoni me dikë që ka inteligjencë dhe mençuri sa ju. Nëse jeni në një lidhje, partneri do të provojë t’ju kushtojë shumë vëmendje. Pranoni dhuratat, komplimentet dhe gjestet e mira. Këto gjëra do të shtrojnë rrugën për diçka shumë të mirë. Gjithmonë keni pasur rezerva për dashuri dhe kjo ju ka privuar nga eksperiencat e mrekullueshme.

Gaforrja
Shtëpia është aty ku e keni zemrën. Ju pëlqen të endeni përreth, të pastroni dhe të bëni shtëpinë e rehatshme. Nëse ndiheni të inspiruar për të organizuar një festë, ndiqeni këtë impuls. Kur jeni të rrethuar nga miqtë dhe familja do t’ ju përmbushet edhe shpirti. Mos u befasoni kur një i afërm zemërgjerë ju ndihmon me diçka. Në vend se ta ruani dhuratën e tij për raste të veçanta, shfrytëzojeni në baza ditore.

Luani
Dikush do të ketë nevojë për këshillën tuaj. Është mirë kur të tjerët ua respektojnë njohuritë: është edhe më mirë të paguheni për këtë. Nëse ndonjëherë keni menduar të bëheni konsulent profesionist, është koha të lansoni një biznes të tillë. Mësimdhënia në një kurs po ashtu do t’ua rrisë të ardhurat. Ju pëlqen të punoni me fillestarë, sepse nuk keni pse t’ua thyeni shprehitë apo besimet kokëforta.

Virgjëresha
Do t’ju ngrihet paga ose do të fitoni një pozitë më të mirë pune. Në vend se të ngrini standardin e jetesës, vendosni para shtesë në llogarinë e kursimeve. Është mirë të keni një siguri për vitet e ardhshme. Nëse depozitoni para në një shtëpi, kasolle vikendi apo veturë, janë mundësi të mira. Mos e fajësoni veten se po tregoheni ekstravagant. Gjithmonë keni vlerësuar gjërat që janë të bukura dhe të shfrytëzueshme njëkohësisht.

Peshorja
Pamja juaj e pamposhtur ju hap shumë dyer. S’ka rëndësi a dëshironi të fitoni një punë, të gjeni dashurinë apo të lansoni një projekt kreativ. E rëndësishme është të merrni atë që dëshironi. Fokusohuni në atë që ju mungon dhe mos ia lini fatit në dorë. Merrni këshilla nga një mik optimist që duket shumë me fat. Ky person i mençur e kupton se mënyra më e mirë për të tërhequr diçka është nëse silleni mirë me të tjerët.

Akrepi
Grumbullimi i parave për një rast bamirësie ju jep shumë kënaqësi. Kohëve të fundit keni qenë të dekurajuar nga të gjitha tregimet e lajmet e këqija. Rrethojeni veten me njerëz humanitarë që të përmirësoni këndvështrimin për botën. Sigurohuni të ofroni fjalë inkurajuese për dikë që ka punuar shumë por nuk është vlerësuar sa duhet. Nëse e vlerësoni talentin e tyre do të bëni shumë dallim në jetën e tyre. Mund të mos e kuptoni, por mendimi juaj llogaritet shumë.

Shigjetari
Ndërmarrjet ekipore janë duke shkuar në favorin tuaj. Mund ta shndërroni në realitet një ide të madhe me ndihmën e disa miqve inteligjentë. Pranoni kritikat e tyre, edhe nëse ju duken shumë të ashpra. Jeni mjaft të mençur sa për të lënë mënjanë egon për hir të përmirësimeve në punë. Nëse ftoheni në një organizatë kulturore, edukative apo religjioze, shkoni. Anëtarët e tjerë do të ju ndihmojnë të arrini sukses, edhe në rrafshin personal, edhe atë profesional.

Bricjapi
Përhapni lajme të mira në rrjetet sociale, sepse kjo do të ndikojë në reputacionin profesional. Mos e lini pa thënë fjalë të mira për një produkt ose shërbim. Sa më i favorshëm që të jetë publiciteti, aq më të vërejtura do të jenë rezultatet. Keni fuqinë të ndiqni trendët e popullarizuar. Kurdo që ju aprovoni një biznes, të tjerët do të kontrollojnë shumë. Mos u befasoni nëse një kompani ju ofron një punë që lidhet me publicitetin online.

Ujori
Do të fitoni shumë vëmendje te një organizatë apo grup profesionist a kulturor. Është ndjenjë e mrekullueshme të jeni të dëshiruar. Shfrytëzojeni këtë rast për të ndjekur ambiciet e mëtejme profesionale. Jeni shumë të zotët në absorbimin e informacioneve dhe zhvillimin e ideve të rrezikshme. Kësisoj, keni nevojë për një punë stimuluese që të ndiheni të lumtur. Nëse bëheni menaxher i një ekipi inovativ, do të shfrytëzoni mirë fuqitë tuaja.

Peshqit
Është koha e duhur të mbroni burimet tuaja financiare. Rifinancimi i një kredie, dhe kërkimi i mënyrave më të mira për të paguar këstet në bankë janë disa prej fushave të mira për t’i eksploruar. Në vend se të punoni për paratë, le të shërbejnë ato për ju. Edhe një seri me ndryshime të vogla do t’ju shtojë kursime të mëdha. Vazhdoni dhe bëni disa telefonata. Do të befasoheni këndshëm pasi të zbuloni sa shumë biznese janë të gatshme t’ju ofrojnë mundësi më të mira.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)