Horoskopi për datën 5 dhjetor
2016! Si do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 5 dhjetor<br />2016! Si do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 5 dhjetor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj! Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju.

Dashi
Do ju ndryshojë shpesh humori gjatë kësaj dite ju të dashuruarve dhe në disa momente mund të keni edhe debate të forta në çift. Beqarët duhet të dalin disa herë me personat që do njohin e më pas të marrin vendime. Po u nxituan do gabojnë rëndë. Në planin financiar do arrini ta mbani gjithë kohës të stabilizuar situatën, por nuk do jetë koha për të kryer investime të ekzagjëruara.
 
Demi
Mos e detyroni për asgjë atë që keni në krah sot sepse nuk keni për të pasur asnjë përfitim nga ajo që do bëni. Tregohuni të duruar dhe prisni që gjërat të rregullohen vete. Beqarët do jenë bujare, të sjellshëm dhe të ëmbël, prandaj do marrin ftesa pa fund nga persona me vlera. Për financat do jetë një dite me fat. Do i kryeni pa frike të gjitha investimet e menduara.
 
Binjakët
Merrini gjërat sa më shtruar sot ju të dashuruarit dhe keni për ta parë që gjithçka do ju ecë për mrekulli. Mos mendoni për të ardhmen e largët dhe jepuni përparësi emocioneve te momentit. Beqarët duhet të bëjnë ende durim për të gjetur personin e duhur. Në planin financiar do keni goxha vështirësi dhe nuk do arrini dot të kryeni as shpenzimet më të domosdoshme.
 
Gaforrja
Do jeni shumë të qetë sot si ju ashtu edhe partneri juaj dhe do i zgjidhni shpejt të gjitha problemet e vogla që po ua vështirësonin marrëdhënien. Beqarët duhet të këshillohen më parë me disa miq apo familjare para se të marrin vendime. Me shpenzimet mos u tregoni të paduruar sepse situata mund t'iu dalë jashtë kontrollit atëherë kur nuk e prisni. Kujdes!
 
Luani
Gjërat nuk do ju ecin shume mirë sot juve që jeni në një lidhje dhe herë pas herë mund të keni edhe debate të vogla ne çift. Beqarët do realizojnë takime mbresëlënëse dhe nuk do ju qëndrojnë dot indiferente personave që do takojnë. Në planin financiar gjërat do ecin mjaft mire dhe pritet të keni prosperitet e begati. Vazhdoni t'i menaxhoni me kujdes të ardhurat dhe shpejt do pasuroheni.
 
Virgjëresha
Do afroheni edhe me tepër sot ju të dashuruarit për shkak të disa projekteve profesionale që do ju bashkojnë. Do flisni për gjithçka, por nuk do i harroni edhe t'i shprehni ndjenjat me mënyra nga më të ndryshmet. Beqarët do bëjnë deklarata të forta dashurie dhe do marrin aprovime. Financat do jenë goxha të mira për pjesën më të madhe. Vazhdoni në rrugën e nisur.
 
Peshorja
Do ndodhin gjëra të rëndësishme sot në jetën tuaj në çift dhe gjithçka ka për të ndryshuar menjëherë. Do ndiheni më optimiste se kurrë. Beqarët do kenë një ditë të qetë dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Do ju duhet të presin ende edhe pak për të pasur ndryshimet e ëndërruara. Financat për fat të mire do përmirësohen goxha dhe do mund të bëni ndonjë investim te vogël.
 
Akrepi
Ditë e trazuar ka për të qene kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do bini dakord për shumë gjëra me partnerin dhe kjo do e përkeqësoje marrëdhënien tuaj. Beqarët nuk duhet t'i humbasin shpresat deri në momentin e fundit. Pritet të ndodhe diçka interesante në mbrëmje. Në planin financiar nuk do keni aspak vështirësi, përkundrazi do kryeni edhe investime dhe gjendja do mbetet e mire.
 
Shigjetari
Dite dinamike ka për të qenë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do doni të ndaheni për asnjë çast nga partneri sepse emocionet që përjetoni pranë tij janë të papërshkrueshme. Beqarët nuk do ndihen ende gati të hedhin hapa dhe nuk do i pranojnë propozimet. Të ardhurat kanë për t'u rritur pa sforcimin me të vogël nga ana juaj. Do ndiheni vërtet mirë e të qetë.
 
Bricjapi
Ditë sensuale dhe e mbushur me pasion do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Në disa momente do ju duket vërtet dikur jeni mbi re. Beqarët nuk do jenë ende gati për të filluar një lidhje dhe do refuzojnë disa mundësi të shkëlqyera. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni aspak rreziqe sepse po filluan problemet nuk do dini çfarë të bëni më pas.
 
Ujori
Jeta juaj në çift nuk do ketë asnjë lloj problemi sot. Shprehini sa të mundni ndjenjat dhe përkëdheleni në çdo moment atë që keni në krah. Beqarët do i kenë idetë shumë të qarta dhe nuk do hidhen në krahët e të parit që do i propozojë. Ne planin financiar vështirësitë do jenë të mëdha kështu që kërkoni ndihmë nga të afërmit pa qenë shumë vonë.
 
Peshqit
Do ketë vështirësi të mëdha sot në jetën tuaj në çift dhe nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin tuaj. Në disa momente mund të mendoni edhe për ndonjë ndarje. Beqarët nuk do arrijnë dot ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë dhe do mbeten të vetmuar. Për fat të mire buxheti do jetë i stabilizuar dhe mund t'ia bëni pak më tepër qejfin vetes.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar