Horoskopi për datën 2 nëntor 2016!
Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 2 nëntor 2016!<br />Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 2 nëntor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj! Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju.

DASHI
Jeni pak konfuzë sot ju të dashuruarit për shkak të një zhvillimi të papritur, por shumë shpejt do të arrini të kapni ritmin e ditës. Beqarët do jenë të vendosur për të ndryshuar statusin e tyre dhe do i marrin më seriozisht ftesat. Në planin financiar situata do vijë duke u përmirësuar në mënyrë të ndjeshme.
 
DEMI
Xhelozë por jo posesivë karshi partnerit/es, sot do të lejoni që të jetë ai/ajo që do të drejtojë lidhjen. Kjo gjë do ta lumturojë pa masë. Beqarët të mërzitur me statusin e tyre do bëjnë gjithçka që kanë në dorë për të mos ndenjur më vetëm. Në planin financiar nuk parashikohen probleme.
 
BINJAKËT
Përgjegjësitë dhe karriera sot kanë bërë që të grumbulloni shumë stres. Do të kërkoni një moment pause për ta kaluar me njeriun e zemrës, por impenjimet nuk do t’ju lënë të qetë. Beqarët nuk do e kenë mendjen te dashuria, por personi që keni kohë që kërkoni do ju shfaqet para syve. Financat do jenë të mira, do keni Plutonin i cili do ndikojë pozitivisht.
 
GAFORRJA
Sot do të zbuloni anët më të mira të karakterit tuaj. Partneri/ja që ju qëndron pranë do të ketë shumë për të mësuar nga ju. Beqarët nuk duhet të ndërmarrin vendime të nxituara sepse mund të përballen me pasojat më pas. Në planin financiar tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet.
 
LUANI
Krenaria, ambicia dhe posesiviteti do të tregojnë që ju keni një karakter shumë të vështirë për tu menaxhuar. Mundohuni të zgjidhni konfliktet tuaja me partnerin/en. Beqarët do tërhiqen shumë nga një person, por duhet të hedhin hapa pasi të jenë shumë të sigurtë. Në planin financiar bëni shumë kujdes.
 
VIRGJËRESHA
Sot po mundoheni të fitoni të gjithë vëmendjen e partnerit/es suaj, pasi ju duket vetja si e lënë pas dore. Bëni të mundur të kënaqeni edhe vetë nga kjo lojë. Beqarët do kenë një ditë me fat dhe parashikohet që çdo gjë të ecë për mrekulli. Financat duhet t’i menaxhoni me kujdes për të shmangur problemet.
 
PESHORJA
Kohët e fundit po flisni dhe po debatoni shpesh në familje. Megjithatë mos u shqetësoni, pasi me durim dhe qetësi do kalojë gjithçka. Beqarët do jenë të vendosur në atë që kërkojnë dhe do arrijnë të bëjnë për vete atë që pëlqejnë. Financat do jenë të mira falë menaxhimit tuaj të kujdesshëm.
 
AKREPI
Shumë dashuri rreth jush, krijon një ambient dhe atmosferë magjike. Jeni epiqendra e miqve dhe e partnerit/es. Beqarët do tregohen të pavendosur për të hedhur hapa dhe kjo do bëjë që të jenë ende vetëm. Në planin financiar nuk do keni për çfarë të shqetësoheni, gjendja do jetë e mirë.
 
SHIGJETARI
Ndiheni në humor të keq sot dhe kjo gjë ju ka izoluar nga pjesa tjetër e njerëzve. Do të keni një takim të papritur me partnerin/en e cila do ju sjellë në humor. Beqarët do realizojnë takime interesante sot dhe do ta gjejnë veten në një lidhje. Në planin financiar asgjë për tu shqetësuar, mund të kryeni edhe shpenzime.
 
BRICJAPI
Dita sot do të rrjedhë qetë dhe mbrëmja parashikohet akoma më e mirë për ju të dashuruarit. Si shefa kuzhine që jeni mundohuni që sot të ftoni miqtë për darkë. Beqarët do realizojnë takime pa fund dhe mund të gjejnë edhe personin që kanë pritur prej kohësh. Financat nuk do jenë aspak të mira.
 
UJORI
Një boshllëk nga ana sentimentale sot do të arrini ta mbushni vetëm me shpenzime të ekzagjeruara. Si për vete edhe për partnerin/en do te blini gjëra pa fund. Beqarët do kenë takime interesante sot, por vetëm kaq, pasi nuk do jenë të sigurtë për hapat që duhet të hedhin. Me shpenzimet tregohuni të arsyeshëm.
 
PESHQIT
Nëse pranë vetes keni njeriun e zemrës që ju mbështet do të arrini të realizoni projekte afatgjata dhe mjaft fitimprurëse për të gjithë. Beqarët do preferojnë të ruajnë ende statusin që kanë dhe do refuzojnë ftesat që do marrin për takime. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.
(shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur