Horoskopi për datën 17 shkurt 2017
Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Horoskopi për datën 17 shkurt 2017<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
Horoskopi për ditën e sotme. Mësoni si parashikohet të jetë dita juaj.

DASHI
Marrëdhënia juaj ne çift nuk do jete ne periudhën me te mire te mundshme. Here pas here keni për te pasur edhe probleme dhe mosmarrëveshje te forta te cilat do ju ndalin për te hedhur hapa me tej . Beqaret do realizojnë plot takime interesante dhe do jene ne mëdyshje se me cilin person do duan te vazhdojnë me tej. Për financat do jete dite tejet delikate, kështu qe bëni kujdes.
 
DEMI
Dite romantike dhe e mbushur me çaste te lumtura ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Pranë partnerit do ndiheni shpesh si mbi re. Beqaret do kenë besim tek miqtë e ngushte dhe fale tyre do e gjejnë princin e kaltër. Ne planin financiar keni për te pasur probleme serioze nëse nuk tregoheni te kujdesshëm. Mos mendoni se gjate gjithë jetës mund t'ia dilni vetëm duke marre hua.
 
BINJAKET
Nëse fiksoheni pas te metave dhe pikave te dobëta te partnerit tuaj jeta juaj ne çift do ketë probleme. Duhet ta kuptoni njëherë e mire qe askush nuk është perfekt dhe keni për ta ndiere me tepër lumturinë. Beqaret duhet te mendohen gjate para se te bëjnë zgjedhje ne mënyrë qe te mos gabojnë. Shpenzimet duhet t'i kontrolloni gjithë kohës ne mënyrë qe gjendja te mos përkeqësohet.
 
GAFORRJA
Marrëdhënia juaj me partnerin nuk do ketë me intensitetin qe ka pasur dikur here pas here edhe mund te mërziteni. Dijeni se askush nuk ka gjithë kohës një jete te lumtur, prandaj mos u tregoni gjithmonë te pakënaqur. Beqaret nuk duhet t'i neglizhojnë ato qe do ndiejnë sepse do pendohen rende. Financat do jene goxha me te mira dhe do arrini te kryeni edhe disa shpenzime me tepër.
 
LUANI
Nëse keni probleme me partnerin tuaj mos bëni gabim te mbyllni sytë dhe veshët dhe te kaloni çdo gjë pasi nuk do mundeni kurrë te vazhdoni te qete me tej. Beqaret do jene te vendosur ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë dhe do ja arrijnë qëllimit shume shpejt. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë mire është t'i shmangni shpenzimet e palogjikuara.
 
VIRGJERESHA
Sot do i jepni prioritet absolut jetës tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme. Beqaret do ndihen tërësisht te braktisur nga yjet sepse nuk do mund te realizojnë asnjë nga takimet qe kane ëndërruar. Financat do fillojnë dalëngadalë te përmirësohen dhe do keni mundësi te bëni edhe investime afatgjata.
 
PESHORJA
Dite e qete dhe pa probleme do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do bëni atë qe do ndieni dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen me te vogël. Beqaret duhet te jene me te logjikshëm me personat qe do takojnë dhe nga ana tjetër duhet te jene serioze. Vetëm ne këtë mënyrë do tërheqin me tepër vëmendjen. Financat nuk do jene te këqija, prandaj mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me shume.
 
AKREPI
Dite e qete do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do keni me tepër kohe për te kaluar me partnerin dhe do diskutoni qetësisht me te për gjithçka. Beqaret do kalojnë momente te këndshme fale disa personave qe kane pak kohe qe i kane njohur. Shume shpejt mes tyre do krijohet një lidhje edhe me e ngushte. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë çdo hap duhet hedhur me maturi.
 
SHIGJETARI
Duhet ta mbroni me çdo kusht lidhjen tuaj sot pasi do ketë persona te shumte qe do mundohen t'ua prishin planet dhe harmoninë. Beqaret do kenë veçse mundësi për disa aventura kalimtare, asgjë me tepër sesa aq. Me financat mos bëni çmenduri sepse atëherë kur nuk do e prisni situata do ju dale jashtë kontrollit. Mendoni pak me shume për te ardhmen.
 
BRICJAPI
Sot do keni mosmarrëveshje te shumta me partnerin tuaj dhe asnjeri prej jush nuk do hape rruge. Nëse nuk reflektoni dhe nuk vendosni te diskutoni qetësisht gjerat mes jush do përkeqësohen edhe me shume. Beqaret mund te njihen me persona te huaj gjate takimeve te punës. Financat nuk do jene te shkëlqyera, por ne vend qe te alarmohen, me mire merrni masa strikte.
 
UJORI
Sot do jete një dite fantastike për ju te dashuruarit. Do ndiheni si mbi re ne krahët e partnerit dhe nuk do kërkoni asgjë me tepër nga yjet. Beqaret gjithashtu do realizojnë disa takime te bukura dhe emocionet do i pushtoje. Ka mundësi qe edhe për ta te filloje një tjetër kapitull. Financat do jene paksa delikate, por te afërmit nuk kane për t'iu lëne ne balte për asnjë moment.
 
PESHQIT
Klima ne jetën tuaj ne çift do filloje te ngrohet tej mase sot. Kjo do beje qe ju te flisni sa me lirshëm dhe te kuptoheni me se miri me atë qe keni ne krah. Beqaret nuk do preferojnë te bëjnë asnjë ndryshim ne jetën e tyre sentimentale dhe do kenë një dite rutine. Për financat dita ka për te qene shume e sikletshme. Gjendja do jete e vështirë dhe mezi do arrini te kryeni shpenzimet e nevojshme

Redakisa Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi