Horoskopi për datën 8 nëntor 2016!
Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!

Horoskopi për datën 8 nëntor 2016!<br />Parashikimi sesi do të jetë dita juaj!
Horoskopi për datën 8 nëntor 2016. Çfarë thonë yjet për fatin tuaj! Njihuni sesi parashikohet të jetë dita e sotme për ju

Dashi
Planet për udhëtime dhe arsimim do të duhet të ndryshohen. Kjo do t’ju vijë si surprizë e pakëndshme, meqë të gjithë ishin të gatshëm për të lëvizur përpara me këtë projekt. Mundohuni të mos ndaleni nga zhgënjimi juaj. Marrëveshja e re përfundimisht do t’ju shërbejë më mirë. Prisni deri në muajin e ardhshëm për të bërë një ndryshim, kur yjet do t’ju japin mbështetjen e tyre të plotë.
 
Demi
Një rimbursim, trashëgimi, ose dividendë nuk do t’ju paguhet kur e prisni. Do të ju duhet të gjeni një tjetër mënyrë për të mbuluar faturat tuaja. Kjo kthesë tronditëse e ngjarjeve mund të ketë anën e vetë të mirë. Gjetja e një burimi të dytë të të ardhurave do të rrisë sigurinë tuaj financiare. Deri në kohën që mbërrini të menaxhoni, do të jeni në gjendje t’i përdorni këto para për një udhëtim. Një pushim do t’ju lehtësonte jetën dhe do t’ju vinte përsëri në perspektivën e duhur.
 
Binjakët
Mos i përflitni historitë e kaluara romantike me partnerin ose me një koleg biznesi. Në këtë mënyrë vetëm sa do të përfundoni duke thënë gjëra për të cilat më vonë do të pendoheni, dhe kurrë nuk do të mund t’i mohoni. Në qoftë se perspektiva e një marrëdhënieje të vjetër ju mbush me xhelozi, është koha të bëni disa punë për veten tuaj. Shpenzoni më shumë kohë në aktivitetet që ju kthejnë besimin. Merrni mësime në fusha që kërkojnë përmirësim.
 
Gaforrja
Nuk është koha e duhur për të negociuar një kontratë pune. Nëse dikush ju ofron një pozitë, përgatituni të ballafaqoheni me gjëra të fshehta. Nuk është koha ideale për të hyrë në kontrata ose angazhime afatgjata. Nëse nuk e bëni këtë, kur gjërat të mos shkojnë mirë, ju do të mund të largoheni pa ndonjë sherr. Një problem i përsëritur shëndetësor është duke ju shqetësuar. Duhet ta trajtoni këtë çështje menjëherë. Do t’ju duhet t'i nënshtroheni një kontrolli mjekësor për të identifikuar burimin e telashit.
 
Luani
Mos bëni premtime për të rinjtë apo njerëzit e dashur nëse keni probleme me mbajtjen e tyre. Ngjarjet mund të rrjedhin në atë mënyrë që të prishin edhe planet më të mira. Do të jetë shumë më e lehtë të mbani fjalën tuaj në kohë pushimesh. Tani për tani, ju duhet të tregoheni sa më fleksibil që të jetë e mundur. Mund të jetë e nevojshme të punoni jashtë orarit të punës ose të ndërmerrni një udhëtim biznesi të minutës së fundit. Bëjeni këtë me të dashurin tuaj në një fund të tillë sezoni.
 
Virgjëresha
Keni filluar të shqetësoheni nga problemet dhe gjërat familjare, Një i afërm i ndjeshëm juaji thotë diçka tjetër dhe bën diçka tjetër. Ju nuk mund të bëni plane me një karakter kaq të paparashikueshëm. Do të ishte mirë të mbani distancë deri në sezonin festiv kur do të mbizotërojë energjia më e qetë. Rezistoni dëshirës për të marrë me qira ose për të blerë diçka. Marrëveshjet mund të jenë më të kushtueshme sesa po ju duken.
 
Peshorja
Tregohuni të kujdesshëm me butonin që dërgon mesazhe elektronike. Një gabim drejtshkrimi apo ton i ashpër mund t’ju shkaktojë probleme serioze. Duhet të kontrolloni dy herë mesazhet para se t’i dërgoni ato. Kurrë mos u përgjigjni pa i parë mirë gjërat. Edhe toni i mesazheve të shkruara mund të keqinterpretohet, nëse nuk tregoheni të kujdesshëm. Mos u përpiqni të bëni vërejtje sarkastike ose të paktën shmangni emocionet në raste të tilla.
 
Akrepi
Kërkoni kohë për të dëshmuar veten dhe negocioni për pagën. Në këtë mënyrë do të dini qëllimin e vërtetë të punës suaj dhe do të mund të rregulloni kërkesat tuaja në përputhje me rrethanat. Mbyllja e një kapitulli mund t’ju bëjë të pendoheni më vonë. Nëse keni probleme me mbledhjen e parave nga një borxhli, dërgoni letra paralajmërimi. Këmbëngulja juaj mund të mposht rezistencën e tyre. Prisni disa ditë dhe do të shihni që këto para do t’i merrni muajin e ardhshëm.
 
Shigjetari
Nëse ka kohë që keni pasur vështirësi të gjeni punë, mbase duhet të rindërtoni imazhin tuaj. Flisni me një konsulent të karrierës në lidhje me mënyrën më të mirë për të shfaqur aftësitë tuaja. Ndryshimi i stilit të flokëve, blerja e gardërobës për një intervistë pune dhe teknikat e intervistimit mund të jenë kritike për suksesin tuaj. Në të kaluarën keni refuzuar të luani lojën duke ditur që keni talent absolut. Por në këtë ekonomi duhet të jeni më të shpejtë dhe vigjilent.
 
Bricjapi
Dukeni të largët emocionalisht, ndoshta për shkak se preferoni t’i mbani ndjenjat tuaja për veten. Nuk është stili juaj të tregoni çka keni në zemër. Por ky fakt ju bën të keni avantazh të madh mbi konkurrencën. Rivalët nuk e dinë se çfarë jeni duke menduar dhe shpesh mundohen të hamendësojnë. Tregohuni të kujdesshëm kur është fjala për të afërmit dhe njerëzit e dashur. Ata kanë nevojë të vërejnë pasqyrën e ndjenjave tuaja. Tregohuni më të dashur.
 
Ujori
Tregohuni të kujdesshëm kur komunikoni me miqtë. Qëndrimi juaj arrogant mund të lëndojë dikë, që ka probleme personale. Ju po mundoheni ta ndihmoni në një situatë të vështirë, por ai nuk dëshiron që të talleni me këtë situatë. Heshtja do të ishte strategjia më e mirë. Duhet të anuloni një takim grupor. Mbase do të rishqyrtoni dëshirën për t’u bërë pjesë e një organizate. Koha juaj është e vlefshme dhe duhet të respektohet.
 
 
Peshqit
Keqkuptimet në punë janë me bollëk. Pa marrë parasysh atë që ju bëni apo thoni, shefi juaj do t’ju akuzojë për papërgjegjësi. Kjo mund të jetë një shenjë që ju keni probleme me pozicionin tuaj aktual. Mendoni të ndryshoni diçka. Kaloni muajin duke dërguar CV. Kërkesa juaj do të kalojë në tavolinën e një personi me influencë . Deri në atë moment, ju do të jeni të etur për të nisur një karrierë të re që mundëson shumë stimulim intelektual.
 
 
Redaksia Online
B.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois