Horoskopi për datën 4 nëntor 2016!
Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 4 nëntor 2016!<br />Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 4 nëntor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj! Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju

DASHI
Dielli do e ngrohë edhe më shumë jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Do ndiheni më mirë pranë atij që dashuroni dhe do e keni shumë herë më të lehtë të flisni hapur me të edhe për pakënaqësitë e mëparshme. Beqarët do jenë sharmantë pafund dhe do joshin shumë persona. Me menaxhimin e Financave nuk do jeni shumë të zotët, prandaj gjendja do lerë për të dëshiruar.
 
DEMI
 Fale ndikimit pozitiv të Venusit, jeta juaj në çift do jetë shumë herë më e qëndrueshme sot. Do jeni të dy palët të logjikshëm dhe nuk do thoni fjalë të pamenduara. Beqarët do dinë si të flirtojnë me personat që do kenë pranë dhe do bëjnë disa për vete. Të ardhurat do jenë goxha të mira. Nëse i kryeni më pak përkujdes shpenzimet nuk keni për të pasur asnjë tronditje.
 
BINJAKËT
Ka rrezik të jeni xhelozë sot ju të dashuruarit dhe kjo mund të sjellë debate dhe mosmarrëveshje. Mos dyshoni për gjithçka dhe as mos mendoni ta kontrolloni partnerin, pasi mund të keni probleme edhe më sërioze. Beqarët do ta gjejnë papritur personin për të cilin do ju rrahë zemra fort dhe çdo gjë për ta ka për të qenë fantastike. Financat do mbeten të qëndrueshme.
 
GAFORRJA
Do jeni aq të lumtur pranë atij që dashuroni saqë nuk do kërkoni asgjë më shumë prej tij. Emocionet do jenë të forta dhe më të shumta se kurdoherë tjetër. Beqarët do bëjnë mirë të mos ju besojnë të gjitha premtimeve që do t'ju bëhen sepse jeta është e mbushur me të papritura dhe ata mund të zhgënjehen. Edhe financat do jenë mjaft pozitive.
 
LUANI
Yjet do ndikojnë negativisht dhe do nxisin debatet dhe mosmarrëveshjet mes jush. Kujdes! Beqarët do bëjnë për vete shume persona. E mira është që para se te bëjnë zgjidhjen përfundimtare të mendohen disa herë. Në planin financiar do bëni mirë të mos ndërmerrni shumë rreziqe, pasi gjendja nuk do jetë e qëndrueshme.
 
VIRGJËRESHA  
Ditë fantastike do jetë kjo e sotmja për ata që janë ne një lidhje. Do flisni për çdo gjë që keni kaluar, do argëtoheni së bashku dhe mund të merrni edhe vendime. Beqarët do jenë të turpshëm më shumë sesa duhet dhe ka rrezik të humbasin mundësi të shkëlqyera. Në planin financiar mund të përballeni me vështirësi te mëdha. Kërkoni ndihmë sa pa qenë vonë.
 
PESHORJA
 Rutina do mbizotërojë gjate gjithë kohës në jetën tuaj në çift. Në disa momente mund të ndjeni një mërzitje të madhe ju të dashuruarit dhe mund të mendoni të qëndroni pak kohë vetëm. Beqarët do kenë një ditë shumë harmonike dhe të mbushur me takime. Ne planin financiar do përballeni me sfida të vështira dhe nuk do ndiheni mirë për asnjë moment.
 
AKREPI
Marrëdhënia ne çift ka për të qenë e mirë gjatë kësaj dite. Secili partner do tolerojë dhe do respektojë mendimet e tjetrit. Edhe për beqarët ka për të qenë një ditë mjaft interesante dhe e mbushur me takime të veçanta. Mirë është që ata ta shfrytëzojnë sa më shumë. Të ardhurat do kenë goxha përmirësime. Do dini si t’i kryeni edhe shpenzimet që gjendja të mbetet e kënaqshme.
 
SHIGJETARI
Meshkujt që kanë gra xheloze kanë për të kaluar një ditë vërtet të vështirë sot. Nuk do ndihen për asnjë moment të qetë dhe do brengosen pafund. Beqarët edhe sikur të marrin propozime të jashtëzakonshme nuk duhet të nxitohen për asnjë moment. Gjendja financiare do jetë e mirë. Shfrytëzojeni rastin për të bërë investime dhe për të shlyer edhe borxhet e hershme.
 
BRICJAPI
Marsi, planeti i dëshirave, do ketë ndikimin më të madh tek jeta juaj në çift gjatë kësaj dite. Ai do ju ndihmojë ta përmirësoni marrëdhënien në çift dhe do ndiheni më mirë se më parë. Beqarët nuk duhet kurrsesi të dalin me cilindo që do i ftojë, sepse mund të lëndohen. Financat do ua mbrojë Dielli kështu që mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë çmenduri më shumë.
 
UJORI
Dite e këndshme dhe pa asnjë problem do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Marrëdhënien tuaj me partnerin do e kenë zili te gjithë. Urani do jetë planeti që do i ndihmojë beqarët ta gjejnë më shpejt gjysmën e tyre. Sot gjithçka ka për të ndryshuar për ta. Në planin financiar do keni fat, por kjo nuk do të thotë që ju të shpenzoni sa të doni duke i mbajtur sytë mbyllur.
 
PESHQIT
Ka rrezik që sot të përballeni me probleme shumë të mëdha ju të dashuruarit. Do dalin në dritë disa gënjeshtra që i keni thënë partnerit dhe ato do e nxehin tej mase atmosferën. Beqarët gjithashtu duhet të bëjnë kujdes sot. Më mirë të presin edhe pak kohe për te gjetur princin e kaltër sepse sot nuk do jetë dita me fat. Buxheti do vazhdojë të mbetet delikat.
(er.nu/shqiptarja.com)
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois