Horoskopi për datën 3 nëntor 2016!
Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 3 nëntor 2016!<br />Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 3 nëntor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj! Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju.

DASHI
Dite pozitive për jetën tuaj në çift. Edhe ata që kanë qenë larg njëri-tjetrit do të afrohen dhe do e shtojnë bashkëpunimin. Ka ardhur momenti të bëni edhe plane për të ardhmen. Beqarët nuk do jenë të vendosur për të kërkuar personin e duhur. Cdo gjë do jetë në dorën tuaj. Sektori i financave do jetë mjaft i qetë. Nuk do keni probleme dhe mund të bëni ndonjë shpenzim më tepër.
 
DEMI
Jeta juaj në çift do jetë paksa konfuze gjatë kësaj dite. Qartësohuni njëherë mirë me veten tuaj para se të flisni me partnerin, por nëse ndjenjat për të nuk janë shumë të forta mos e mbani kot me shpresa. Beqarët nuk duhet të tregohen të pamatur me personat që do takojnë sepse do krijojnë një opinion të keq. Në planin financiar duhet të prisni edhe pak për të kryer investime.
 
BINJAKET
Mungese komunikimi, tension dhe konflikte. Dita e sotme nuk do jetë aspak e mirë për të dashuruarit kështu që bëni kujdes. Do ishte mirë të qëndronit pak larg njëri-tjetrit dhe të reflektonit me kujdes. Beqarët nuk do kenë takimet që kanë pritur, por kjo nuk do të thotë që të bien në dëshpërim. Në planin financiar vazhdoni të tregoheni të matur me shpenzimet.
 
GAFORRJA
Atmosfera në jetën në çift do jetë e ngrohtë dhe harmonike sot. Bashkëpunimi dhe komunikimi do mbizotërojë gjetë gjithë kohës. Ata që mendojnë për një të ardhme së bashku duhet të përgatisin projektet. Beqarët do fillojnë një histori dashurie e cila do shndërrohet shpejt në një lidhje serioze. Me financat nuk do i keni mirë punët, sepse do shpenzoni jashtë mase.
 
LUANI
Jeta sentimentale do jetë shumë e bukur dhe e mbushur me emocione gjatë kësaj dite. Do merrni edhe disa vendime të rëndësishme të cilat do t'ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen. Beqarët do mendojnë vetëm për familjen dhe miqtë. Dashuria për ta kalon gjithmonë në plan të dytë. Nëse deri më sot nuk jeni treguar të matur me financat, ka ardhur koha ta bëni.
 
VIRGJERESHA
Gjatë kësaj dite nuk do keni as problemin më të vogël me partnerin dhe do ndiheni të qetë. Dashurohuni ashtu si e ndjeni pa menduar aspak për të ardhmen dhe për te tjerët. Beqarët nuk do ndihen më vetëm falë një takimi të nxitur nga Merkuri. Personi mund të jetë i shenjës se Demit ose Bricjapit. Shlyejini sa më parë borxhet që keni që financat të fillojnë të stabilizohen.
 
PESHORJA
Nuk do ndiheni shumë mirë gjatë kësaj dite dhe do debatoni shpesh me atë që keni në krah. Atmosfera do jetë e tensionuar. Kujdes! Venusi do jetë planeti që do ndikojë më tepër tek jeta e beqarëve. Mundësitë për të krijuar lidhje do jenë të shumta, por duhet të mateni mirë para se të hidhni një hap. Financat do jenë delikate për shkak të shpenzimeve të konsiderueshme që do kryeni.
 
AKREPI
Ndjesitë që do përjetoni gjatë kësaj dite pranë partnerit tuaj do jetë të papërshkrueshme. Të dy së bashku do mendoni t’i çoni gjërat më tej dhe të jetoni bashkë. Keni kaq shumë nevojë për njëri-tjetrin. Femrat beqare do kenë më shumë sukses në dashuri sesa meshkujt. Në planin financiar nuk duhet të merrni vendime të nxituara, të cilat do t'ua prishin ekuilibrin.
 
SHIGJETARI
Sot do i sqaroni të gjitha keqkuptimet që keni pasur në çift dhe do ndiheni më të qetë. Pak nga pak edhe bashkëpunimi do përforcohet. Beqarët do jenë sensuale dhe shamate. Mos i refuzoni personat që do iu vijnë pranë sepse disa prej tyre do ia vlejnë vërtet. Në planin financiar rekomandohet me tepër maturi. Studiojeni mirë terrenin para se të bëni shpenzime.
 
BRICJAPI
Qetësia do mbizotërojë gjatë gjithë ditës sot në planin sentimental të çifteve. Nga ana tjetër do jeni më të disponueshem të bëni përpjekjet e duhura që të krijoni një klime harmonike. Për beqarët do favorizohen lidhjet afatgjata. Shfrytëzojeni çdo mundësi që do iu jepet. Në planin financiar tregohuni sa më të matur dhe të kujdesshëm. Po gabuat do keni probleme serioze.
 
UJORI
Do i zgjidhni mosmarrëveshjet që keni në çift gjatë kësaj dite dhe do ndiheni më të qetë. Disa do mendojnë te bëjnë diçka ndryshe për të rikthyer pasionin. Beqarët nuk duhet të ëndërrojnë gjëra të pamundura dhe duhet të tregohen më realistë. Jupiteri do iu sjellë fat në planin financiar, megjithatë nuk duhet të nxitoni të bëni shpenzime të pamenduara.
 
PESHQIT
Klima për jetën sentimentale ka rrezik të jetë pak e turbullt. Meqë nuk do arrini sot të vendosni qëndrueshmëri në çift, mundohuni të paktën të ruani komunikimin. Beqarët duhet të bëjnë durim përsa i përket jetës sentimentale. Në të kundërt mund të lidhen me dikë që nuk bën për ta. Do keni një dëshirë të çmendur për të shpenzuar pa pushim sot. Kujdes sepse situata nuk është shumë e favorshme.
(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois