Horoskopi për datën 2 Dhjetor
2016! Çfarë parashikojnë yjet?

Horoskopi për datën 2 Dhjetor<br />2016! Çfarë parashikojnë yjet?
Lexoni horoskopin ditor për ditën e premte 2 Dhjetor 2016. Çfarë parashikojnë për ju yjet?

DASHI
Ditë e bukur do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Më në fund do rigjeni paqen e aq shumë kërkuar dhe do ndiheni mjaft të qetë. Beqarët do joshin gjatë gjithë kohës, por nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete atë që pëlqejnë. Do ju duhet të presin edhe pak kohë. Klima yjore do jetë e favorshme për të kryer transaksionet dhe investimet e menduara më parë.

DEMI
Duhet të reflektoni gjerë e gjatë sot ju të dashuruarit para se t'i kërkoni diçka të madhe partnerit pasi situata mund të dalë jashtë kontrollit atëherë kur nuk do e prisni. Beqarët nuk duhet as të mendojnë të rikthehen me një person që e kanë pasur dikur në krah sepse do lëndohen më shumë. Buxheti për fat të mire do jetë i kënaqshëm, kështu qe do jeni të qetë.

BINJAKËT
Ditë e kënaqshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do dini si të ruani një komunikim sa më të ngrohtë më partnerin dhe mund të mendoni edhe për ndonjë surprizë. Beqarëve do ju buzëqeshë fati dhe jeta do ju ndryshojë për mirë. Në planin financiar do jeni mjaft të organizuar dhe do e mbani gjithë kohës gjendjen të qëndrueshme.

GAFORRJA
Pasioni do ndizet fuqishëm sot për juve që jeni në një lidhje. Pas mesditës do merrni edhe disa surpriza të këndshme të cilat do ju emocionojnë pa masë. Beqarët nuk do jenë me fat në dashuri kështu që më mirë të presin edhe pak për të gjetur personin e duhur. Në planin financiar nuk duhet të rrezikoni duke shpenzuar me sy mbyllur sepse do keni probleme të mëdha.

LUANI
Juve që jeni në një lidhje do jeni shumë të organizuar dhe do e hidhni çdo hap me plan. Marrëdhënia me partnerin ka për të qenë aq e mirë saqë do e kenë zili të gjithë. Beqarët do fillojnë një histori të bukur dashurie e cila do i bëjë të përjetojnë emocione më të forta. Me financat duhet të jeni sa me vigjilente në mënyrë që të mos keni probleme.

VIRGJËRESHA
Do jeni shumë posesive sot ju të dashuruarit dhe mund të bëni gabime të pafalshme ndaj atij që keni në krah. Te gjitha këto do kenë pasoja të rënda për të ardhmen. Beqarët duhet të dalin nëpër takime dhe të njohin sa më shumë persona sepse vetëm në këtë mënyrë do mund ta ndryshojnë statusin e tyre. Buxheti nuk do jetë në gjendjen me të mirë të mundshme kështu që kujdes.

PESHORJA
Mos luani me ndjenjat e partnerit tuaj gjatë kësaj dite sepse mund të digjeni keq dhe mund të vuani pa masë. Beqarët do i kenë mendimet shumë të qarta dhe do dinë si ta joshin një person. Pasditja dhe mbrëmja ka për të qenë tejet emocionuese. Buxheti do jetë në një gjendje shumë të mirë. Do i kryeni pa frikë të gjitha shpenzimet dhe do hiqni edhe para mënjanë.

AKREPI
Ambienti yjor do jetë disi i zymtë gjatë kësaj ditë. Nuk do ndiheni aspak mirë pranë atij që dashuroni dhe në mbrëmje mund të keni edhe debate të ashpra. Beqarët nuk do ndihen ende gati për të bërë ndryshime në jetën e tyre kështu që do i refuzojnë edhe ftesat që do iu bëhen. Në planin financiar do jetë Venusi dhe Dielli planetët që do ju ndihmojnë ta riorganizoni situatën.

SHIGJETARI
Marsi do jetë planeti që do e turbullojë jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Në shumë momente nuk do ndiheni mirë me partnerin dhe mund të thoni gjëra tejet të gabuara. Beqarët duhet të jenë me të hapur ndaj njohjeve të reja sepse vetëm në atë mënyrë do e ndryshojnë jetën. Për financat do jetë një ditë goxha e favorshme. Gjendja do mbetet goxha e mirë.

BRICJAPI
Do jeni shumë të arsyeshëm sot ju të dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e jashtëzakonshme. Nuk do mungojnë surprizat nga të dy palët. Beqarët do jenë gati edhe për çmenduri të vogla, vetëm që të mos qëndrojnë me statusin që kanë. Dita do jetë me fat edhe për ta. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë pak maturi me shpenzimet nuk do ju bëjnë keq.

UJORI
Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni më realistë sot dhe nga ana tjetër t'i përkushtoheni me tepër atij që keni në krah. Po u sollët ndryshe mund të keni edhe disa vështirësi . Beqarët më mire të presin edhe pak ditë sepse nëse tentojnë sot ka rrezik të përballen me zhgënjime. Në planin financiar duhet të bëni pak më tepër kujdes dhe gjendja do ju ndryshojë për mirë.

PESHQIT
Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë shumë më e qetë gjatë kësaj dite. Do mund të flisni lirshëm me të dhe për asnjë moment nuk do ju lindin mosmarrëveshje. Beqarët duhet ta shfrytëzojnë në maksimum ditën dhe duhet të njohin sa më shumë persona. Vetëm kështu do mund ta bëjnë zgjedhjen e duhur. Me shpenzimet duhet të jeni vigjilentë dhe gjendja do stabilizohet.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike