Horoskopi për datën 28 Nëntor
2016! Çfarë parashikojnë për ju yjet?

Horoskopi për datën 28 Nëntor<br />2016! Çfarë parashikojnë për ju yjet?
Lexoni horoskopin ditor për ditën e hënë 28 Nëntor 2016. Çfarë parashikojnë për ju yjet?

DASHI
Ditë shumë interesante do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do dini gjithë kohës si t'i shprehni ndjenjat dhe do krijoni gjithmonë atmosferën më të këndshme të mundur. Beqarët gjithashtu do kenë më shumë sukses se kurdoherë në dashuri. Buxheti nuk do jetë aspak i mirë. Për çdo shpenzim sado të vogël duhet t'i bëni me kujdes llogaritë.

DEMI
Nëse doni që lidhja juaj me partnerin të mbetet e mirë sot duhet të tregoheni gjithmonë të arsyeshëm dhe largpamës. Asnjëherë mos mendoni vetëm për veten tuaj duke lënë pas dore atë që keni në krah. Beqarët sado që të mundohen nuk do arrijnë dot ta tërheqin pas vetes personin që pëlqejnë. Në planin financiar duhet të reflektoni mirë para se të hidhni çdo hap.

BINJAKËT
Ditë mjaft interesante do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e bukur dhe mirëkuptimi do mbizotërojë në çdo moment. Beqarët nuk duhet të bëhen pesimistë sepse yjet kanë programuar gjëra të rëndësishme edhe për ta. Në planin financiar problemet do jenë të njëpasnjëshme. Kërkoni ndihmë sa pa qenë tepër vonë.

GAFORRJA
Do jeni kavalierë të vërtetë sot ju të dashuruarit prandaj dhe jeta në çift do vazhdojë të mbetet e mirë. Partneri mund t'iu surprizojë edhe me një propozim fantastik. Beqarët do zhgënjehen pafund nëse tregohen të nxituar sot. Buxhetin sado që të mundoheni ta mbani nën kontroll nuk do mundeni dot. Do ju duhet të bëni sa më shumë sakrifica për t'ia dalë mbanë.

LUANI
Nëse jeta juaj në çift së fundmi ka pasur disa tronditje, sot është momenti të rregulloni gjithçka. Të dy palët do i kuptoni gabimet dhe do bëni të pamundurën t'i ndreqni ato. Beqarët nuk duhet të jenë të turpshëm sepse kanë për të humbur mundësi të shkëlqyera. Në planin financiar kombinimi i yjeve do jetë goxha i mirë dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme.

VIRGJËRESHA
Ditë e mbushur me emocione dhe çaste fantastike do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Partneri do mendojë edhe për detajet më elementare dhe do ju bëjë më të lumtur se kurrë ndonjëherë. Beqarët do ndihmohen nga Dielli dhe do e gjejnë personin e duhur. Në planin financiar do jeni të palogjikshëm dhe mund të bëni disa gabime të pafalshme.

PESHORJA
Ditë përgjithësisht pozitive do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Çdo gjë mes jush dhe partnerit do ecë ashtu si e kishit programuar më parë. Beqarët nuk do joshen aspak nga personat që do kenë rreth e rrotull. As sot nuk do jetë një ditë me ndryshime për ta. Për fat të mirë buxheti do fillojë dalëngadalë të përmirësohet. Do ndiheni shumë më të qetë.

AKREPI
Marrëdhënia me partnerin do jetë shumë e paqëndrueshme gjatë kësaj dite. Herë pas here mundet edhe të debatoni ashpër me atë që keni në krah. Beqarët duhet të bëjnë ende durim që ta gjejnë personin e ëndrrave. Asgjë nuk mund të ndodhë si me magji. buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë mirë është të shmangni investimet e mëdha nëse nuk doni të mbeteni pa para.

SHIGJETARI
Ditë e mbushur me bashkëpunim do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Për çdo gjë do merreni vesh më se miri me partnerin dhe do bëni edhe plane afatgjata për të ardhmen. Edhe beqarët do jenë të favorizuar në planin e ndjenjave. Financat nuk do jenë ashtu si i keni pritur kështu që kujdes me çdo lloj shpenzimi që do kryeni.

BRICJAPI
Kjo ditë do jetë e mbushur me ulje dhe ngritje. Nuk do arrini dot të gjeni paqen dhe qetësinë që keni dashur gjithmonë. Beqarët duhet të shmangin me çdo kusht personat shumë më të mëdhenj apo shumë më të vegjël se vetja sepse do i lëndojnë. Për financat ka për të qenë një ditë e jashtëzakonshme. Mund të kryeni pa frikë edhe disa shpenzime më tepër.

UJORI
Ditë e këndshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë ne një lidhje. Nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni, përkundrazi emocionet dhe kënaqësitë do jenë akoma më të forta. Beqarët do dinë si ta joshin dikë, por nuk do hedhin asnjë hap të nxituar. Buxheti do mbetet i mirë edhe pse në fakt do kryeni disa shpenzime me tepër nga zakonisht. Probleme nuk do ketë aspak.
 
PESHQIT
Nëse kohët e fundit keni pasur probleme me partnerin tuaj, sot ka ardhur koha për të vene pikat mbi "i" dhe për t'i zgjidhur ato me qetësi. Beqarët do jenë të vendosur të bëjnë zgjedhjen e duhur dhe do prisni edhe pak kohë që të siguroheni mire. Financat nuk do ndikohen aspak nga planetët dhe çdo gjë do jete tërësisht në dorën tuaj. Tregohuni të kujdesshëm gjithmonë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?