Horoskopi për datën 9 dhjetor 2016!
Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 9 dhjetor 2016!<br />Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 9 dhjetor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj! Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju.

Dashi

Fati i mirë do t’ju përcjellë këto ditë sidomos në komunikim dhe udhëtime. Do të fitoni para shtesë nëse shisni ndonjë skenar ose roman që keni shkruar. Me këto para mund të blinin ndonjë telefon, kompjuter ose televizor. Ka shumë gjasa të fitoni një udhëtim në një qytet antik. Pasuria juaj do të ketë ndikim të madh në opinionet tuaja. Papritmas do të shihnin që shumë rrugë të reja u janë hapur.

Demi
Një shans im mirë për të rritur të ardhurat tuaja do të shndërrohet në realitet. Për fat të mirë do të zgjidhni problemet tuaja financiare. Papritmas, do të jeni në gjendje të përballoni një jetë më luksoze. Sigurohuni t’i kontrolloni emailat dhe telefonin. Duhet të jeni gati për të pranuar një ofertë të rëndësishme. Mos u shqetësoni sepse kjo punë do t’ju kënaqë edhe emocionalisht por edhe do t’u japë rast të dëshmoni kreativitetin.

Bricjapi
Ju jeni në qendër të vëmendjes, prandaj sigurohuni të përfitoni ngritje të statusit. Nëse ia keni hedhur sytë një personi të veçantë, është koha e përshtatshme t’i propozoni një takim. Mos shkoni në vende ku shërbejnë peshk, sepse pranvera është më e përshtatshme për restorante elegante. Do të ndizen disa shkëndijëza për një romancë. Jeni duke kërkuar punë? Do të gjeni diçka që ka të bëjë me art, muzikë ose në ndonjë spital.

Gaforrja
Një mundësi e jashtëzakonshme për t’iu shmangur kaosit të përditshëm është në rrugë. Mos mendoni se çka është më praktike por bëni një rezervim për të pushuar në një vend të largët. Duke qenë të rrethuar nga luksi do të jetë ndihmë për të shikuar jetën në një perspektivë tjetër. Do të duhet të përballeni me një çështje familjare. Do ta keni më të lehtë sesa e mendoni t’i gjeni një shtëpi një të afërmi tuaj që kërkon ndihmë.

Luani
Jeta juaj shoqërore do të ringjallet në një takim me miq të vjetër. Shanset tuaja për të realizuar ëndrrat fëmijërore janë duke u rritur. Një person i fuqishëm do t’ju japë fonde për të nisur një projekt. Më në fund do të paguheni për imagjinatën tuaj. Sigurimi i publikut me mallra dhe shërbime është mënyrë e mirë që ju të shprehni talentin natyral sepse ju e dini saktë çka dëshirojnë njerëzit.

Virgjwresha
Fama dhe pasuria do t’ju japin mundësi të promovoni karrierën tuaj. Këto ditë do të jeni në qendër të vëmendjes. Njerëzit kanë përhapur fjalë për talentin tuaj dhe keni mundësi të mira për të rritur reputacionin. Nëse po kërkoni mundësi për të ndryshuar kahun, merrni në konsideratë gjëra që kanë të bëjnë me shkrim, mësim, udhëtim ose hulumtime. Duhet të negocioni për të arritur gjërat që meritoni, duke bindur shefin tuaj të ardhshëm.

Peshorja
Është koha t’i kushtoheni dashurisë dhe të hulumtoni botën. Një udhëtim do të ishte shumë i mirëseardhur. Vendet që do të shihni do të ju impresionojnë dhe do të gjeni mundësi për t’i avancuar interesat tuaja sa i përket profesionit. Mund të inspiroheni për të nisur një biznes në atë qytet. Për fat të mirë disa ekspertë janë të gatshëm t’ju bëhen partner. Zgjidhni njërin që ka reputacion më të mirë.

Akrepi
Problemet tuaja financiare do të bëhen gjëra të së kaluarës sepse do të përfitoni bonus, kompensim ose do të merrni ndonjë çmim. Rezistoni ngutjes dhe përkujdesuni të bleni gjërat që ju nevojiten. Përdoreni këtë shumë parash për veten tuaj. Paguani faturat dhe blini gjëra që ju duhen.

Shigjetari
Një marrëdhënie e mirë do të shkojë në një fazë të papritur. Nëse keni qenë duke dalë me dikë papritmas do të merrni vendim për një lidhje serioze. Po ashtu, nëse jeni duke punuar përkrah një kolegu të talentuar, ju të dy mund të lansoni një biznes së bashku. Do të jeni më zemërgjerë sa i përket shpenzimeve të parave derisa miku juaj do të ketë qasje tjetër. Shmanguni konflikteve.

Bricjapi
Mbajtja e një kafshe shtëpiake ju sjellë kënaqësi. Gjithmonë keni qenë të prirë për t’iu gëzuar shoqërisë së kafshëve. Mos u ndikoni nga fjalët e një miku i cili insiston se kjo është jopraktike. Një karakter si ju do të gjejë mënyra për të akomoduar një mace ose qen. Nëse keni vuajtur nga ndonjë problem shëndetësor, shumë shpejt do të shëroheni. Kontaktoni me ndonjë specialist të mirë.

Ujori
Disa momente të lumtura do të vijnë nga një dashuri e re. Një person i ri do të dalë në rrugën tuaj dhe ju do të kënaqeni me shoqërinë e tij. Ka diçka te ai person që ju mbush me optimizëm. Mos u befasoni nëse i ktheheni hobit të fëmijërisë. Muzika, piktura mund të jenë të mira për imagjinatën tuaj. Jepini vetes leje që të kaloni bukur sepse jo secili projekt duhet të ketë qëllim serioz.

Peshqit
Papritmas do të keni mundësinë të blini ose shisni diçka. Nëse keni dashur të blini shtëpi, sigurohuni të bëni zgjidhje sa më shpejt që të jetë e mundur. Do të keni rast të gjeni oferta më të mira. Nga ana tjetër duhet të siguroni hapësirë në këtë shtëpi edhe për një familjar tuajin. Një i afërm i vjetër do t’ju sjellë shumë kënaqësi në jetën tuaj.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)