Horoskopi për datën 1 Dhjetor
2016! Çfarë parashikojnë për ju yjet?

Horoskopi për datën 1 Dhjetor<br />2016! Çfarë parashikojnë për ju yjet?
Lexoni horoskopin ditor për ditën e enjte 1 Dhjetor2016. Çfarë parashikojnë për ju yjet?

Dashi
Plutoni do përkujdeset në çdo moment për jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Do ndiheni për mrekulli pranë partnerit tuaj dhe nuk do donit që gjërat të ishin ndryshe. Beqarët do kenë disa takime serioze dhe shumë gjëra do ju ndryshojnë menjëherë. Në planin financiar do jeni me shumë fat kështu që mund të kryeni edhe ndonjë investim me tepër se zakonisht.

Demi
Jeta juaj në çift do jetë shumë e mire gjatë kësaj dite. Do keni një komunikim fantastik së bashku të cilin të gjithë do e adhurojnë. Beqarët duhet t'i shprehin pafund ndjenjat e tyre sepse po u fshehën dhe patën droje do i humbasin personat që pëlqejnë. Në planin financiar nuk do bëni aspak gabime dhe gjendja do mbetet e kënaqshme. Nuk do keni për çfarë të qaheni.

Binjakët
Ditë e mbushur me vështirësi të mëdha do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Shumë gjëra do ecin keq dhe në çift nuk do merren vesh për asgjë. Beqarët sado që të mundohen nuk do e gjejnë dot princin e tyre te kaltër. Gjendja financiare nuk do jetë aspak e keqe, përkundrazi nëse tregoheni më të kujdesshëm me menaxhimin e tyre mund të ketë edhe përmirësime.

Gaforrja
Ditë e mbushur me turbullira dhe debate do jetë kjo e sotmja edhe për ju. Do jeni shumë kërkues për çdo gjë dhe nga ana tjetër nuk do toleroni aspak. Beqarët do e gjejnë papritur personin e tyre te ëndrrave dhe jeta do ju marre një tjetër kthese. Urani do sjellë fat në planin financiar. Nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni në këtë sektor.

Luani
Nëse jeni në një lidhje, sot do i bëni të gjitha përpjekjet në mënyrë që t'i zgjidhni njëherë e mirë problemet që keni pasur. Yjet do i keni në anën tuaj në çdo moment. Beqarët nuk do jenë me shumë fat në dashuri kështu që nuk do arrijnë dot ta gjejnë shpirtin e tyre binjak. Në planin financiar asgjë nuk do ecë si keni dashur, prandaj mirë është të mendoheni disa herë para se te shpenzoni.

Virgjëresha
Ditë e mbushur me momente romantike do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Me partnerin do merreni vesh mirë dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen më të vogël. Beqarët nuk do e kërkojnë me ngulm fillimin e një lidhjeje, por yjet do i favorizojnë pafund. Në planin financiar analizojini gjërat me kujdes para se te hidhni hapa në mënyrë që mos gaboni.

Peshorja
Ditë mjaft harmonike do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Të gjithë do ju kenë zili për bashkëpunimin që keni me partnerin. Beqarët do jenë të angazhuar me punë dhe nuk do e kenë mendjen tek dashuria, por një takim i veçante do ndodhë kur ata nuk do e presin. Në planin financiar nuk është nevoja të merrni masa sepse gjendja do jetë e qëndrueshme.

Akrepi
Ditë e mbushur me ngjyra do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Në çdo moment do përjetoni emocione dhe lumturi pafund. Beqarët do realizojnë takime impresionuese të cilat do ua mbushin zemrën plot e përplot. Shumë gjëra do ndryshojnë përgjithmonë për ta. Financat do mbeten gjithë kohës të mira kështu që nuk keni asgjë për çfarë të ankoheni.

Shigjetari
Merrini gjërat si t'iu vijnë sot ju të dashuruarit dhe keni për të përjetuar emocione shumë të forta. Për asnjë moment mos kërkoni të bëni gjera me ngulm dhe me inat. Beqarët do dinë si ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë dhe do fillojnë një lidhje më parë nga sa kishin menduar. Financat do dini si t'i mbani gjithë kohës nën kontroll. Asgjë e keqe nuk ka për t'iu ndodhur sot.

Bricjapi
Ditë e qetë dhe pa probleme do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do dashuroheni pa dorashka me atë që keni në krah dhe emocionet do jenë të papërshkrueshme. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Do ju duhet ende të presin për të takuar princin e kaltër. Në planin financiar duhet t'i bëni me kujdes llogaritë pasi në të kundërt situata do përkeqësohet.

Ujori
Do keni herë pas here konflikte sot ju të dashuruarit, por gjithçka ka për t'u zgjidhur sa hap e mbyll sytë. Në mbrëmje do ndiheni edhe më të qetë. Beqarët do fillojnë menjëherë një lidhje me dikë që e pëlqejnë prej kohesh. Në fakt sot do jetë ai që do e hedhe hapin i pari. Financat do influencohen pozitivisht nga yjet dhe gjendja do vijë duke u përmirësuar.

Peshqit
Sot do jeni të logjikshëm si ju ashtu dhe partneri juaj prandaj do i zgjidhni problemet sa hap e mbyll sytë. Pasditja dhe mbrëmja do jenë akoma më emocionuese. Beqarët do jenë shume të shoqërueshëm dhe do afrohen njëkohësisht me disa persona. Mire është që të presin pak kohë para se të bëjnë zgjedhjen përfundimtare. Në planin financiar nuk duhet të rrezikoni shumë.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike