Horoskopi për datën 5 nëntor 2016!
Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 5 nëntor 2016!<br />Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 5 nëntor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj! Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju.

DASHI
Tregohuni më të përkujdesur për partnerin ju të dashuruarit dhe mundohuni ta surprizoni atë në çdo moment. Keni për t'u ndier më mirë edhe vetë dhe partneri do ju adhurojë me tepër. Beqarët do kalojnë një ditë fantastike dhe të mbushur me emocione. Planetet do kujdesen në çdo moment për financat dhe do ju ndihmojë t'i zgjidhni të gjitha problemet.

DEMI
Dita e sotme do fillojë mire për ata që janë në një lidhje, por pas mesditës ka rrezik që situata të marrë tatëpjetën. Beqarët do kenë më shumë sukses se kurrë në dashuri dhe jeta do ju marrë një drejtim më të bukur. Kënaqësitë do jenë të forta. Në planin financiar tregohuni sa më vigjilentë qe të mundeni sepse gjendja nuk do jetë shumë e qëndrueshme.

BINJAKËT
Ambienti në jetën tuaj në çift do jetë tejet i përshtatshëm për të folur edhe për tema delikate. Mund të filloni edhe projekte të përbashkëta të cilat do ju afrojnë më tepër. Beqarët do mundohen gjatë gjithë ditës, por nuk do e gjejnë dot personin e ëndrrave. Në planin financiar vazhdoni të jeni të kujdesshëm me shpenzimet dhe shumë shpejt gjendja do ju përmirësohet.

GAFORRJA
Ditë e këndshme do jetë kjo e sotmja për gjithë të dashuruarit. Me partnerin do merreni vesh për mrekulli dhe mund të jeni gati edhe për të hedhur hapa më tej. Beqarët nuk do i kenë gjërat shumë të lehta, por gjithsesi nuk duhet të dorëzohen deri ne fund. Financat do kenë goxha përmirësime falë mbështetjes së forte të Uranit. Mund ta shfrytëzoni rastin për te bërë edhe investime.

LUANI
Ka mundësi të ketë turbullira të mëdha sot në jetën tuaj ne çift. Asnjeri prej jush nuk do hapë rrugë dhe marrëdhënia do jetë shpesh e trazuar. Beqarët do jenë më optimiste dhe nuk do e lëshojnë veten para pengesave që do iu dalin. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme dhe jeta ka për te marre kthesën e shumë ëndërruar.

VIRGJËRESHA
Ndikimi i madh i Plutonit mund të krijojë një klimë konfliktuale dhe të tendosur në çift. Nuk do merreni vesh mirë me partnerin dhe debatet do jenë të vazhdueshme. Beqarët do jenë në humorin e duhur për te joshur në çdo moment. Ka gjasa që të kenë një dite me fat sot. Për financat do jetë një dite me shumë fat. Do i kryeni edhe shpenzimet e menduara prej kohësh.

PESHORJA
Jeta juaj ne çift do jetë e animuar sa duhet sot. Ne çdo moment do ndiheni mire pranë partnerit dhe do kënaqeni pafund nga fjalët qe ai do iu thotë. Beqaret duhet ta kontrollojnë veten dhe nuk duhet te rendin pas cilitdo qe do ju dale përpara. Ne planin financiar do i bëni te gjitha përpjekjet qe keni ne dot për ta ndryshuar për mire situatën. Me pak mundim do ja dilni.

AKREPI
Ditë fantastike ka për të qenë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Problemet e së shkuarës do i lënë njëherë e mire pas krahëve dhe do mendojnë vetëm si ta bëjnë të ardhmen sa me të bukur. Për beqarët mund të ndodhë gjithçka kështu që duhet të bëhen gati. Çështjet e financave do jenë goxha më të mira se më parë. Përfitoni për të hequr disa para menjanë.

SHIGJETARI
Dita e sotme nuk do jetë aspak e qëndrueshme për ata qe janë në një lidhje. Herë pas here mund te keni edhe debate të forta me ata që keni në krah. Beqarët duhet të presin edhe disa ditë para se të tentojnë të joshin sepse sot mundësitë nuk do jenë të mira. Financat duhet t'ua lini në dorë specialisteve pasi vetë nuk do arrini dot t'i zgjidhni problemet.

BRICJAPI
Marrëdhënia juaj me partnerin do lerë për të dëshiruar gjatë kësaj dite. Asnjeri prej jush nuk do i pranojë gabimet dhe nuk do dojë të hapë rrugë. As beqaret nuk do kenë fat në dashuri dhe ka rrezik të mbeten të vetmuar. Do ju duhet ende teë presin disa kohë. Te ardhurat do përmirësohen më shumë nga sa e kishit menduar dhe do jeni të qetë kur të shpenzoni.

UJORI
Ditë mjaft interesante do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Marrëdhënia me partnerin do ketë goxha përmirësime. Beqarët nuk do lodhen aspak për të kërkuar dashurinë sepse ajo do ju shfaqet para qe në orët e mëngjesit. Financat do jenë goxha më të mira se kohet e fundit. Shfrytëzojeni rastin për të bërë disa investime afatgjata.

PESHQIT
Jeta juaj në çift nuk do jetë shumë e qëndrueshme sot. Në disa momente mund të gjendeni edhe në vështirësi dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Beqarët do jenë në humor të shkëlqyer dhe gati të bëjnë çmenduri vetëm që ta ndryshojnë situatën. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme kështu që tregohuni të matur me çdo hap që do hidhni.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois