Horoskopi për datën 7 nëntor 2016!
Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 7 nëntor 2016!<br />Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 7 nëntor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj! Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju.

Dashi
Sot do të keni një projekt më rëndësi, kështu që kushtojini vëmendje maksimale. Mos mendoni për dështimin pasi nëse përpiqeni vërtet do ja dilni. Për beqarët sot parashikohet një ditë plot surpriza këshu që rrini në gatishmëri.

Demi
Ju sot do të keni probleme financiare, kështu që më mirë është të evitoni shpenzimet e panevojshme. Fatmirësisht disa miq që ju nuk e prisnit do ju vijnë në ndihmë në këto ditë të vështira financiare. Për të dashuruarit, kjo do të jetë një ditë e bukur pasi partneri juaj do t’ju surprizojë dhe do ju bëjë të ndiheni e veçantë.

Binjakët
Diçka që ju keni në mendje prej kohësh do të realizohet ditën e sotme, por ju pavarësisht kësaj nuk do të ndiheni shumë të lumtur. Kini kujdes! Duhet të vlerësoni gjërat pozitive që po ndodhin në jetën tuaj, pasi jo të gjithë kanë fatin tuaj. Financat tuaja këto kohë do të jenë në nivele të kënaqshme, kështu që mund t’ja lejoni vetes ndonjë shpenzim vetëm për qefin tuaj.

Gaforrja
Sot nuk do të jeni shumë social me rrethin tuaj të shoqërisë dhe do të keqkuptoni shakatë që do të bëjnë për ju. Mos u nxitoni të thoni ndonjë fjalë që mund të mërzisë shoqërinë tuaj, pasi mund të pendoheni më vonë. Një person që ju më pak e prisnit do ju ndryshojë humorin në pjesën e dytë të ditës.

Luani
Një email për punë ose për studime mund të ndryshojë ditën por dhe jetën tuaj. Planet që ju kishit prej kohës do të realizohen. Puna dhe lodhja juaj do të shpërblehen më në fund. Por ruani qetësinë dhe përpiquni ta shijoni qetësisht suksesin që keni arritur.

Virgjëresha
Energjitë negative do ju shoqërojnë gjatë ditës së sotme, por ju mos u demoralizoni. Pjesa e dytë e ditës do të jetë më ndryshe për ju pasi do të takoni miq të vjetër që do ju bëjnë nostalgjik dhe do ju kthejnë pas në kohë. Meditoni sot dhe jepini vetes mundësinë për të pushuar nëse e shikoni që nuk keni dëshirë për të bërë asgjë.

Peshorja
Është koha që t’i kushtoni më shumë rëndësi zërit që flet në kokën tuaj. Ndonjëherë pavarësisht se kërkojmë këshilla nga të tjerët, e mira do ishte që të bënit atë që ju ndjeni. Lerini pas dramën që shoqëron jetën tuaj prej disa kohësh dhe vendosni më në fund të bëni atë që ndjeni.

Akrepi
Jeta është shumë e shkurtër për t’u penduar për gjërat që bëjmë, kështu që sot çfarë do që të vendosni për të bërë me njeriun e zemrës mos u pendoni. Ndoshta do të jetë shumë vonë nëse nuk veproni tani. Beqarët duhet të mbledhin mendjen dhe të mos flasin me shumë njerëz njëkohësisht pasi kjo do ju konfuzojë dhe nuk do ju sjellë asnjë të mirë.

Shigjetari
Përdorni kreativitetin që nuk ju mungon ditën e sotme. Jepini vetes tuaj mundësinë të shkëlqeni në punë apo në shkollë. Mos u tregoni dembel nëse dikush ju kërkon ndihmë, pasi të kërkuarit ndihmë tek ju tregon vlerësim ndaj jush. Ju keni ide mjaft të mira, mjafton vetëm të dini si t'i reklamoni.

Bricjapi
Mos krahasoni veten tuaj me të tjerët, pasi nuk është e shëndetshëm. Ju nuk jeni perfektë siç askush nuk është, kështu që vlerësoni gjërat pozitive që keni dhe mos u ankoni për gjërat që mund të kishit më mirë. Dashuria mund të trokasë sot për beqarët kështu që rrini gati për ndonjë ftesë.

Ujori
Qëndroni vigjilent sot pasi disa njerëz duan të përfitojnë nga zemërgjërsia juaj. Mos lejoni askënd që t’ju fyej. Partneri juaj ju fsheh diçka. Mos shkoni t’i drejtoheni direkt për të zbuluar se çfarë ju fsheh por përpiquni me anë të ndonjë ‘’marifeti’’ të zbuloni sekretin.
 
Peshqit
Një ditë plot suksese do të jetë kjo e sotmja për ju. Shfrytëzojeni në maksimum dhe mos mendoni më për asgjë. Në darkë ftoni njerëzit tuaj më të afërt për të festuar po pa thënë motivin. Financat tuaja do të jetë shumë mirë kështu që dhurojini partnerit tuaj diçka me vlerë.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois