Horoskopi për datën 30 Nëntor
2016! Çfarë parashikojnë për ju yjet?

Horoskopi për datën 30 Nëntor<br />2016! Çfarë parashikojnë për ju yjet?
Lexoni horoskopin ditor për ditën e mërkurë 30 Nëntor 2016. Çfarë parashikojnë për ju yjet?

Dashi
Jeta juaj në çift do konsolidohet mjaft gjatë kësaj dite. Do jeni më të logjikshëm dhe nga ana tjetër do i pranoni gabimet që ju vete keni bere. Beqarët do jenë të pavëmendshëm dhe do humbasin mundësi të shkëlqyera për të filluar lidhje serioze. Në planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri dhe nuk do e keni të vështirë të kryeni shpenzimet e nevojshme.

Demi 
Jeta juaj në çift do jetë tejet e animuar gjatë kësaj dite dhe kënaqësitë do jenë të forta gjithmonë. Do ndiheni më së miri. Beqarët nga ana tjetër duhet të reflektojnë gjatë para se të hedhin hapa, pasi disa mund të gënjejnë dhe në të vërtetë janë ndryshe nga sa thonë. Shpenzimet duhet t'i keni gjithë kohës nën kontroll sepse në të kundërt mund t'iu dalin probleme.

Binjakët
Do jeni shumë nervoze sot ju të dashuruarit dhe mund t'i thoni partnerit gjëra të gabuara. Po nuk folët me te dhe t'ia shpjegoni situatën mund të keni probleme akoma më të renda. Beqarët do bëjnë mirë të mos nxitohen për asgjë sepse gjithçka ka kohën e vet. Me shpenzimet do jeni impulsive dhe mund të bëni gabime te mëdha me pasoja të rënda për të ardhmen.

Gaforrja
Pasioni do e pushtoje jetën tuaj në çift gjatë gjithë kësaj dite dhe emocionet do jenë gjithmonë në rritje. Në disa momente nuk do e besoni aspak që jeni në realitet. Beqarët duhet t'i hapin portat e zemrës pasi sot mund të ketë dashuri me shikim të parë. Jupiteri do përkujdeset në çdo moment për financat dhe gjendja do ketë përmirësime të mëdha.

Luani
Do jeni në humor shumë të mire sot ju të dashuruarit dhe gati t'ia plotësoni të gjitha tekat partnerit. Çdo çast ka për të qenë i mrekullueshëm. Beqarët do ndihmohen nga Merkuri, i cili do iu japë shtysën e duhur për ta ndryshuar statusin. Në planin financiar do jetë një ditë me fat dhe nuk do e keni aspak të vështirë të kryeni të gjitha shpenzimet e domosdoshme.

Virgjëresha
Ka mundësi që lidhja juaj në çift të thellohet akoma më shumë gjatë kësaj dite. Do ndiheni mjaft mirë në çdo moment dhe të bekuar që keni në krah një person të mrekullueshëm. Beqarët duhet të reflektojnë disa herë para se të hedhin hapa të rëndësishme pasi jo të gjithë janë ashtu si duken. Financat do jenë të kënaqshme, kështu që mund t'iu lejohet edhe ndonjë investim.

Peshorja
Sot do jeni akoma më të hapur me partnerin tuaj dhe do mendoni të bëni edhe ndonjë çmenduri se bashku. Emocionet dhe kënaqësitë do jenë të pandalshme. Beqarët do jenë këmbëngulës dhe nuk do ndalen derisa ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Jeta do ju marre një tjetër drejtim. Në planin financiar nuk do ketë probleme sepse do dini t'i menaxhoni me kujdes paratë që do keni nëpër duar.

Akrepi
Ditë me shumë fat do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do i zgjidhni që në mëngjes disa hatërmbetje me partnerin dhe do ndiheni gati për të marre vendime. Beqarët nuk do jenë gati të hedhin hapa, por nga ana tjetër nuk do i refuzojnë ftesat për njohje të reja. Buxheti nuk mund të rritet në mënyrë të menjëhershme kështu që nuk mund ta kërkoni me ngulm këtë gjë.

Shigjetari
Dita e sotme do ketë vështirësi të vogla sot, por asgjë për t'u alarmuar. Çdo gjë duhet marre sa më shtruar që të jetë e mundur. Beqarët do kenë njohje të reja që në mëngjes, por takimi i shumëpritur do ndodhë në orët e pasdites. Shumë gjera kanë për të ndryshuar shpejt për ta. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj, por ju duhet të dini si t'i menaxhoni paratë.

Bricjapi
Rutina do mbizotërojë gjatë gjithë kohës sot në jetën tuaj në çift dhe në disa momente edhe mund të mërziteni. Flisni me partnerin dhe mundohuni të bëni ndonjë ndryshim. Beqarët do jenë më të favorizuar dhe mund të kenë ndryshime drastike të statusit. Për financat nuk do keni për çfarë të qaheni pasi gjendja ka për të qenë e shkëlqyer në çdo moment.

Ujori
Ditë e mbushur me vështirësi do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Herë pas herë mund të debatoni ashpër me atë që keni në krah. Beqarët do jenë me shume fat në dashuri dhe do realizojnë takimin e tyre të ëndrrave. Për ta çdo gjë ka për të qene më ndryshme tani e tutje. Mërkuri do ju sjellë fat në planin financiar dhe buxheti ka për të qenë shumë i mirë.

Peshqit 
Ditë me shumë fat do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do ndiheni më së miri pranë atij që dashuroni dhe mund të pranoni të hidhni edhe hapa më tej. Beqarët do afrohen akoma më shumë me disa persona të njohur rishtazi. Lidhja e tyre mund të thellohet edhe me tepër. Në planin financiar gjendja do vijë gjithnjë e duke u përmirësuar.


Redaksia Online
(B.K/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Veliaj vizitë dy ditore në Paris, do të pritet nga kryetarja e Bashkisë, Anne Hidalgo

Veliaj vizitë dy ditore në Paris, do të pritet nga kryetarja e Bashkisë, Anne Hidalgo