Horoskopi për datën 21 shkurt 2017
Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Horoskopi për datën 21 shkurt 2017<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
Horoskopi për ditën e sotme. Mësoni si parashikohet të jetë dita juaj
 
DASHI
Dite shume e këndshme ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. do rrethoheni gjate gjithë kohës nga dashuria dhe nga emocionet. Beqaret ka rrezik te jene impulsive dhe do hedhin disa hapa te gabuara. Ne planin financiar gjendja do përmirësohet tej mase. Te gjitha përpjekjet qe keni bere se fundmi do japin frytet e veta.
 
DEMI
Dite e mbushur me pasion do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ja kaloni aq mire pranë atij qe dashuroni saqë nuk do doni te shkëputeni për asnjë çast. Edhe beqaret do jene te privilegjuar ne dashuri dhe do e gjeni personin me te përshtatshëm. financat duhet t'i menaxhoni me më shume maturi dhe përkujdes nëse nuk doni te keni tronditje.
 
BINJAKET
Sot do filloni disa projekte te përbashkëta me partnerin tuaj te cilat do ju afrojnë edhe me shume me njeri-tjetrin dhe do ju bëjnë te njihni disa ane te tjera te tij. Beqaret do kenë një dite gjithashtu interesante dhe te mbushur me njohje te reja. Ne planin financiar Plutoni do ju ndihmoje gjate gjithë kohës dhe gjendja ka për te qene e kënaqshme.
 
GAFORRJA
Mos u mundoni te impononi mendimet tuaja teka i qe keni ne krah gjate kësaj dite sepse do ju dalin probleme serioze me pas. Shfrytëzojeni sa te mundeni kohen kur te jeni pranë njeri-tjetrit për t'u dashuruar si me pare. Beqaret do kenë një dite te paqëndrueshme dhe mund te bëjnë gabime te pafalshme. Financat do mbrohen nga Jupiteri. Ai do ju beje te logjikshëm ne çdo moment.
 
LUANI
Do ëndërroni me shume sesa duhet sot ju te dashuruarit dhe ka rrezik qe realiteti do ju duket me i trishte. Rikthehuni me këmbë ne toke para se te lëndoheni. Beqaret do jene tej mase sensuale. Mundësitë qe do iu jepen sot nuk duhet t'i humbasin për asnjë lloj arsyeje. Me shpenzimet tregohuni te kujdesshëm nëse nuk doni te keni probleme me vone.
 
VIRGJERESHA
Ne përgjithësi ju e vlerësoni partnerin tuaj dhe ja njihni meritat, por sot vetëm do e kritikoni atë dhe do jeni te pakënaqur. Nëse keni pengje duhet te flisni hapur me te e jo te shmangni diskutimet. Beqaret nuk duhet te presin gjera te jashtëzakonshme sot. Ne planin financiar do keni disa probleme te vogla, por asgjë për t'u alarmuar.
 
PESHORJA
Jeta juaj ne çift do jete e mrekullueshme sot. Do ndiheni mjaft mire pranë njeri-tjetrit, do dashuroheni pa dorashka dhe gjithë kohës do i shprehni ndjenjat. Beqaret nuk do kënaqen me njohjet qe do bëjnë dhe do preferojnë te presin ende pak kohe para se te hedhin hapa. Ne planin financiar çdo gjë ka për te ecur mire nëse vazhdoni te jeni te kujdesshëm.
 
AKREPI
Sot, te gjithë ata qe janë ne një lidhje do kenë bekimin e yjeve dhe do kalojnë një dite te veçante. Optimizmi do i pushtoje ne çdo moment dhe buzëqeshja nuk do ju ike nga fytyra. Për beqaret, disa miqësi te vjetra do fillojnë te shndërrohen ne disa me tepër. Ne planin financiar do bëni te pamundurën për ta përmirësuar gjendjen dhe me pak sakrifica mund t'ia dilni mbanë.
 
SHIGJETARI
Do keni divergjenca shume te mëdha me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe për asnjë çast nuk do ndiheni te qete. Mundohuni te reflektoni sa me pare ne mënyrë qe t'i kuptoni gabimet, pasi ne te kundërt situata mund te përkeqësohet edhe me tepër. Beqaret gjithashtu do jene pa fat ne dashuri. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës ne anën tuaj dhe gjendja ne këtë plan do jete e qëndrueshme.
 
BRICJAPI
Dite e stuhishme dhe e mbushur me kontradikta te shumta ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Shpesh do ndiheni keq dhe do mbylleni ne vetvete. Beqaret do marrin ftesa, po do i kenë mendimet te turbullta për hapat qe duhet te hedhin. Ne planin financiar do ju ndihmojnë disa te afërm ose disa miq dhe situata do filloje te përmirësohet disi.
 
UJORI
Marrëdhënia ne çift do jete aq e mire saqë te grithe do ju kenë zili. Mbrojeni marrëdhënien nga kushdo dhe ne çdo moment. Beqaret do jene gjithë kohës te zënë me pune dhe angazhime te tjera, prandaj nuk do kenë kohe te mendojnë për dashurinë. Buxheti do përmirësohet ne mënyrë te papritur fale një shpërblimi ose fale një trashëgimie.
 
PESHQIT
Dita do filloje mire për te gjithë ata qe janë ne një lidhje, por pas mesditës ka rrezik qe situata te ndërlikohet tej mase. Do prekni disa tema te nxehta te cilat gjithmonë kane ndezur debate. Beqaret do kalojnë një dite normale dhe pa ndonjë takim për t'u veçuar. Financat kane për te qene shume here me te mira se kohet e fundit, kështu qe përfitoni për te kryer edhe ndonjë investim.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi