Horoskopi për datën 18 shkurt 2017
Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Horoskopi për datën 18 shkurt 2017<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
Horoskopi për ditën e sotme. Mësoni si parashikohet të jetë dita juaj.

DASHI
Nëse keni një lidhje te qëndrueshme, Venusi do ua beje ditën edhe me te bukur dhe harmonike. Emocionet do vijnë njëra pas tjetrës. Beqaret do jene mjaft tërheqës dhe do kenë mundësi te shumta për te njohur persona interesante. Me shpenzimet duhet te tregoheni sa me te kursyer nëse nuk doni te përballeni me probleme. Mund t’ia dilni edhe me pak.

DEMI
Kjo dite do jete shume e përshtatshme për te thurur ëndrra ne çift. Do qëndroni me pranë njeri-tjetrit dhe Ka gjasa qe zjarri i pasionit te ndizet edhe me vrullshëm. Beqaret nuk do duan te fillojnë asnjë angazhim sepse nuk do ndihen ende gati. Ne planin financiar do kryeni transaksione afatgjata te cilat do fillojnë pak nga pak ta përmirësojnë buxhetin.
 
BINJAKET
Edhe binjaket qe janë ne një lidhje, fale ndikimit pozitiv te Neptunit, do kalojnë momente te paharruara. Do shprehni gjithçka pa dorashka. Dielli do i beje beqaret sharmante dhe do t’ua shtoje mundësitë për takime. Do jete ne dorën tuaj me pas nëse do përfitoni apo jo. Ne planin financiar do jete dite e qete dhe pa probleme, gjithsesi maturinë me shpenzimet mos e humbni.
 
GAFORRJA
Dita e sotme për te dashuruarit do jete e mbushur me debate dhe mosmarrëveshje. Nuk do preki tema delikate, por gjithçka do vije si pasoje e kokëfortësisë se te dyve. Beqaret do ndihen mire edhe ashtu si jane. Per kete arsye nuk do interesohen aspak per te bere njohje te reja. Financat do kenë goxha tronditje. Nëse nuk doni te ngeleni pa asnjë lek, shmangni shpenzime e medha.
 
LUANI
Jeta juaj sentimentale nuk do jete aq e qete sa ju e mendonit sot. Do kaloni momente romantike me partnerin, por nuk do mungojnë as debatet e zjarrta. Kujdes me ato qe do thoni! Për beqaret, një pasion i momentit mund te shndërrohen ne një dashuri te madhe dhe afatgjate. Nëse keni bere shpenzime te tejskajshme, mos thoni pastaj pse do keni probleme me financat.
 
VIRGJERESHA
Asnjë planet nuk do ndikoje sot ne jetën tuaj sentimentale, kështu qe do e keni ju ne dore çdo gjë. Mbajini disa premtime qe i keni bere partnerit dhe mos kërkoni gjera te pamundura. Beqaret do bëjnë disa gabime te pafalshme, pasojat e te cilave do i ndjejnë me vone. Ne planin financiar tregohuni realiste dhe mos shpenzoni me tepër sesa i keni mundësitë.
 
PESHORJA
Ju dhe partneri do jeni si një ekip i forte gjate kësaj dite dhe askush nuk do mund t’ua prishe harmoninë. Zilia dhe inati i te tjerëve do jete si ushqim për dashurinë tuaj. Beqaret do kenë mundësi te takojnë personin qe kane ëndërruar gjithmonë. Plutoni do iu ndihmoje mjaft ne planin financiar. Do i qarkulloni me se mira paratë dhe nuk priten probleme.
 
AKREPI
Për pjesën me te madhe te atyre qe janë ne çift, jeta sentimentale do jete harmonike dhe pa asnjë problem. Merrini gjerat si t’iu vijnë. Nga ana tjetër, beqaret do jene gjate gjithë kohës në kërkim të dashurisë se madhe. Nëse bëni durim do e gjeni shume shpejt. Financat do jene te mira. Kjo do iu jape mundësinë te shpenzoni edhe me tepër dhe te mos keni tronditje.
 
SHIGJETARI
Hëna do jete mjaft harmonike sot për jetën ne çift. Bashkëpunimi dhe komunikimi do mbizotërojë gjithë kohës dhe do kaloni momente te këndshme. Beqaret do kenë mundësi te mira për takime, por duhet te gjejnë mënyre e duhur për te joshur dhe për t’i bere ata persona për vete. Financat do i menaxhoni me maturi dhe kujdes. Nuk pritet asnjë tronditje.
 
BRICJAPI
Me ne fund, pas kaq kohesh tensioni ne çift do te shterojë dhe ju do ndiheni me optimiste. Disa mund te marrin edhe vendime te rëndësishme te cilat do ua ndryshojnë rrjedhën e jetës. Beqaret do kenë flirte me shumice, por nuk do arrijnë ende te krijojnë lidhjen e dëshiruar. Situata financiare do jete me e mire sesa e mendonit. Ruajeni sa me shume këtë situate.
 
UJORI
Projektet ne çift do jene te privilegjuara gjate kësaj dite, por gjithsesi ende nuk jeni te sigurte për te bere diçka me serioze. Mos u ngutni, por bëjini gjerat ashtu si t’i ndjeni. Beqaret ende nuk do e kenë mundësinë ta thonë fjalën te dua. Situata financiare do jete me e favorizuar sesa ju mendonit. Do arrini te shpenzoni sa doni dhe te hiqni edhe disa lek mënjane.
 
PESHQIT
Sot do e vërtetoni njëherë e mire se ai qe keni ne krah nuk iu tradhton. Kjo do iu qetësoje se tepërmi, por nga ana tjetër do ndiheni paksa ne fat qe keni dyshuar për kaq kohe. Beqaret mund te kenë vetëm mundësi për aventura te shkurtra. Mos bëni gjera për te cilat te pendoheni. Ne planin financiar do iu buzëqeshë fati. Fale një çmimi apo trashëgimie buxheti do rritet.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi