Horoskopi për datën 12 mars 2017
Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Horoskopi për datën 12 mars 2017<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
Njihuni se si parashikohet të jetë dita juaj. 

Dashi
Ka rrezik që sot të mos merreni vesh mirë me partnerin tuaj ju të dashuruarit dhe herë pas here do lindin edhe mosmarrëveshje me të. Për beqaret gjërat do jenë disi më pozitive. Mërkuri do nxitë takimet e njëpasnjëshme. Për sa iu përket financave, dita ka për të qenë goxha e vështirë. Me zor do i kryeni edhe shpenzimet më të domosdoshme dhe në disa momente do ndiheni vërtet keq.
 
Demi
Dita e sotme do fillojë me trazira për juvë që jeni në një lidhje, por Jupiteri do jetë planeti që do përkujdeset që gjërat të ndryshojnë sa më parë. Beqarët duhet të qëndrojnë larg të sapo divorcuarve dhe atyre që nuk kanë pasur asnjëherë më parë ndonjë lidhje. Në planin financiar do përballeni me probleme goxha të mëdha dhe në disa momente nuk do dini çfarë te bëni për të kryer shpenzimet më të domosdoshme.
 
Binjakët
Falë ndikimit më të madh të Venusit, klima në jetën tuaj në çift do ketë goxha përmirësime sot. Do jeni më të logjikshëm dhe do i kuptoni edhe disa gabime që keni bërë më parë. Beqarët do kenë një ditë të qetë dhe duke ja kaluar më së miri me miqtë nuk do e ndiejnë aspak nevojën të kërkojnë një person në krah. Të ardhurat do rriten pas një shpërblimi të mirë që do merrni nga një pune.
 
Gaforrja
Marrëdhënia juaj me partnerin ka për të qenë dinamike dhe e mbushur gjithë kohës me risi. Më shumë se zakonisht ju do jeni të ndërgjegjshëm se monotonia dhe rutina mund tëshkatërrojnë gjithçka. Nuk do mungojnë surprizat nga të dy palët. Beqarëve ka mundësi që dikush t'ua rrëmbejë zemrën. Në planin financiar ka rrezik të keni disa probleme të vogla, por pa pasoja të rënda.
 
Luani
Nëse tregoheni pak më tolerantë dhe të kuptueshëm me partnerin tuaj sot, marrëdhënia me partnerin ka partnerin ka për të qenë shumë herë më e mirë. Me kokëfortësi dhe mendjemadhësi nuk mund të arrini asgjë. Beqarët duhet të kujdesen më tepër për pamjen e tyre sepse vetëm ashtu do tërheqin ata që pëlqejnë. Në planin financiar do keni fat me shumicë.
 
Virgjëresha
Ditë e mbushur me vështirësi ka për të qenë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do jeni shpesh të palogjikshëm me ato që do i kërkoni partnerin dhe kjo mund ta përkeqësojë marrëdhënien mes jush. Beqarët më në fund do realizojnë takimin e tyre te ëndrrave. Buxhetin do dini si ta menaxhoni gjatë gjithë kohës kështu që mund të programoni edhe ndonjë investim të vogël.
 
Peshorja
Do keni një marrëdhënie të adhurueshme me partnerin tuaj gjatë kësaj dite. Do i ofroni mbështetjen dhe ngrohtësinë e duhur njeri-tjetrit. Beqarët do afrohen mjaft me disa persona interesantë dhe shumë shpejt mes tyre mund të linde diçka e bukur. Në planin financiar do keni disa vështirësi të vogla, por me pak durim dhe këmbëngulje do mund t'ia dilni mbanë.
 
Akrepi
Sot do jeni shumë më të logjikshëm ju të dashuruarit dhe do bëni gjithmonë më të mirën për lidhjen që keni krijuar. Beqarët do jenë më të logjikshëm dhe do e dinë mirë se çfarë hapash të hedhin. E rëndësishme është që ata sot do ndihen mirë edhe pse nuk mund të gjejnë princin e kaltër. Në planin financiar do ju duhet jashtëzakonisht shumë maturi. Ulni në maksimum të gjitha shpenzimet.
 
Shigjetari
Ditë plot diell do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Zemra e tyre do përjetojë vetëm emocione pozitive. Beqarët do jenë tejet të ngarkuar në punë dhe do lodhen mjaft psikologjikisht. Ata nuk do kenë as kohe të mendojnë për princin e kaltër, jo me ta kërkojnë atë. Në planin financiar mungesa e maturisë dhe kujdesit do ju sjellë probleme serioze.
 
Bricjapi
Harmonia, gëzimi dhe lumturia do mbizotërojë gjatë gjithë kohës në jetën tuaj në çift. Sot do ndiheni gjithë kohës si nëpër ëndrra. Beqarët më mirë të presin edhe pak ditë sepse sot nuk është momenti i duhur për të joshur e për të hedhur hapa. Me shpenzimet do jeni të kujdesshëm dhe do i bëni gjithmonë llogaritë. Situata do ketë vetëm përmirësime.
 
Ujori
Nëse keni për t'i bërë ndonjë kritikë partnerit tuaj, gjeni mënyrën e duhur për ta bërë sot pasi në të kundërt mund të keni probleme me të. Beqarët do e kenë shumë të lehte ta gjejnë princin e tyre të kaltër dhe e gjithë jeta do ju ndryshojë përgjithmonë. Në planin financiar do keni fat, por kjo nuk do të thotë që të shpenzoni kuturu gjithë kohës. Mendoni edhe për më vonë.
 
Peshqit
Venusi do garantojë një ditë të jashtëzakonshme sot për juve që jeni në një lidhje. Marrëdhënia me partnerin ka për teë qenë e jashtëzakonshme. Beqarët mund të kenë vetëm mundësi për flirte ose aventura shumë të shkurtra, asgjë me shumë sesa aq. Në planin financiar ka ardhur koha që të merreni me seriozisht me menaxhimin e parave, pasi në të kundërt situata mund të marre tatëpjetën.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

Çiljeta flet për djalin e Albanit: I ngjan nënës së tij, ka fytyrë engjëlli

Çiljeta flet për djalin e Albanit: I ngjan nënës së tij, ka fytyrë engjëlli